Valon Behrami (lindur më 19 prill 1985) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin italian Genoa.

Valon Behrami
Të dhënat vetjake
Emri i plotëValon Behrami[1]
Datëlindja (1985-04-19) 19 prill 1985 (38 vjeç)[2]
VendlindjaMitrovicë, Kosovë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Genoa
Numri85
Karriera me të rinjtë
1993–1997Stabio
1997–2000Chiasso
2000–2002Lugano
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2003Lugano2(0)
2003–2005Genoa24(0)
2004–2005Verona (huazim)32(3)
2005–2008Lazio65(4)
2008–2011West Ham United58(4)
2011–2012Fiorentina48(0)
2012–2014Napoli54(0)
2014–2015Hamburger SV22(0)
2015–2017Watford43(0)
2017–2019Udinese39(2)
2019Sion4(0)
2020–Genoa7(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2018Zvicra83(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Behrami e nisi karrierën në Zvicër te Lugano para se në vitin 2003 të kalonte te Genoa. Në vitet në vijim, Behrami do të vazhdonte të luante në Itali, duke zhvilluar edhe tre sezone me LazionSerie A. Në korrik 2008, ai u transferua në Premier Ligë te West Ham United në një marrëveshje pesë-vjeçare. Pasi luajti më shumë se 60 ndeshje me klubin në dy vite e gjysëm, Behrami u rikthye në Itali duke firmosur për Fiorentinën.

Në korrik 2012, ai u transferua te Napoli ku luajti për dy vite. Pas largimit nga Napoli, Behrami e shpenzoi sezonin 2014–15 në Gjermani te Hamburgeri. Pas kësaj, ai luajti për dy sezone në Premier Ligë me Watford dhe dy të tjera në Serie A me Udinesen para se të kthehej në Zvicër për të qëndruar për një kohë të shkurtër te Sioni. Në janar 2000, ai u rikthye te klubi i tij i parë italian Genoa.

Behrami bëri debutimin e tij me kombëtaren zvicerane në vitin 2005. Ai luajti me ekipin për 13 vite, duke koleksionuar 83 paraqitje. Ai është lojtari i parë dhe i vetëm zviceran që ka përfaqsuar Zvicrën në katër edicione të FIFA Kupës së Botës.

Jeta e hershme Redakto

Kur Behrami ishte 5 vjeç, prindërit e tij e humbën punën; mamaja e tij Halime si sekretare dhe babai i tij Ragip si menaxher i një kompanie të plastikës.[3] Si rezultat, Behrami sëbashku me prindërit dhe motrën më të madhe Valentina lëvizën për në Stabio, një fshat në pjesën italiane-folëse të Zvicrës.[4] Mamaja e tij e ka përshkuar atë si energjik: "Si një fëmijë, vrapimi ishte shfrytëzimi i preferuar i kohës së lirë për Valonin - ai kurr nuk lodhej. Edhe tani, ai vështirë se mund të ulet ende për një të dytë. Ai gjithmonë ka nevojë për një top në këmbët e tij."

Karriera me klube Redakto

Vitet e para Redakto

Behraimi filloi të luaj futboll me skuadrat zvicerane FC Stabio, FC Chiasso dhe FC Lugano. Pas një numri të konsiderueshëm paraqitjesh impresionuese me Luganon, ai u ble nga skuadra italiane Genoa në sezonin 2003–04, duke luajtur me ta në Serie B. Në janar 2004, ai u transferua te Udinese sëbashku me Rodrigue Boisfer në këmbim të Mohammed Gargo dhe Vittorio Micolucci, në formën e bashkpronësisë.[5]

Në sezonin 2004–05, Genoa e huazoi atë te Verona, sërisht në Serie B.

Lazio Redakto

Pas një sezoni mbreslënës me Veronën, Lazio e bleu atë më 25 korrik 2005,[6] si fillim me bashkpronësi për 2.7 Milion dhe në janar 2006, ata e blenë kartonin e plotë të lojtarit duke dhuruar sërisht të njëjtin çmim.[7]

Më 19 shkurt 2006, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 1–2 kundër FiorentinësStadio Artemio Franchi.

Në 2007, pas transferimit të Massimo Oddos te Milani, Behraimi mori rolin e mesfushorit të djathtë te Lazio, duke treguar se ai mund të luaj në shumë role.

Në sezonin 2007–08, ai luajti 32 ndeshje, përfshirë 22 në ligë, 5 në kupë dhe 5 në Champions League. Më 19 mars 2008, emri i tij u vendos në historinë e Lazios duke shënuar golin e fitores në minutën e 92të në fitoren 3–2 kundër rivalëve të RomësDerby della Capitale.[8]

West Ham United Redakto

Më 23 korrik 2008, West Ham United njoftoi blerjen e Behramit nga Lazio për 5 milion £. Lojtari firmosi një marrëveshje deri në qershor 2013.[9] Behrami bëri debutimin e tij për klubin më 16 gusht 2008 në fitoren 2–1 kundër Wigan Athletic.[10] Shkathtësia e tij bëri që të jetë titullar në mesfushës, duke qëndruar në qëndër si mbështetje për kapitenin Lucas Neill i cili luante në të djathtë. Ai regjistroi golin e parë me West Hamin në një fitore 1–0 kundër Sunderland më 23 nëntor.[11] Gjatë fitores 1–0 në shtëpi kundër Manchester Cityt më 1 mars 2009,[12] Behrami pësoi një dëtim në ligamentin e gjurit të tij të majtë.[13] Ai e pësoi këtë dëmtim që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Gjuri dhe kyçi e këmbës i tij u ndrydhën keq dhe kjo solli përfundimin e parakohshëm të sezonit 2008–09 për të.

Behrami bëri rithimin e tij në fushën e lojës si zëvëndësues më 12 shtator 2009 kundër Wigan Athletic.[14] Rikthimi i tij u kushtëzua nga një dëmtim tjetër i pësuar në muajin nëntor. Goli i tij i parë dhe i vetëm për sezonin 2009–10 erdhi në fitoren 3–0 kundër rivalëve për mbijetesë Hull City më 20 shkurt 2010.[15]

Fiorentina Redakto

 
Behrami duke luajtur me Fiorentinën.

Më 26 janar 2011, Behrami firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian Fiorentina për 2 milion €, duke vulosur një rikthim në Serie A.[16][17] Ai bëri debutimin e tij më 29 janar 2011 në humbjen 2–0 në Serie A kundër ish skuadrës së tij Lazio; të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Libor Kozák.

Gjatë kohës së tij te Fiorentina, ai luajti 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet pa shënuar asnjë gol.

Napoli Redakto

Më 16 korrik 2012, Behrami kaloi te Napoli duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare. Shuma e transferimit ishte 8 milion plus kartoni i lojtarit Alessandro Gamberini. Ai bëri debutimin e tij me klubin në fitoren 0–3 kundër Palermos, duke luajtur si titullar. Behrami e përfundoi sezonin e parë me të kaltrit duke luajtur 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 33 në kampionat, me Napolin që e përfundoi sezonin në vendin e dytë duke siguruar një vend për në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.

Më 3 maj 2014, Behrami fitoi trofeun e parë të karrierës pasi Napoli mposhti në finalen e Kupës së Italisë Fiorentinën me rezultatin 3–1;[18] ai hyri në fushë në minutën e 81të.[19]

Hamburg Redakto

Më 31 korrik 2014, Behrami kreu vizitat mjekësore dhe u transferua te klubi gjerman Hamburg për 4,5 milion .[20] Bonuset e mëvonshme mund të arrinin në 2 milion € nëse Behrami do të luante të paktën 20 ndeshje në sezonin e tij të parë. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.[21] Më 2 gusht, transferimi u mbyll.[22]

Watford Redakto

Më 11 korrik 2015, Behrami ishte i pranishëm në ndeshjen midis Watford dhe AFC Wimbledon që u mbyll në barazim 2–2. Po në atë ditë, klubi konfirmoi se lojtari kishte firmosur një kontratë tre-vjeçare.[23]

Udinese Redakto

Më 16 gusht 2017, Behrami nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin italian Udinese, të cilët janë në pronësi të familjes Pozzo ashtu si klubi i tij i mëparshëm Watford.[24]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Përveç kombëtares së parë, Behrami ka luajtur me moshat nën-18 dhe -19.

Për kombëtaren zvicrane, Behrami shënoi një gol të rëndësishëm kundër TurqisëStade de Suisse në ndeshjen e parë play–off për Kupën e Botës 2006, duke ndihmuar ekipin të fitonte 2–0.

Gjatë Kupës së Botës 2016, ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës për dy ndeshjet e para të fazës së grupeve. Në ndeshjen e tretë kundër Koresë së Jugut, ai u zëvendësua në fund të ndeshjes në minutën e 88të. Ai nuk luajti në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Ukrainës ku Zvicra u eliminua nga turnamenti pasi humbi me rezultatin 3–0 nga gjuajtjet e penalltive pasi ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë u mbyll me barazimin 0–0.

Behrami ishte në formacionin titullar të Zvicrës në tre ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Euro 2008 duke luajtur gjithsej 272 minuta. Zvicra u eliminua në këtë raund.

Më 21 qershor 2010, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Botës 2010 kundër Kilit, Behrami u përjashtua me karton të kuq pasi goditi mesfushorin kundërshtar Arturo Vidal me bërryl, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Ai u bë lojtari i parë zviceran që merr karton të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës.[25][26]

Golat me kombëtaren Redakto

Lista e rezultateve dhe Golat me kombëtaren zviceriane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 nëntor 2005 Stade de Suisse, Bern, Zvicër   Turqia 2–0 Fitore Kualifikueset e 2006 Kupës së Botës
2 24 Maj 2008 Stadio Cornaredo, Lugano, Zvicër   Sllovakia 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore

Referime Redakto

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [FIFA Kupa e Botës Brazil 2014: Lista e lojtarëve] (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 30. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 25 qershor 2014.
  2. ^ a b "Premier League Player Profile Valon Behrami" (në anglisht). Premier League. Marrë më 7 shkurt 2016.[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Valon Behrami: a Kosovo-born Swiss" (në anglisht). Swiss Agency for Development and Cooperation. 14 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2007. Marrë më 4 nëntor 2009.
  4. ^ "Player Profile – Valon Behrami" (në anglisht). West Ham United F.C. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2009. Marrë më 4 nëntor 2009.
  5. ^ "Udine, indagati Pozzo e Pierpaolo Marino" (në anglisht). Tutto Mercato Web. 31 korrik 2008. Marrë më 10 gusht 2011.
  6. ^ "SS Lazio draft 2005–06 annual report" (PDF) (në anglisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 10 gusht 2011.
  7. ^ "SS Lazio 2005–06 third quarter report" (PDF) (në anglisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 10 gusht 2011.
  8. ^ "Lazio 3–2 Roma: Derby della Capitale Goes to Lazio, Are Roma's Scudetto Chances Now Really Over?" (në anglisht). Soccerlens.com. Marrë më 28 prill 2010.
  9. ^ "Valon Behrami signs 5-year deal with West Ham United FC" [Valon Behrami firmos një marrëveshje pesë-vjeçare me West Ham United]. whufc.com (në anglisht). West Ham United F.C. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2008. Marrë më 28 prill 2010.
  10. ^ David McIntyre (16 gusht 2008). "West Ham 2–1 Wigan" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 prill 2010.
  11. ^ Andrew McKenzie (23 nëntor 2008). "Sunderland 0–1 West Ham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 prill 2010.
  12. ^ Jonathan Stevenson (1 mars 2009). "West Ham 1–0 Man City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 prill 2010.
  13. ^ Steve Wilson (11 mars 2009). "West Ham's Valon Behrami ruled out for six months" [Valon Behrami i West Ham jashtë për gjashtë muaj] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 19 tetor 2010.
  14. ^ Julian Shea (12 shtator 2009). "Wigan 1–0 West Ham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 maj 2010.
  15. ^ "Hammers too strong for Hull" [Hammers shumë të fortë për Hullin]. whufc.com (në anglisht). West Ham United F.C. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2010. Marrë më 28 prill 2010.
  16. ^ "Transfer round-up: Behrami to Fiorentina" [Merkato: Behrami te Fiorentina] (në anglisht). UEFA. 26 janar 2011. Marrë më 26 janar 2011.
  17. ^ "Behrami departs" [Behrami largohet]. whufc.com (në anglisht). West Ham United F.C. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2011. Marrë më 26 janar 2011.
  18. ^ "Torror para ndeshjes, Napoli fiton Kupën". Panorama Sport. 4 maj 2014. Marrë më 9 maj 2014.
  19. ^ "Napoli fiton Kupën e Italisë, përgjaket Roma (VIDEO)". Gazeta Espress. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2020. Marrë më 9 maj 2014.
  20. ^ "Behrami te Hamburgu për 4.5 mln €, do firmosë për 3 vite". Panorama Sport. 1 gusht 2014. Marrë më 24 tetor 2014.
  21. ^ "Medien: Behrami absolviert Medizincheck in Hamburg". Die Welt (në gjermanisht). 31 korrik 2014. Marrë më 31 korrik 2014.
  22. ^ "Napoli, ceduto Behrami all'Amburgo" [Napoli shet Behramin te Hamburger] (në italisht). S.S.C. Napoli. 2 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 2 gusht 2014.
  23. ^ "Watford sign Valon Behrami from Hamburg" [Watfordi firmos me Valon Behramin nga Hamburgu] (në anglisht). Sky Sports. 11 korrik 2015. Marrë më 11 korrik 2015.
  24. ^ "Swiss midfielder leaves Watford for Udinese" [Mesfushori zviceran lë Watfordin për Udinesen] (në anglisht). BBC Sport. 16 gusht 2017. Marrë më 17 gusht 2017.
  25. ^ "Ottmar Hitzfeld slams Behrami red card" [Ottmar Hitzfeld kritikon Behramin për kartonin e kuq] (në anglisht). BBC Sport. 21 qershor 2010. Marrë më 22 qershor 2010.
  26. ^ "Fifa World Cup 2010 , Group H , Chile , Wins , Switzerland , Port Elizabeth – Oneindia News". News.oneindia.in (në anglisht). 30 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 22 qershor 2010.

Lidhje të jashtme Redakto