We Are Scientists (përkthimi: Ne jemi shkencëtar) janë një grup amerikan i rok- dhe indie-muzikës. Anëtarët e bendit janë: Keith Murray, Chris Cain dhe Michael Tapper.

Bendi u themelua në vitin 2000, në kohën kur anëtarët e tij ishin në kolegjet e Claremontit (Claremont Colleges, Claermont, Kaliforni).

We are Scientists kënduan këngën “"Nobody Move, Nobody Get Hurt" më 19 dhjetor 2005 në “Late Show” te David Letterman, kurse këngën "It's a Hit" me 14 mars 2006 në “Late Night” me Conan O'Brien. Gjatë shkurtit 2006 kënga e tyre "The Great Escape" u dëgjua në një reklamë të Lojërave Olimpike Dimërore 2006.

Video-klipet e tyre janë shumë sureale, si p.sh. me ndeshje boksi, apo me sulme ndaj bendit nga persona të veshur si ariu. Dy nga video-klipet e tyre ishin nën regjinë e Akiva Schaffer.

Në vitin 2006 filluan një turne me grupet: Arctic Monkeys, Maximo Park dhe Mystery Jets.

Triviale Redakto

Pamja në albumin e tyre “With Love And Squalor” ishte e rastësishme. Pasi që artisi, i cili u angazhua të zhvillojë atë, e la punën, muzikantët u detyruan ta bëjnë atë vetë. Michael Tapper kishte pranuar të marr e të kujdesej për disa javë për një mace, që një shok i tij kishte gjetur në rrugë. Por nuk e dinin që macja ishte shtatzëne, dhe para se ti jepnin macet e vogla më tutje, ata u fotografuan me tri nga ato, dhe kështu e përdorën këtë foto për album.

Veprat muzikore Redakto

Albumet

  • Safety, Fun, and Learning (in that order) (2002)
  • Bitching! (2003)
  • In Action (2004)
  • The Wolf’s Hour (2005)
  • With Love And Squalor (2005)
  • Crap Attack (2006)
  • Brain Thrust Mastery (2008)
  • Barbara (2010)
  • TV en Français (2014)
  • Helter Seltzer (2016)
  • Megaplex (2018)

Këngë të njohura

  • Nobody Move, Nobody Get Hurt (2005)
  • The Great Escape (2005)
  • It's A Hit (2006)

Lidhje të jashtme Redakto