BBC është rrjeti televiziv i themeluar publikisht i Britanisë së Madhe , si dhe është rrjeti më i madh dhe më i vjetër në Botë. Ai operon disa kanale televizive dhe radio stacione në Britani dhe në Botë. Shërbimi internacional i lajmeve i BBCsë, BBC World, transmetohet rreth botës.

Ndërtesa e Channel 4
Qendra televizive BBC

Shërbimet vandase të BBCsë janë themeluar nga licensa televizive, një kërkesë ligjore për secilën shtëpi britanike me një marrës telveiziv që është në përdorim për marrjen e transmetimeve, pa marrë parasysh nëse shtëpiakët ndjekin BBCnë apo jo. Shtëpitë që janë vendbanim i personave mbi 70 vjeç nuk mirren parasysh[1] dhe kjo kërkesë nuk i anashkalon as dëgjuesit e radios. Shërbimi BBC World Radio u themelua nga Zyra e Jashtme Komonwealth dhe stacionet televizive operohen nga BBC Worldwide nën bazat komerciale të lidhjeve satelitore dhe kabllovike. Kjo dorë komerciale e BBC-së që formon gjysmën e UKTV së bashku me Virgin Media.

Britani të Madhe ka katër kanale kryesore televizive nacionale: BBC One, BBC Two, ITV1, Channel 4 dhe Five - momentalisht të transmetuara nga sinjale analog tokësor. Tre kanalet e fundme janë krujuar nga Marketingu komercial.

Britania e Madhe tani ka një numër të madh të kanaleve tokësore digjitale duke përfshirë gjashtë të tjera nga BBC, pesë nga ITV dhe tri nga Channel 4, dhe një nga S4/C, i cili është pothuajse krejtësisht në Uellsisht.

Shumica e shërbimeve digjitale kabllovike mundësohen nga Virgin Media kurse satelitore nga BSkyB. I tërë shteti do të kthehet në digjital deri më 2012.

RadioBritaninë e Madhe dominohet nga BBC Radio, e cila operon dhjetë rrjete kombëtare dhe më se katërdhjetë radio statione lokale. Stacioni më i famshëm nga numri i dëgjuesve, është BBC Radio 2.

Shih dhe këtë Redakto

Burime të dhënash Redakto

  1. ^ "TV licensing: aged over 74". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2009. Marrë më 3 maj 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)