Vendkalimi kufitar Bërnjak
Vendkalimi kufitar Bërnjak është një vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë që ndodhet në fshatin Bërnjak të Komunës së Zubin Potokut.
Gjeografia Redakto
Vendkalimi kufitar ndodhet në luginën e Ibrit, jo larg Liqenit të Ujmanit, në rrugën që lidh Mitrovicën me komunën e Tutinit dhe Novi Pazarit në Sanxhak / Serbinë jugperëndimore. Në Kosovë rruga quhet M-2, ndërsa në Serbi Rruga Federale 31.
Vendkalimi kufitar mban emrin e fshatit Bërnjak, i cili shtrihet pak më në perëndim në anën tjetër të liqenit dhe i përket komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, i cili është i banuar kryesisht nga serbët. Vetë fshati mund të arrihet përmes një ure mbi liqen, e cila është rreth një kilometër më në veri dhe lidh bregun kosovar me bregun serb.
Historiku Redakto
Në korrik të vitit 2011, si pjesë e një mosmarrëveshjeje doganore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qeveria e Kosovës mori nën kontroll pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje në veri të Kosovës. Në mbrëmjen e datës 26 korrik, dhuna u përshkallëzua dhe një turmë e zemëruar e serbëve nacionalistë dhunshëm u vunë flakën dy pikave kufitare. Pas intervenimit të KFOR-it, ata mundën ta qetësonin situatën, por ajo mbeti e brishtë. [1]
Që nga dhjetori i vitit 2012, pikat kufitare Bërnjak dhe Konçul, Merdare dhe Jarinje menaxhohen nga Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Serbisë në anën tjetër. [2][3]
Shih edhe Redakto
Referime Redakto
- ^ Christian Wehrschütz (27 nëntor 2011). "Es brennt im Kosovo". tagesspiegel.de (në gjermanisht). Der Tagesspiegel. Marrë më 24 prill 2017.
- ^ "Kfor räumt Barrikaden". Frankfurter Allgemeine Zeitung (në gjermanisht). 20 tetor 2011. Marrë më 20 tetor 2011.
- ^ Grenzstreit beigelegt