Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë, 80% të gjakut, dhe 70% të muskujve. Trupi njerëzor, si të gjithë organizmat e gjalla, mbijeton me anë të një qarkullimi të vazhdueshëm energjie. Ne jemi si një mekanizëm motorik, dhe uji është benzina, ftohësi dhe lubrifikanti. Ne funksionojmë me anë të ujit. Jemi një koloni prej triliona qelizash, secila prej të cilave funksionon si një fabrikë e vogël që merr oksigjen, nutrientë dhe hormone; që përpunon mbeturinat dhe dioksisin e karbonit; që akumulon toksinën (helmet); dhe herë pas here që gjallërohet për të parandaluar bakteriet apo viruset që shkaktojnë sëmundjet. Uji është transportues që shpërndan dhe heq produktet e nevojshme prej secilës qelizë. Ai arrin ta bëjë këtë me anë të dy fuqive pothuaj magjike – ai mund të trans-jetësojë një varg të gjerë substancash dhe mund ti ndërfusë e mund ti nxjerrë prej qelizave sipas nevojës së saj.

Vendose një katror sheqeri në një enë me benzine dhe thjesht do të rrijë aty. Vendose një katror sheqeri në një enë me ujë dhe ai do të zhduket. Sheqeri shpërndahet, shkrihet, bëhet njësh me ujin. Sheqeri është akoma aty; thjesht është shpërbërë. Ky veprim tretës ndodh në mënyrë të vazhdueshme në trupin tonë sikurse uji – “tretësi universal” – që tret nutrientët, vitaminat, toksinat dhe produktet e tjera të cilat qelizat ose i kanë të nevojshme ose jo. Uji pastaj e bart këtë sasi të grumbulluar tek membranat e qelizave, si hija e diellit në mur.

Uji i pastër dhe i freskët bën motorin njerëzor të funksionojë. Urtësia tradicionale na tregon të pijmë tetë gota normale* uji në ditë, por hulumtimet mjekësore të kohëve të fundit sugjerojnë që dhjetë deri në njëmbëdhjetë gota në ditë rrisin përfitimet shëndetsore prej ujit.

Fuqitë e ujit janë rezultat i strukturës së tij: një atom oksigjen mbërthen dy atome hidrogjeni, një aleancë karizmatike kimike. Si një trio zilesh përkujtuese, këto atome sinjalizues të ndërthurur – me ngarkesa positive dhe negative që në thelb funksionojnë si magnet – përqafojnë përgjithmonë disa grumbuj të parezistueshëm atomesh.

Njeriu nuk është shumë i vetëdijshëm për nevojën e madhe që ka për ujë – ajo është si një dëshirë e pandërgjegjshme, ndryshe nga të tjerat që ne i shprehim hapur. Prandaj, shumica prej nesh thjesht harron të pijë ujë gjatë gjithë ditës. (Sa gota uji ke pirë ti sot?). Një hulumtim i kryer prej Cornell Medical Center’s Nutrition Information Center në 1998 sugjeron që më tepër sesa 50% e popullsisë amerikane, dhe një përqindje më e lartë e asaj botërore, nuk pijnë ujë të mjaftueshëm edhe pse e dinë që duhet. Andrew Weil, autor i librit Të Ushqehemi Mirë për Shëndet Optimal, përdor një akronim për dembelët e ujit – ai i referohet atyre si JASD-ë, pasi kur pyeten ata thonë, “Jo Aq Sa Duhet”.

Idealisht, pirja e ujit duhet të jetë një akt parandalues. Trupi ynë prodhon rreth një gotë ujë në ditë në procesin e shndërrimit të ushqimit në energji, por humbet rreth dhjetë gota uji në frymarrje, jashtëqitje dhe djersitje. Rekomandimi standart është të pihen rreth 8 gota në ditë – kjo sasi është provuar e mjaftueshme për të mirëmbajtur kërkesat e lëngjeve të përditshme të trupit. Ju mund të vendosni të pini edhe me shumë nëse dëshironi. “Unë pi dhjetë gota në ditë”, thotë Bill Eley, një epidemiolog në Emory University në Atlanta dhe bashkë-autor i librit Uji që Pimë. Kjo shprehi e Eleit është në harmoni me studimet mjekësore e kohëve të fundit që demonstrojnë që njerëzit mund të kenë përfitime të mëdha shëndetsore duke rritur sasinë e përditshme të ujit deri në dhjetë apo dymbëdhjetë gota uji.

Në vitin 1998, hulumtuesit e Universitetit të Harvardit raportuan në studimin Kronikë e Mjekësisë Interne që gratë që pijnë njëmbëdhjetë gota normale* uji në ditë kishin 38 përqind më pak mundësi për të pësuar gurë në veshka. Hulumtuesit prej Universitetit Harvard dhe Ohio raportojnë në studimin Gazeta Mjekësore New England që burrat të cilët konsumojnë ta paktën njëmbëdhjetë gota normale uji dhe lëngje të tjera përgjysmojnë rrezikun e dy llojeve të zakonshme të kancerit i prostatës, që është kanceri i katërt më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara.

Për të marrë përfitimet maksimale prej ujit, duhet të pini gjatë gjithë kohështrirjes ditore. Të pish një sasi të madhe njëherësh thjesht do të shkaktojë që trupi hedhë çfarë nuk mund ti hyjë përdorim në atë moment. Është më mirë nëse pihet me intervale kohore të herë pas hershme. Zhvillo shprehinë që të mbash gjithmonë një shishe të vogël – mbi tryezë, në tavolinën e punës në kuzhinë, në komedinën e shtratit, në çantë, në makinë, dhe gjatë ngrënies; kripa në ushqim ndihmon që të mirëmbahet uji në trup, prandaj merren më shumë avantazhe prej ujit gjatë ngrënies.

Një këshillë kaq e thjesht ka domethënie të madhe dhe të thellë. “Kjo është një nga lutjet e mia,” ka shkruajtur poeti romak Haroci, “një copë tokë jo shumë të madhe, me një kopsht dhe ujë të rrjedhshëm afër shtëpisë sime…” Ky mesazh jehon nëpër mijëvjeçar: Mbani ujin afër, dhe luaje rolin tënd mirë me të.

  • një gotë normale uji = 200 militra

==Uji përbën më shumë më shumë sesa 4 të pestat të qenies tonë, në varësi të peshës së trupit tonë. Ai përbën rreth 85 përqind të trurit tonë, 80 përqind të gjakut, dhe 70 përqind të muskujve. Trupi njerëzor, si të gjithë organizmat e gjalla, mbijeton me anë të një qarkullimi të vazhdueshëm energjie. Ne jemi si një mekanizëm motorik, dhe uji është benzina, ftohësi dhe lubrifikanti. Ne funksionojmë me anë të ujit. Jemi një koloni prej triliona qelizash, secila prej të cilave funksionon si një fabrikë e vogël që merr oksigjen, nutrientë dhe hormone; që përpunon mbeturinat dhe dioksisin e karbonit; që akumulon toksinën (helmet); dhe herë pas here që gjallërohet për të parandaluar bakteriet apo viruset që shkaktojnë sëmundjet. Uji është transportues që shpërndan dhe heq produktet e nevojshme prej secilës qelizë. Ai arrin ta bëjë këtë me anë të dy fuqive pothuaj magjike – ai mund të trans-jetësojë një varg të gjerë substancash dhe mund ti ndërfusë e mund ti nxjerrë prej qelizave sipas nevojës së saj. Vendose një katror sheqeri në një enë me benzine dhe thjesht do të rrijë aty. Vendose një katror sheqeri në një enë me ujë dhe ai do të zhduket. Sheqeri shpërndahet, shkrihet, bëhet njësh me ujin. Sheqeri është akoma aty; thjesht është shpërbërë. Ky veprim tretës ndodh në mënyrë të vazhdueshme në trupin tonë sikurse uji – “tretësi universal” – që tret nutrientët, vitaminat, toksinat dhe produktet e tjera të cilat qelizat ose i kanë të nevojshme ose jo. Uji pastaj e bart këtë sasi të grumbulluar tek membranat e qelizave, si hija e diellit në mur. Uji i pastër dhe i freskët bën motorin njerëzor të funksionojë. Urtësia tradicionale na tregon të pijmë tetë gota normale* uji në ditë, por hulumtimet mjekësore të kohëve të fundit sugjerojnë që dhjetë deri në njëmbëdhjetë gota në ditë rrisin përfitimet shëndetsore prej ujit. Fuqitë e ujit janë rezultat i strukturës së tij: një atom oksigjen mbërthen dy atome hidrogjeni, një aleancë karizmatike kimike. Si një trio zilesh përkujtuese, këto atome sinjalizues të ndërthurur – me ngarkesa positive dhe negative që në thelb funksionojnë si magnet – përqafojnë përgjithmonë disa grumbuj të parezistueshëm atomesh. Njeriu nuk është shumë i vetëdijshëm për nevojën e madhe që ka për ujë – ajo është si një dëshirë e pandërgjegjshme, ndryshe nga të tjerat që ne i shprehim hapur. Prandaj, shumica prej nesh thjesht harron të pijë ujë gjatë gjithë ditës. (Sa gota uji ke pirë ti sot?). Një hulumtim i kryer prej Cornell Medical Center’s Nutrition Information Center në 1998 sugjeron që më tepër sesa 50% e popullsisë amerikane, dhe një përqindje më e lartë e asaj botërore, nuk pijnë ujë të mjaftueshëm edhe pse e dinë që duhet. Andrew Weil, autor i librit Të Ushqehemi Mirë për Shëndet Optimal, përdor një akronim për dembelët e ujit – ai i referohet atyre si JASD-ë, pasi kur pyeten ata thonë, “Jo Aq Sa Duhet”. Idealisht, pirja e ujit duhet të jetë një akt parandalues. Trupi ynë prodhon rreth një gotë ujë në ditë në procesin e shndërrimit të ushqimit në energji, por humbet rreth dhjetë gota uji në frymarrje, jashtëqitje dhe djersitje. Rekomandimi standart është të pihen rreth 8 gota në ditë – kjo sasi është provuar e mjaftueshme për të mirëmbajtur kërkesat e lëngjeve të përditshme të trupit. Ju mund të vendosni të pini edhe me shumë nëse dëshironi. “Unë pi dhjetë gota në ditë”, thotë Bill Eley, një epidemiolog në Emory University në Atlanta dhe bashkë-autor i librit Uji që Pimë. Kjo shprehi e Eleit është në harmoni me studimet mjekësore e kohëve të fundit që demonstrojnë që njerëzit mund të kenë përfitime të mëdha shëndetsore duke rritur sasinë e përditshme të ujit deri në dhjetë apo dymbëdhjetë gota uji. Në vitin 1998, hulumtuesit e Universitetit të Harvardit raportuan në studimin Kronikë e Mjekësisë Interne që gratë që pijnë njëmbëdhjetë gota normale* uji në ditë kishin 38 përqind më pak mundësi për të pësuar gurë në veshka. Hulumtuesit prej Universitetit Harvard dhe Ohio raportojnë në studimin Gazeta Mjekësore New England që burrat të cilët konsumojnë ta paktën njëmbëdhjetë gota normale uji dhe lëngje të tjera përgjysmojnë rrezikun e dy llojeve të zakonshme të kancerit i prostatës, që është kanceri i katërt më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara. Për të marrë përfitimet maksimale prej ujit, duhet të pini gjatë gjithë kohështrirjes ditore. Të pish një sasi të madhe njëherësh thjesht do të shkaktojë që trupi hedhë çfarë nuk mund ti hyjë përdorim në atë moment. Është më mirë nëse pihet me intervale kohore të herë pas hershme. Zhvillo shprehinë që të mbash gjithmonë një shishe të vogël – mbi tryezë, në tavolinën e punës në kuzhinë, në komedinën e shtratit, në çantë, në makinë, dhe gjatë ngrënies; kripa në ushqim ndihmon që të mirëmbahet uji në trup, prandaj merren më shumë avantazhe prej ujit gjatë ngrënies. Një këshillë kaq e thjesht ka domethënie të madhe dhe të thellë. “Kjo është një nga lutjet e mia,” ka shkruajtur poeti romak Haroci, “një copë tokë jo shumë të madhe, me një kopsht dhe ujë të rrjedhshëm afër shtëpisë sime…” Ky mesazh jehon nëpër mijëvjeçar: Mbani ujin afër, dhe luaje rolin tënd mirë me të. një gotë normale uji = 200 militra [redakto]