Universiteti i Kembrixhit (Anglisht : University of Cambridge) është universiteti i dytë më i vjetër në Angli dhe të katërti më i vjetër në botë.

Emblema e Universitetit

Universitet i Kembrixhit, i cili është një nga institucionet arsimore më prestigjioze në botë, u rrit nga e një organizatë e dijetarëve të qytetit të Kembrixhit që u formua në vitin 1209 nga studiues të Universitetit të Oxfordit, që u larguan nga aty pas një mosmarrëveshje me banorët vendas të qytetit. Të dy këto Universitete kanë shumë karakteristika të përbashkëta dhe shpesh referohen bashkërisht si "Oxbridge".

Universiteti i Kembrixhit është renditur gjithmonë si një nga universitetet më të mira në botë, si Universiteti më i mirë në Evropë, dhe konkurron me Oksfordin për vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Nga dyert e këtij Universiteti kanë dalë 87 Laureatë të çmimit Nobel.

Universiteti është anëtar i Russell Group, një grup prestigjioz i universiteteve kërkimore britanike. Ai është gjithashtu anëtar i Coimbra Group, League of European Research Universities (LERU) dhe Aleancës Ndërkombëtare të Universiteteve Kërkimore.

Alumni të famshëm Redakto

Lidhje të jashtme Redakto