"Water" është një këngë nga këngëtarja jugafrikane Tyla, e publikuar përmes Fax dhe Epic Records më 28 korrik 2023 si kënga kryesore nga albumi i saj debutues EP. Kënga u bë virale me një "sfidë kërcimi" në TikTok,[1] dhe e bëri Tyla-n më jugafrikanen më të re dhe solisten e parë jugafrikane në 55 vjet që hyri në Billboard Hot 100 të SHBA-së, pas këngës së Hugh Masekela-s "Grazing in the Grass" më 1968. Kënga ka arritur në dhjetëshen e parë në Zelandën e Re, Australi, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Jugafrikane, Irlandë dhe në Suedi.
"Water" |
---|
|
Publikimi | 28 korrik 2023 (2023-07-28) |
---|
Zhanri |
|
---|
Gjatësia | 3:20 |
---|
Tekstshkrues |
- Tyla Seethal
- Tricky Stewart
- Ariowa Irosogie
- Samuel Awuku
- Imani Lewis
- Corey Keay
- Rayan El-Hussein Goufer
- Olmo Zucca
- Jackson Paul Lomastro
|
---|
Producer | Sammy Soso |
---|
|
Girl Next Door 2023
|
Water 2023
|
| |
|
Kënga fitoi vëmendje në TikTok në gusht të vitit 2023 kur Tyla filloi të postonte veten duke kërcyer me këngën me koreografi të kërcimtarit jugafrikan Litchi, ku përfshihej tundja e ijeve dhe goditja e këmbëve përpara se të derdhë ujë në shpinë në të njëjtën kohë me tekstin "Make me sweat, make me hotter, make me lose my breath, make me water [shqip: Më bëj të djersitem, më bëj më të nxehtë, më bëj të humbas frymën, më bëj ujë]”.
Performanca komerciale
Redakto
"Water" u bë kënga e parë e Tyla-s që hyri në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku hyri në top 10 në tetor 2023.[2] Kënga debutoi në pozitën 67 në Billboard Hot 100 të SHBA-së në tabelën e datës 14 tetor 2023, duke u bërë kënga e parë e këngëtares në tabelë. Ajo u bë solistja më e re e Afrikës së Jugut dhe e solistja e parë jugafrikane në 55 vjet që hyn në Hot 100, pas "Grazing in the Gras" të Hugh Masekela në vitin 1968.[3]