Wesley Clark, shq. Vesli Klark (lindur më 23 dhjetor 1944), gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së.

Clarku më 8 Shkurt 2000

Wesley Clark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: "Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë"

Si i ri mbeti pa babë dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Victor Clark. Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Wesley e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare. Është i lindur me 23 dhjetor të vitit 1944. Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX. Clarku është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu, i cili studion në Kaliforni

Veprimtaria Redakto

Gjenerali Clark ka përfunduar Akademinë ushtarake në West PointNew York-ut, si kadeti dhe përfunduar studimet e larta të ekonomisë dhe politikës në OksfordAnglisë në vitin 1966-1968.

Kështu gjatë periudhës së studimeve, Clark-u ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftë, Kolegjin e Komandës së Përgjithshme (për Oficer të njësiteve të blinduara në doktrinën e përgjithshme, të Vëzhguesit si dhe të komandantit të njësive ajrore)

Në vitin 1976-1977 Clark-un e gjejmë si asistent special të drejtorit për buxhet në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së dhe si asistent i profesorit të shkencave Sociale në Akademinë ushtarake të SHBA-ve.

Në luftën e Vietnamit, atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë luftarake në Lai Khe. Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme. Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin Silver Star (ylli i argjendtë).

Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të luftës së ftohtë, Clark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.

Në periudhën 1994-1996 ai ishte përgjegjës për planifikimet e politikës ushtarake te SHBA-ve në botë pran Institutit për Planifikime Strategjike. Gjatë kësaj angazhohet në ngjarjet në Ballkan dhe për këtë qëllim së bashku me Holbrook-un disa herë u takua me liderët e serbëve të Bosnjës për të përgatitur takimin e Dayton-it.

Nga qershori i vitit 1996 deri në korrik 1997, shërben si komandant i forcave të NATO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet.

11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:

  • ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe
  • ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova
  • kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova
  • përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
  • ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosove

Gjatë këtij intervenimi ai futi në përdorim edhe Helikopterët Apache (Apaçi) dhe pregaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.

Tituj të veprave Redakto

Gjatë shërbimit të tij Clark-u ka marr dekoratat si :

  • Servis medal (tre çmime)
  • Silver Star, Legion of Merit (katër çmime)
  • Bronze Star Medal (dy çmime)
  • Meritios Servis Medal (dy çmime)
  • Army Commendation medal (dy çmime)

Mirënjohjet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto