Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës (UKT) është një ndërmarrje publike që zotërohet nga bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë.[1] Misioni i UKT-së është sigurimi i furnizimit me ujë të konsumatorëve në tre bashkitë përkatëse.

Historia Redakto

Tirana deri në vitin 1939 është furnizuar me ujë nga puset vetjake. Në vitin 1939, me përfundimin e qendrës së re të Tiranës, u vu në punë Impianti i Pastrimit të Ujit në Brar, i cili merrte ujë në lumin e Tiranës pranë kataraktit me prurje q=40 l/sek, së bashku me rrjetin që furnizonte ndërtesat e reja qeveritare në qendër. Për administrimin e Impiantit dhe rrjetit shpërndarës, u krijua Shoqëria e Ujësjellësit Tiranë me varësi nga Ministria e Punëve Botore. Ky administrim ka vazhduar edhe pas çlirimit të vendit, të cilën e vërtetojnë lejet nga Shoqëria për ndërtimin e çezmave publike në qytetin e Tiranës.[2]

Në vitin 1951 qytetit iu shtuan edhe burimet e Selitës, të cilat pasi përpunohen në Hidrocentralin Lanabregas, shpërndahen në depot e Tiranës. Në vitin 1964 u shtuan burimet pranë vaskave e Shën Mërisë me prurje q=600 l/sek. Në vitin 1974 u shtua burimi i Bovillës me prurje q=140-420 l/sek. Në vitin 1988 Tiranës i shtohen burime të reja me ngritje mekanike Bërxullë dhe Pishinat. Me rritjen e kërkesave, po në vitin 1988, me fonde të përbashkëta nga Ministria e Bujqësisë dhe Komunale, u krye studimi për ndërtimin e Digës së Bovillës me kapacitet 80 milion m3 ujë dhe aftësi përpunuese 40 milionë m3 ujë. Diga e Bovillës përfundoi në vitin 1999, e në funksion të saj u ndërtua Impianti i Pastrimit të Ujit, me kapacitet përpunues prej 1800 l/sek.[2]

Funksionimi Redakto

Ujësjellësi i Tiranës ka 3 lloje burimesh, ato me vetë-rrjedhje, të cilat kanë kryesisht origjinë malore, burime të ujërave sipërfaqësore, të cilat akumulohen në ujëmbledhësin e Bovillës, si dhe burime të ujërave nëntokësore me ngritje mekanike.[2]

Burimet më të rëndësishme të furnizimit të qytetit renditur për nga madhësia e zonës që mbulojnë me shërbim janë:

Në Tiranë përgjithësisht dominon furnizimi përmes rrjetit të hapur të shpërndarjes, ndërsa rrjeti unazor është në funksion vetëm në zona të vogla të qytetit.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Faqja elektronike zyrtare e UKT-së

Referimet Redakto

  1. ^ Opencorporates.al - UKT. Vjelë më 23 mars 2022.
  2. ^ a b c ujesjellesitirane.al - Historiku Arkivuar 27 maj 2022 tek Wayback Machine. Vjelë më 23 mars 2022.