Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është regjion i cili zë pjesën perëndimore të Shqipërisë përgjat Detit Adriatik, prej Hanit të Hotit në veri, deri te Vlora në jug, në gjatësi 205 km dhe gjerësi 10–60 km. Sipërfaqja e ultësirës së bashku me zonat kodrinore është 7420 km2 ( 25% të teritorit të Shqipërisë).

Përshkrim Redakto

Ultësira Perëndimore përfaqëson krahinën më të madhe fushore dhe është një nga fushat më të mëdha të Gadishullit Ballkanik. Bregdeti është plot me gjire, laguna, kepe dhe rërë . Për shkak të depozimit të materialit të lumejve në grykëderdhjet e tyre, kufijtë e Ultësirës po zgjerohen vazhdimisht në drejtim të detit. Llogaritet se gjatë 60-70 viteve të fundit, Ultësira është rritur në dëm të detit për 35 km2. Gjithashtu,Ultësira perëndimore e Shqipërisë zë një vend të mjaftueshëm për agrume.

Ultësira ka klimë mesdhetare dhe duke shkuar në drejtim të lindjes, ajo merr veti të klimës mesdhetare të ndryshuar. Ultësira Perëndimore ka rezerva të mëdha ujore nga rrjedhat e poshtme të lumenjëve (Drinit, Matit, Erzenit, Ishmit, Shkumbinit, Semanit, Vjosës, Shushices), uji i të cilëve shfrytëzohet për ujitje, furnizimin e popullsisë dhe të industrisë. Këtu gjenden shumë objekte hidrografike, si: liqenet artificiale, kanalet ujitëse, kulluese e vepra të tjera hidroteknike. Në këtë zonë në të kaluarën kishte shumë këneta e moçale, që shkaktonin sëmundjen e malaries. Pas vitit 1960 u bë tharja e tyre dhe u përftuan toka të reja. Nga tharja e kënetave të Hoxharës, Tërbufit, Durrësit, Kakariçit, e Bregut të Matit, e të Zadrimës, u përfituan më shumë se 50.000 ha tokë.

Kushtet gjeografiko-natyrore Redakto

Rajoni Perëndimor zë pjesën pranadriatike te Republikës se Shqipërisë nga Hani i Hotit në veri e deri në Vlore në jug. Në perëndim rajoni laget nga deti Adriatik kurse në lindje kufiri kalon nga rrëza e Alpeve në veri drejt jugut, duke përfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlorës në skajin e tij jugor. Brenda këtyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perëndim deri në 50 km. Në drejtim te lindjes, përgjatë luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri në Elbasan dhe Berat.

Në Rajonin Perëndimor mbizotëron relievi fushor i cili përbehet nga fusha te mëdha e mjaft pjellore, si për shembull: fusha e Myzeqesë, fusha e Durrësit dhe e Tiranes, fusha e Lezhës dhe e Shkodrës etj. Kurse relievi kodrinor zë sipërfaqe më të vogël dhe përbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copëtuar në lindje (Kërraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargje kondrinore në brendësi (Rodon Vorë-Kërrabe, Divjakë-Ardenice etj.).

I gjithë Rajoni fushor Perëndimor dallohet për klime te ngrohte, ngaqë shtrihet pranë vijës bregdetare. Dimri është i bute dhe me lagështire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujqësore, por që kane nevoje për ujitje në stinën e thate te verës.

Pasuria ujore është e madhe. Përveç daljes se gjere to rajonit në detin Adriatik, në te kalojnë dhe derdhen lumenjtë me te rëndësishëm te gjithë trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur në fushat e këtij rajoni, shtrati i këtyre lumenjve është i ceket dhe me mjaft dredhime. Për këto arsye janë te shpeshta vërshimet dhe përmbytje. Gjithashtu, në pasurinë ujore te këtij rajoni përfshihet edhe liqeni i Shkodrës dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale.

Bimësia natyrore e rajonit është pothuajse e zëvendësuar tërësisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer kështu në rajonin me te rëndësishëm bujqësor te Shqipërisë. Tokat fushore janë tepër pjellore. Ato përbejnë bazën për zhvillimin bujqësor, prandaj sistemimi dhe mirëmbajtja e tyre paraqet rendësi te veçante.

Nga bota shtazore mund te përmendim zogjtë, shpendët dhe kafshët e ndryshme (fazanin, pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), që rriten pranë bregdetit, si në zonën e Lezhës, Divjakës, Nartës etj. Po kështu në pjesët kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendësh dhe kafshësh te egra. Rajoni, duke pasur sipërfaqe te lumenjtë, bën te mundur që në to te rriten edhe Iloje te ndryshme peshqish.

Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku përbejnë pasuri te mëdha natyrore për zhvillimin ekonomik te këtij rajoni. Kane qene pikërisht këto pasuri te shumta natyrore një nga faktorët kryesore që ka bere që ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit në te gjitha pikëpamjet, në krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare.

Tepër e rëndësishme është ruajtja dhe vënia sa me mire në shfrytëzim e këtyre pasurive nga ana e njeriut. Kjo është detyre e te gjithë brezave. Rajoni Perëndimor i Shqipërisë zë një pozite gjeografike te favorshme duke u shtrire përgjatë gjithë brigjeve detare adriatike te Republikës se Shqipërisë. Është një rajon ku mbizotërojnë fushat, klima e ngrohte, ujerat e shumta dhe tokat pjellore. Këto kane bere që ky te jete sot rajoni me i zhvilluar i Shqipërisë në te gjitha drejtimet.

Popullsia Redakto

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është me i populluari në krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri është rezultat i kushteve me te mira natyrore te këtij rajoni, ku mbizotëron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij në krahasim me rajonet e tjera.

Veçoritë e popullimit duken si në numrin e përgjithshëm te ti popullsisë, që arrin deri në gati 2 milionë banore, pra me shume se gjysma e gjithë popullsisë se Shqipërisë, por edhe në dendësinë e popullimit, që në ketë rajon është 300 - 400 banore/km².

Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas çlirimit te vendit e deri në vitet 70, si rezultat i tharjes se kënetave dhe i zhvillimit te degëve te ndryshme te ekonomisë, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e lëvizjes se lire te njerëzve, te cilët me se shumti kane ardhur në ketë rajon.

Ardhje te shumta te popullsisë Redakto

Qe nga viti 1990 e në vazhdim, në Rajonin Perëndimor te Shqipërisë po përqendrohet një numër gjithnjë e me i madh i popullsisë, që vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces që po ndodh, lidhet me kushtet e vështira te jetesës në zonat e larta e në male, kështu që njerëzit e këtyre zonave janë në kërkim te kushteve me te mira te banimit dhe te punës. Rajoni Perëndimor i plotëson me mire këto kushte.

Qytete te mëdha Redakto

Përveç numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e këtij rajoni dallohet edhe për përqindjen e madhe te popullsisë në qytete. Kështu gati 59% popullsisë se rajonit banon në qendrat e tij qytetare. Në ketë rajon ndodhen qytetet me te rëndësishme te te gjithë Shqipërisë, si : kryeqyteti i vendit Tirana me mbi 1.2 milion banore, Durrësi, Elbasani, Shkoda, Vlora me mbi 100000 banore Fieri, Berati, Lushnja me mbi 50000 banore etj. Por historiku i popullimit në qytetet e këtij rajoni është shume i hershëm. Duke qene një rajon me kushte te përshtatshme natyrore dhe me dalje te gjere në det, në te lulëzuan qytetet me te mëdha te antikitetit te në, si: Apolonia, Dyrrahu (Durrësi), Lisi (Lezha), Aulona (Vlora), Antipatrea (Berati), Skampa (Elbasani) etj. Edhe qendrat e banuara fshatare janë te shumta në ketë rajon. Ato janë te vendosura jo vetëm në zonat kodrinore te rajonit, por edhe në fushe. Fshatrat në ketë rajon kane kushte te mira natyrore për zhvillim bujqësor e blegtoral, prandaj këto vitet e fundit, me privatizimin e tokës, fermerët kane pasur shtim te ndjeshëm te te ardhurave te tyre.

Shpërndarje e gjithanshme e popullsisë Redakto

Krahas zonave qytetare si me te populluarat e rajonit, te gjitha zonat e tjera janë gjithashtu te populluara. Pjesa me e madhe e popullsisë është e përqendruar në qytetet dhe qendrat e tjera te banuara që shtrihen në fushe. Kurse në zonat kondrinore te rajonit, si p.sh. në kodrat e Kerrabes, Dumrese, Mallakastres etj., popullimi është me i pakte.

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë do te jete edhe në te ardhmen rajoni me i rëndësishëm në te gjitha drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kjo do te çoje në një popullim te tij edhe me te dednur.

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është rajoni me i populluar në krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Rreth 2 milionë banore me një dendësi mesatare popullimi 300-400 banore/km² banojnë sot në rajonin Perëndimor te Shqipërisë. Ky popullim i madh i rajonit është rezultat si i ardhjeve te shumta te popullsisë në ketë rajon, ashtu edhe i ekzistencës se qyteteve me te mëdha dhe numrit me te madh te popullsisë qytetare në te.

Ekonomia Redakto

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është rajoni me i zhvilluar ekonomikisht në krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Për shkak te pozitës se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimës se bute dhe përqendrimit te madh te popullsisë, në ketë rajon janë zhvilluar te gjitha degët e ekonomisë, si : ekonomia bujqësore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.

Ekonomia bujqësore Redakto

Kushtet mjaft te përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë bujqësore bëjnë te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqësore. Por, në periudhën para Luftës se Dyte Botërore rajoni, megjithëse kishte kushte natyrore te përshtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqësisë e pengonin sidomos kënetat e moçalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e traktorëve, plehrave, ujit për ujitje etj. Prandaj pjesët disi me te zhvilluara te rajonit në atë kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me tepër me blegtori.

Pas çlirimit te Shqipërisë u bene shnderrime te rëndësishme në fushene bujqësisë, sidomos në Rajonin Perëndimor. U thane shume këneta e moçale që zinin sipërfaqe te tera te këtij rajoni, duke u përfituar kështu mjaft toke bujqësore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave në te gjitha pjesët e rajonit. U vu në përdorim mekanika e re bujqësore, sistemi i ri i plehërimit te tokës etj. Te gjitha këto shtuan llojin e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe e kthyen atë në rajonin në me rëndësishmin bujqësor te te gjithë vendit. Ndryshimet që ndodhen në Shqipëri pas vitit 1990, patën ndikimin e tyre edhe në zhvillimin bujqësor te Rajonit Perëndimor. U prish struktura e mëparshme e organizimit shtetëror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri që te ndryshoje struktura e prodhimeve bujqësore e blegtorale në varësi te kërkesave te sotme që ka tregu, te rriten te ardhurat e popullsisë fshatare, por edhe që te ketë probleme me ujitjen, kullimin, plehërimin dhe punimin e tokave.

Struktura e prodhimeve Redakto

Në ketë rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqësore, si : drithërat e bukës, bimët industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen e gjedheve, te bagëtive te imëta, derrave dhe shpendëve. Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është para se gjithash rajoni i drithërave te bukës (grunt, misrit dhe orizit). Pjesë te veçanta te këtij rajoni, si p.sh. fusha e Myzeqesë, janë cilësuar me te drejte si hambari i Shqipërisë. Rendimentet e drithërave në ketë rajon janë nga me te lartat në Shqipëri (gruri 60-100 kv/ha, kurse misri 100-150 kv/ha). Rajoni ka kushte mjaft te mira edhe për zhvillimin e bimëve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e diellit etj. Këto kultura kane pasur sidomos rendësi në vitet 70 dhe 80. Sot kultura industriale me e rëndësishme ka mbetur duhani.

Kulturat e drunjta në ketë rajon përfaqësohen kryesisht nga pemët frutore (fiku, pjeshka, kumbulla, qershia etj.), nga ulliri dhe vreshtat. Duke pasur kushte te mira te tokës e te klimës dhe numër te madh popullsie, në ketë rajon rendësi te madhe ka edhe prodhimi i perimeve dhe i patates.

Në blegtorinë e rajonit vendin kryesor e zëne gjedhet (kryesisht lopët). Kjo sepse rajoni mund te plotësoje kërkesat e tyre te mëdha për ushqim me bime te ndryshme foragjere. Në vite te veçanta rendësi ka pasur edhe rritja e derrit në komplekse te mëdha. Kurse bagëtitë e imëta dhente dhe dhite) rriten me së shumti në zonat kodrinore te këtij rajoni.

Shpërndarja gjeografike Redakto

Ekonomia bujqësore me te gjitha degët e saj është e shpërndare kudo në Rajonin Perëndimor te Shqipërisë. Megjithatë vërehen zona te veçanta brenda rajonit, te cilat kane specifiken e tyre në prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kështu, fusha e Myzeqesë, dallohet jo vetëm si zona me prodhimet me te shumta, por edhe si zone e specializuar kryesisht në prodhimin e drithërave te bukës, bimëve industriale dhe në rritjen e gjedheve. Zona e Mbishkodrës dallohet jo vetëm për dnitherat e bukës, por edhe për prodhimin e duhanit. Në zonat kodrinore te Krujës, Vorës, Kerrabes, Mallakastres, Vlorës etj., janë te përhapura pemët frutore, ullinjte dhe vreshtat. Në te ardhmen, ky rajon do te jete edhe nga pikëpamja bujqësore rajoni me i rëndësishëm i Shqipërisë.

Ekonomia bujqësore luan rol mjaft rëndësishëm në rajonin Perëndimor te Shqipërisë. Fale klimës se ngrohte dhe tokave pjellore, në ketë rajon kultivohen kulturat kryesore bujqësore dhe rriten pothuaj te gjitha llojet e bagëtive. Rajoni ka pësuar shndërrimet me te rëndësishme bujqësore në Shqipëri në drejtim te tharjes se kënetave, plehërimit, ujitjes, mekanikes bujqësore etj. Në ketë rajon merren rendimentet me te larta në Shqipëri.

Industria Redakto

Rajoni Perëndimor është edhe rajoni industrial me i zhvilluar në Shqipëri. Këtu gjenden pothuaj te gjitha degët e industrisë se rende, te lehte dhe ushqimore. Në te vërtete rajoni nuk ka shume pasuri nëntokësore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht për rezervat e naftës, gazit natyror dhe qymyrgurit, kështu që në zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktorë te tjerë, si : fuqia e madhe punëtore, afërsia portet detare, transporti me i zhvilluar etj. Po cilat Janë degët kryesore te industrisë në ketë rajon ? Nder degët me te rëndësishme te industrisë në ketë rajon përmendim :

1. Energjetika, e cila përfshin : industrinë e naftës dhe te gazit natyror, industrinë e qymyrgurit dhe industrinë e prodhimit te energjisë elektrike.

2. Industria e rende, e cila përfshin : metalurgjinë, industrinë mekanike dhe atë kimike.

3. Industria e drurit e letrës dhe e materialeve te ndërtimit (çimento, tulla, tjegulla etj.).

4. Industria e lehte (tekstile dhe lëkure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.). Këto dege u zhvilluan sidomos pas çlirimit te vendit e deri në vitin 1990, kur industria cilësohej si dega me e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Në këto vite, ky ishte i vetmi rajon në Shqipëri që cilësohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, që në zhvillimin ekonomik te rajonit peshën kryesore te prodhimit e jepte industria. Por një zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas vitit 1990, kur ekonomia në Shqipëri filloi te privatizohej. Industria, e sidomos ajo e rende, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saj ishte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj gjenden sot te mbyllura dhe te shkatërruara. Ndërkohe janë ngritur objekte te reja, sidomos te industrisë se lehte dhe ushqimore, për prodhimet e te cilave ka nevoje tregu.

Si është e shpërndare kjo industri në ketë rajone ? Redakto

Industria është shpërndare pothuaj në te gjithë rajonin, por ndërkohe dallojmë edhe qendra ose zona te veçanta industriale brenda tij. Kështu zona Tirane - Durrës - Elbasan cilësohet si zona me e rëndësishme industriale në ketë rajon dhe në te gjithë Shqipërinë. Në ketë zone ndodhen edhe objektet me te mëdha te degëve me te rëndësishme te industrisë, si: industria e ndërtimit ose e riparimit te makinerive (Tirane, Durrës, Elbasan, Kavajë); metalurgjia e zeze dhe e ferrokromit (Elbasan) ; industria e drurit (Tirane dhe Elbasan) ; industria e materialeve te ndërtimit Tirane, Durrës, , ku dallohet ajo e çimentos në Elbasan ; industria e lehte dhe ushqimore, e cila është kudo në ketë zone etj. Një zone tjetër industriale në ketë rajon gjendet në pjesën jugore te rajonit, ku është zhvilluar industria e naftës dhe e gazit natyror, si ajo kimike. Qendrat me te mëdha te industrisë se naftës dhe te gazit janë : Kuçova, Patosi, Balishi, Visoka, Gorishti etj. Kurse për industrinë kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe te acideve. Në gjithë pjesën veriore te rajonit dallohen si qendra industriale : Shkodra, për prodhimin e telave, makinerive, këpucëve, cigareve etj. ; Laçi, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe Fushe-Kruja për prodhimin e çimentos.

Si parashikohet e ardhmja ? Redakto

Industria është aktualisht në pjesën me te madhe te saj e bllokuar, por ardhmja e saj është premtuese. Tradita e mëparshme e rajonit në ketë fushe, numri i madh i popullsisë që kërkon pune, nevojat për prodhime te ndryshme industriale etj, janë faktorë që do ta nxitin zhvillimin e industrisë në ketë rajon. Në ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me tepër industria e lehte dhe ushqimore, për te cilën ka me tepër nevoje popullsia.

Vitet e fundit po tregojnë se rendësi te veçante për Rajonin Perëndimor te Shqipërisë do te kenë dege te tilla te ekonomisë, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevogat që ka popullsia e shumte në ketë rajon për t’u ushqyer, për te lëvizur dhe për te kaluar kohen e lire. Duke pasur një vije bregdetare me gjatësi mbi 200 km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durrësi, Vlora, Shëngjini, Divjaka, Velipoja etj., rajoni ka perspektive mjaft te mire për zhvillimin e turizmit.

Rajoni Perëndimor i Shqipërisë cilësohet edhe si rajoni me industrinë me te zhvilluar në trevat shqiptare. Në te janë ngritur objektet me te rëndësishme te industrisë se rende, te industrisë se materialeve te ndërtimit dhe te industrisë se lehte e ushqimore. Këto vitet e fundit vendim e industrisë se rende po e zë industria e lehte dhe ushqimore, për prodhimet e te cilave tregu ka me tepër nevoje. Rajoni ka perspektive mjaft te mire për zhvillimin e tij industrial në te ardhmen.

Referime Redakto