Përralla "Tre vëllezërit" e shkrimtarit Bardhyl Xhama është botuar së pari nga Shtëpia Botuese “Neraida” në vitin 2003. si përpunim i novelës “Tërfili me katër fletë”. E hartuar për nxënësit e shkollës fillore, është botuar në format të madh si një revistë dhe me shkronja të mëdha, në përshtatje me moshën e nxënësve që u adresohet. Kopertina dhe ilustrimet e piktorit Llazar Taçi zbërthejnë kuptueshëm çdo kapitull të përrallës. Autori ka arritur të na japë një përrallë të arrirë, me të papritura e aventura sa reale aq dhe fantastike. Në rrugën e mundimshme për të kërkuar lumturinë, fiton durimi, guximi e dituria, tre elemente këto që përshkojnë fund e krye përrallën.