Universiteti "Pavarësia" Vlorë është i vetmi universitet privat në Jug të Shqipërisë.

Universiteti "Pavarësia" Vlorë
Themelimi2009
RektoriDr. Lavdosh Ahmetaj
Location
Vlora, Bulevardi Vlore-Skele, AL-9401
Faqja zyrtareUniversiteti "Pavarësia" Vlorë

Universiteti "Pavarësia", krijuar me 2009 pas Vendimit te Këshillit te Ministrave Nr. 279 date 12.03.2009, vjen në hapësirën universitare shqiptare e atë europiane me një një mision të qartë dhe një identitet të mirëprojektuar : Synon të jetë vendi ku formohen profesionalisht dhe ndërtojne bazat e së ardhmes gjithë ata studentë që kërkojne arsim cilesor , ne te njejten kohe paraqet nje vlere te shtuar intelektuale, kulturore e qytetarie në rajon.

I përbere nga dy Fakultete:

oferta studimore e Universitetit "Pavarësia" prezantohet jo vetëm e pasur dhe e diversifikuar në tituj diplomash dhe fusha studimi , pasi operon në të dy ciklet e studimit, Bachelor dhe Master (Profesional dhe Shkencor), por në të njëjtën kohë bëhet garant për punësim e zhvillim të sigurt të të diplomuarve të vet.

Universiteti "Pavarësia" zhvillon veprimtarinë e tij konform ligjit Nr 9741, datë 21.5.2007 ndryshuar me ligjin Nr.9832, datë 12.11.2007 për "Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërise".

Organi më i lartë Drejtues i Universitetit "Pavarësia" është Bordi i Ortakeve, i cili kryesohet dhe perfaqësohet nga Ardian Zykaj, Presidenti i tij.

Dr. Lavdosh Ahmetaj është Rektor i Universitetit "Pavarësia", Vlorë.

Sipas Urdhërit të Ministrit Nr. 290, datë 09.07.2012[1], akreditohen programet të studimit të ciklit të parë në:

  • Inxhinieri Informatike
  • Ekonomi
  • Drejtesi
  • Shkenca Politike

Sipas Urdhërit të Ministrit Nr.388, datë 10.08.2011[2], lëshohet liçensa për hapjen e programeve të reja të studimit "Master Profesional":

  • Specialist i së Drejtës për Shoqëritë Tregtare
  • Specialist i së Drejtës për Sistemin Bankar
  • Specialist i së Drejtës për Administratën Publike
  • Financë Bankë
  • Financë dhe Kontabiliteti i Firmave
  • Aplikime Sistemesh Informative në Administratën Publike
  • Administrim Sistemesh dhe Rrjetesh
  • Specialist Programues Sistemesh Software

Dhe "Master i Shkencave":

  • Financa Publike dhe Administrim Publik
  • Inxhinieri Informatike
  • Informatikë Ekonomike

Lidhje të jashtme Redakto

Faqja zyrtare të Universitetit "Pavarësia" Vlorë

Referime Redakto