Tiristorët nihen edhe me emrin (nga greqishtja Tirishtores qe do te thot:tre boshe janë elemente elektronike me katër shtresa gjysmëpërçues p-n-p-n, që shërbejnë për kontrollimin e intensitetit të rrymës alternative në qarqet elektrike. Tiristori funksionon si ndërprerës elektronik i rrymës nëpër llambë që kontrollohet nga një ndërprerës kontrolli. Mjafton të kyçim ndërprerësin e kontrollit nga një për një moment të shkurtër dhe llamba do të ndizet e do të qëndrojë e ndezur.

Simboli elektronik për tiristorin

Duke e kontrolluar rrymën me elektrodën kontrolluese ne per perques elektrik te cilat sherbej si gjysem perques ne perques elektrik dhe ne gjysemperques

mund të bëhet lëshimi apo ndërprerja e rrymës në ndonjë qark elektrik, si me ndonjë ndërprerës mekanik. Përveç kësaj, me tiristor mund të bëhet edhe kontrolli i saktë i intensitetit të rrymës që, përmes anodës A dhe katodës K, rrjedh nëpër shpenzues. Parametra themelorë të tiristorit janë rryma maksimale e punës, tensioni maksimal, shpejtësia e komutimit etj. Rrymat maksimale të tiristorëve mund të jenë prej rendit të amperit (A) e deri në rendin e kiloamperëve (kA), ndërsa tensionet maksimale prej rendit të voltit (V) deri në shkallën e kilovoltëve (kV), gjë që mundëson zbatimin e tyre edhe në lëmin e kontrollit të rrymave shumë të mëdha, p.sh. të motorëve të lokomotivave elektrike. Ekzistojnë edhe disa lloje të tjera tiristorësh, që mundësojnë zbatime të gjëra të këtyre elementeve elektronike në fushat e elektronikës industriale, automaikës, robotikës, energjetikës, pajisjeve shtëpiake.Per me shum informata drejtohuni ne https://web.archive.org/web/20170312161245/http://kaveci.org/


Shih edhe këtë Redakto