Wen Jiabao (kinezçe: 温家宝) lindi në shtator të vitit 1942 në qytetin Tianjin. U pranua në prill të vitit 1965 në Partinë Komuniste të Kinës. Filloi punën në shtator të vitit 1967, pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në specialitetin e strukturës gjeologjike të Institutit Gjeologjik të Pekinit. Ai ishte figura e dytë më e madhe pas Hu Jintao gjatë kohës së tij në pushtet në Kinë.Ai ka dalë në pension në vitin 2013, dhe pasardhësi i tij është Li Keqiang.

Wen Jiabao, Kryeministër i Republikës Popullore të Kinës

Jetëshkrimi i Wen Jiabaos Redakto

  • 1960 - 1965 Student i Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Burimeve Minerale pranë Institutit Gjeologjik të Pekinit
  • 1965 - 1968 Student pasuniversitar në specialitetin e strukturës gjeologjike pranë Institutit Gjeologjik të Pekinit
  • 1983 - 1985 Zv. ministër i Gjeologjisë dhe i Burimeve Minerale
  • 1985 – 1986 Zv. drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës
  • 1986 - 1987 Drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës
  • 1987 - 1992 Kandidat për sekretar të Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve të Institucioneve pranë KQ-së së PK të Kinës
  • 1992 – 1993 Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretari i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; drejtor i Zyrës së Përgjithshme të KQ të PK të Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve të Institucioneve pranë KQ-së së PK të Kinës
  • 1993 - 1997 Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës
  • 1997 - 1998 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Zyrës së Sekretarit të KQ të PK të Kinës
  • 1998 - 2002 Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës; sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës; zv.kryeministër i Kinës; sekretar i Komitetit të Çështjeve Monetare të KQ të PK të Kinës
  • 2002 - 2003 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, zv. kryeministër i Kinës; sekretari i Komitetit të Çështjeve Monetare të KQ të PK të Kinës
  • 2003 - 2013Kryeministri kinez
  • 2013-Daljes në pension