Vasile Lupu

prinnc moldav me origjinë shqiptare

Vasile Lupu (1595–1661) ishte një vojvodë në Moldavi midis viteve 1634 dhe 1653. Vasile Lupu, me mbiemrin "ujku", sundoi si një princ i Moldavisë dhe siguroi fronin moldav më 1634 mbas një seri komplikimesh. ai mundi ta mbante atë për njëzet vjet.

Vasile Lupu

Vasile ishte bir i një shqiptari dhe i një trashëgimtare moldave. Ai ishte një administrator me kapacitet dhe një financier brilant dhe shpejt u bë njeriu më i pasur në krishterimin lindor.

Jeta e tij e hershem Redakto

Vendlindja e tij [1][2] quhet Arbanasi, fshat shqiptar në Bullgari.

Sundimi Redakto

 
Portreti Vasile Lupu në murin e Athaeneumit rumun

Megjithëse pranohej haptazi që ishte shqiptar në kohen e tij, dhe kishte mbajtur poste të larte nën sundimin e Miron Barnovschi, Vasile Lupu u zgjodhë princ si shenjë e pranimit nga bojarët vendas dhe si reaksion kundër grekëve dhe levantinëve. Kjo edhe sepse Vasile Lupu kishte drejtuar një kryengritje kundër Alexandru Iliaş dhe pasuesve të tij të huaj.

Ligjet dhe reformat Redakto

Vasile Lupu futi ligjin e parë të kodifikuar të shkruar në Moldavi (1646, publikuar në Iaşi). I njohur si Carte româneascǎ de învăţătură ("libri i të mësuarit rumanisht") ose Pravila lui Vasile Lupu ("Kodi i Vasile Lupu"), dokumenti nuk bie ndesh me traditën bizantine, ka qenë një rishikim i përkthyer i të drejtës zakonore (dhe pothuajse i ngjashëm me ekuivalentin bashkëkohes Vallahian).

Referime Redakto

  1. ^ see Steven Runciman "The Great Church in captivity, edition 3, 1985, 286-7, 341-3, 370
  2. ^ see N. Jorga "Byzance apres Byzance, p.163-81
Parardhësi 
Moise Movilă
Prince/Voivode of Moldavia
1634-1653
Pasardhësi 
Gheorghe Ştefan
Parardhësi 
Gheorghe Ştefan
Prince/Voivode of Moldavia
1653
Pasardhësi 
Gheorghe Ştefan