Tempulli i Ri Vishwanath
Tempulli i Ri Vishwanatha (në gjuhën hindi: श्री विश्वनाथ मंदिर), Mandiri i Ri Vishwanatha ose dhe Mandiri i Ri Birla është një nga tempujt më të famshëm dhe tërheqjet më të mëdha turistike në qytetin e shenjtë të Varanasit. I themeluar nga Raja Birla i Familjes Birla, një nga familjet më të mëdha industrialiste në Indi, u ndërtua si një kopje e Tempullit të vjetër Kashi Vishvanatha. Tempulli është projektuar nga Madan Mohan Malaviya (themeluesi i Banaras Hindu University – BHU), si pjesë e kampusit të BHU-së dhe përfaqëson ripërtëritjen kombëtare të Indisë. Tempulli është i hapur për të gjitha kastat dhe besimet. Në kampusin e tij ndodhen nëntë tempuj, ku përfshihen Vishwanathji (Shiva lingami), Natarajji, Mata Parvatiji, Ganesji, Mata Saraswatiji, Panchmukhi Mahadevi, Hanumanji dhe Nandiji. Tempulli gjendet në kampusin e Benaras Hindu University dhe i është kushtuar adhurimit të perëndisë hindu Shiva dhe në të ndodhen idhujt e Shivës dhe Lakshmi Narayanjit. Mandiri i Ri Shri Vishwanatha ka kullën tempullore (shikhara) më të lartë në botë.[1][2][3][4][5][6]
Tempulli i Ri Vishwanath | |
---|---|
श्री विश्वनाथ मंदिर | |
Emra alternativ | Mandiri i Ri Vishvanatha, Tempulli i Ri Birla |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | tempull hindu |
Vendndodhja | Benares Hindu University, Varanasi |
Qyteti | Varanasi |
Shteti | India |
Koordinatat | 25°15′58″N 82°59′16″E / 25.266034°N 82.987847°E |
Lartësia | 86.493 |
Ndërtimi filloi | 1931 |
Përfundimi | 1966 |
Pronar | Familja Birla |
Lartësia | 86.493 |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Madan Mohan Malaviya |
Main contractor | Birla Group of Industries |
Historia Redakto
Tempulli i vjetër Kashi Vishwanath u shkatërrua dhe u rindërtua mjaft herë; në vitin 1194 nga Qutb-ud-din Aibak-u, midis viteve 1447-1458 nga Hussain Shah Sharqi dhe në fund në vitin 1669 nga perandori mogul Aurangzeb. Në vitet 1930, Madan Mohan Malaviya planifikoi të kopjonte Tempullin Shri Kashi Vishvanath në kampusin e Benaras Hindu University. Familja Birla ndërmori ndërtimin dhe themelimin u nis në mars të vitit 1931. Tempulli u përfundua në vitin 1966.[1][2][3][4][5][6] Ndërtimi i Tempullit të Ri Shri Vishwanath kërkoi tridhjetë e pesë vjet për tu përfunduar (1931-1966). Tempulli është një nga më të lartit në Indi dhe kulla e tij (Shikhara) është më e larta në botë, madje edhe më e lartë se Qutub Minar në New Delhi. Lartësia e përgjithshme e tempullit është 77 metra. Projekti i tempullit u frymëzua nga Tempulli Kashi Vishvanatha dhe është bërë kryesisht prej mermeri.
Përshkrimi Redakto
Tempulli i Ri Shri Vishwanath, megjithëse është një tempull kushtuar Shivës, përbëhet nga nëntë tempuj brenda kompleksit dhe është i hapur për të gjitha kastat, fetë dhe besimet. Tempulli i Shivës është një katin përdhes ndërsa tempujt e Lakshmi Narayanit dhe Durgës janë në katin e parë. Tempujt e tjerë brenda Tempullit të Ri Shri Vishwanath janë ata të Natarajas, Mata Parvatit, Ganeshës, Panchmukhi Mahadevit, Hanumanit, Saraswatit dhe Nandit. Muret e brendshme prej mermeri të tempullit janë të mbushur me ilustrime dhe tekste të Bhagavad Gitas dhe shkrimeve të shenjta hindu.[1][2][3][4][5][6] Mandiri Shri Vishwanatha gjendet 1.7 kilometra në jug-perëndim të hyrjes kryesore të kampusit të Benaras Hindu University. Është 3.3 kilometra në jug-perëndim të Mandirit të Durgës, 7 kilometra në jug-perëndim të Tempullit Shri Kashi Vishwanath dhe 9 kilometra në jug të Stacionit Hekurudhor të Varanasit. Tempulli është shumë i ngarkuar përditë por në disa raste të veçanta ai bëhet tejet i mbushur nga besimtarë nga India ashtu si dhe nga vende të tjera. Tempulli hapet të gjitha ditët e javës nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës si dhe nga ora 1 pasdite deri në orën 9 të darkës.
-
Shikhara e tempullit.
-
Pamje nga këndi veri-lindor i tempullit.
-
Statujë e Nandit në anën veriore të tempullit.
-
Godinë në kompleksin tempullor.
-
Pamje nga ana veriore e tempullit.
Shiko edhe Redakto
Wikimedia Commons has media related to Tempulli i Ri Vishwanth. |
Referime Redakto
- ^ a b c "Brief description". Benaras Hindu University website. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "The temples". Benaras Hindu University website. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Vishwanath Temple". Wikinapia. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "New Vishwanath Temple". Varanasi city website. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Birla Temple". varanasi.org.in. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "History". Eastern Uttar Pradesh Tourism website. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 7 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)