Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës

botues akademik

Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (International University of Sarajevo - Međunarodni univerzitet u Sarajevu) është një universitet privat  i cili ndodhet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Universiteti është themeluar nga Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit në vitin akademik 2004/2005. Ky universitet është i hapur për studentët nga e gjithë bota, ndërkaq gjuha e mësimit dhe komunikimit është gjuha angleze. Ai ofron program studimor katërvjeçar mbi bazën e Sistemit të Bolonjës (modeli 4+1+3 me diploma B.S. dhe B. S. A.).

Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës
Međunarodni univerzitet u Sarajevu
International University of Sarajevo
MotojaContemporary University in the heart of Europe
LlojiPrivate
Themelimi2004
ThemeluesiFoundation for Education Development Sarajevo
RektoriProf. Dr. Tahsin Erkan Türe
Stafi akademik
220
Undergraduates1800
Pasdiplomike200
Location,
KampusiUrban
ColorsBlue and White    
Faqja zyrtarewww.ius.edu.ba

Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës ka 2000 studentë nga 55 shtete dhe anëtarë të fakulteteve nga 20 vende të ndryshme. Gjenerata e parë e studentëve diplomoi më 26 qershor të vitit 2009. Ky universitet ka kampusin modern më të madhin në rajon.[1]

Organizimi Redakto

  • Fakultetet
  1. Fakulteti i Arteve dhe Shkencave Sociale
  2. Fakulteti i Administrimit të Biznesit
  3. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Natyrës
  4. Fakulteti Juridik
  5. Fakulteti Pedagogjik
  • Qendrat
  1. Qendra për Kërkime dhe Zhvillim
  2. Qendra e Mesimit Jetëgjatë (IUSLIFE)
  3. Qendra e Lidershipit dhe Ndërmarrjes (LEC)
  4. Qendra e Studimeve Ballkanike (BSC)
  • Studimet pasuniversitare

Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës ofron programe studimi për master dhe doktoraturë në drejtimet Administrim Biznesi, Ekonomi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Studime Kulturore, Mekatronikë dhe Sistemet Inxhinierike, Inxhinieri Kompjuterike, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Psikologji, Gjenetikë dhe Bioengineering, Inxhinieri Mekanike, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Elektrike.

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto