Vath Koreshi (Lushnjë, 7 maj 1936 - Romë, 3 shkurt 2006) ka qenë shkrimtar, skenarist dhe plolitikan shqiptar.

Vath Koreshi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Në detyrë
18 dhjetor, 1991 – 13 prill, 1992
Paraprirë ngaPreç Zogaj
Pasuar ngaDhimitër Anagnosti
Të dhëna vetjake
U lind më7 maj, 1936
Lushnje, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Vdiq më3 shkurt, 2006
Romë, Itali
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
Punësimimësues, nëpunës

Biografia Redakto

Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1960-1964. Në vitet 1964-1973 punoi si gazetar tek organi "Zëri i Rinisë" dhe më pas, deri më 1977, tek "Drita". Në vitet 1977-1983 punoi si skenarist në Kinostudion "Shqipëria e Re". Deri më 1987 qe shkrimtar në profesion të lirë.

Më 1987 nisi punë si drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më 1991, kur pasoi Preç Zogajn në ofiqin e ministrit të Kulturës. Më 1992 deri më 1995 drejtoi revistën "Art" dhe më pas u bë drejtor i shtëpisë botuese "Onufri".

Në legjislaturën 2001-2005 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste.[1]

Vepra Redakto

Ka shkruar mjaft libra, si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Parlamentit Shqiptar, si dhe ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992.

Tituj të veprave Redakto

  • Kur zunë shirat e vjeshtës - (1964)
  • Dy të shtunat e Suzanës - (1972)
  • Dasma e Sakos - novelë (1980)
  • Rrugë të bardha, skenarist/film (1974);
  • Mars, 1975;
  • Mali mbi kënetë, 1977;
  • Rrugë për larg, 1985;
  • Haxhiu i Frakullës, të cilit herë i është referuar si novelë e herë si roman, Tiranë: Naim Frashëri, 1980;[2]
  • Gjeneral gramafoni, skenarist/ film (1987)
  • Balada e Kurbinit, 1987; si dhe skenarist i filmit.
  • Rekuiem për një grua, 1995;
  • Çafka, 2005


Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 161. ISBN 9789994356225.
  2. ^ Stafasani, Orjela (2018). "Proza e Vath Koreshit (Haxhiu i Frakullës, Ulku dhe Uilli, Një grua me të verdha në pyllin e Buddha-s)". asa.edu.al.