WikiLeaks është një organizatë e re mediatike, pa qellim fitimi prurëse që publikon dokumenta të fshehta nga burime anonime. Website-i i tij u shfaq në 2006 dhe drejtohet nga The Sunshine Press. Brenda një viti nga dalja në internet, WikiLeaks deklaroi një database që ishte rritur në më shumë se 1.2 milion dokumente. Organizata e ka përshkruar veten si të krijuar nga disidentë kinezë, si dhe nga gazetarë, matematikanë dhe teknologë nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, një aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.

WikiLeaks (Screenshot)
Graphic of hourglass, coloured in blue and grey; a circular map of the western hemisphere of the world drips from the top to bottom chamber of the hourglass
Webfaqjawikileaks.ch
KomercialJo
Tipi i faqesArkive dokumentuese
PronariThe Sunshine Press
Krijuar ngaJulian Assange
Lëshuar më4 tetor 2006
Gjendja e tanishmeAktive

WikiLeaks ka fituar disa çmimi e ndërkombëtare, duke përfshirë New Media Award nga Economist, 2008. Në qershor 2009, Wikileaks dhe Julian Assange fitoi UK Media Award te dhënë nga Amnesty International për publikimin në 2008 të "Kenya: The Cry of Blood – Extra Judicial Killings and Disappearances" (Kenia: Lotët e Gjakut), një raport nga Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejta e Njeriut mbi vrasjet e kryera nga forcat policore në Kenia. Në Maj 2010, New York Daily News renditi WikiLeaks të parin ne renditjen website që mund të revolucionarizojnë lajmet. Rusia shfaqi hapur mbështetjen për WikiLeaks dhe Julian Assange, duke dhënë një deklaratë sipas së cilës Assange duhet të marrë Çmimin Nobel.

Në prill 2010, WikiLeaks publikoi një video nga një incident i vitit 2007 ku civilë irakiane dhe gazetarë u vranë nga forcat amerikane, në një website të quajtur Collateral Murder. Në korrikun e të njëjtit vit, Wikileaks publikoi Ditarët e Luftës në Afganistan, një dosje me më shumë se 76, 900 dokumenta për Luftën në Afganistan të pa publikuara më para në publik. Në tetor, grupi lëshoi një pako me 400.000 dokumenta të quajtura Ditarët e Luftës në Irak. Në nëntor 2010, Wikileaks filloi publikimin dokumentave diplomatike të Departamentit të Shtetit Amerikan.

WikiLeaks u lëshua fillimisht si një faqe wiki të redaktueshme nga përdoruesit, por ka shkuar drejt një faqeje tradicionale me model publikimi, dhe nuk pranon më komente nga përdoruesit apo redaktime. Faqja është e përdorshme në servera të shumtë dhe faqe të ndryshme.

Historia Redakto

Domeini wikileaks.org u regjistrua në 4 tetor 2006. Faqja publikoi dokumentin e tij të parë në dhjetor 2006. Organizata e ka përshkruar veten si të krijuar nga disidentë kinezë, si dhe nga gazetarë, matematikanë dhe teknologë nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, një aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.

Krijuesit e WikiLeaks nuk janë njohur formalisht. Që nga janari 2007 WikiLeaks është përfaqësuar publikisht nga Julian Assange dhe të tjerë. Assange e ka përshkruar veten e tij si pjesë e bordit këshillues të WikiLeaks. Disa lajme tek The Australian e kanë quajtur Assange si krijuesin e WikiLeaks. Sipas revistës Wired, një vullnetar tha se Assange e ka përshkuar veten e tij në një bisedë private si "zemra dhe shpirti i organizatës, krijuesi, filozofi, organizuesi, financieri, dhe të gjitha të tjerat". Nga qershori 2009, faqja numëronte mbi 1.200 vullnetarë të regjistruar dhe kishte një listë me bordin këshillues që përmbante Julian Assange, Phillip Adams, Wang Dan, C. J. Hinke, Ben Laurie, Tashi Namgyal Khamsitsang, Xiao Qiang, Chico Whitaker dhe Wang Youcai. Pavarësisht paraqitjes në listë, i kontaktuar nga revista Mother Jones në 2010, Khamsitsang tha se ndërkohë që kishte marrë një e-mail nga WikiLeaks, ai kurrë nuk kishte pranuar të ishte pjesë e bordit.

WikiLeaks deklaron se "qëllimi i tij kryesor është ekspozimi i regjimeve shtypëse në Azi, ish-bllokut Sovjetik, Sub-Saharasë dhe Lindjes së Mesme, por ne gjithashtu jemi në shërbim të popujve të të gjitha rajoneve të cilët duan të ekspozojnë sjelljen joetike të qeverive dhe korporatave."

Arrestimi i Assange Redakto

 
Julian Assange, përfaqësuesi i WikiLeaks

Faqja elektronike WikiLeaks njofoi se do të vazhdojë botimin e dokumenteve sekrete diplomatike amerikane, megjithë arrestimin në Britani të themeluesit të saj Julian Assange. Në një informacion të shpërndarë me Twiter, WikiLeaks njofton se arrestimi i Xhulian Asanzh nuk do të ndikojë në operacionet e grupit dhe sipas njoftimit WikiLeaks do të nxjerrë sonte më shumë shkëmbime diplomatike se zakonisht.

Themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh u arrestua në Britani në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Suedia.

Asanzh kërkohej për t’u marrë në pyetje në Suedi rreth akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual, akuza që ai i mohon. Akuzat janë ngritur nga dy gra që ai takoi në Suedi në muajin gusht dhe nuk kanë të bëjnë me nxjerrjen e dokumenteve diplomatike. Por avokatët e tij thonë se akuzat për abuzim seksual janë një “manovër politike”.

Avokatët e tij kanë thënë se ai do të luftojë kundër ekstradimit në Suedi nga frika se mund t’u dorëzohet autoriteteve në Shtetet e Bashkuara.

Asanzh është themelues i faqes WikiLeaks, e cila ka botuar në Internet rreth 250 mijë kabllograme të sekreteve diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i kësaj faqeje tha se arrestimi i zotit Asanzh nuk do të ndryshojë planet për publikimin e dokumentave të tjera.

Para arrestimit të tij, WikiLeaks publikoi disa hollësi rreth memorandumeve diplomatike, në të cilat thuhet se NATO hartoi plane ushtarake për të mbrojtur vendet baltike kundër një sulmi rus pas konfliktit të Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Gazeta Guardian shkruan se memorandumet nxjerrin në dritë plane sekrete për të mbrojtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat ishin hartuar në selinë e NATO-s në Bruksel me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.