Santa Klausi në një vizatim të vjetër

... Santa Klausi ose Shën Nikolla lindi në shekullin e III në Patara, një port i rëndësishëm në jug të bregdetit që njihet aktualisht sot si Turqia dhe paraqitja e jashtme u përcaktua përfundimisht gjatë fushatës së famshme të marketingut të Coca-Colës në vitin 1931 kur Babagjyshi i Krishtlindjeve u shfaq më në fund me një kostum të kuq të rrethuar me pellush të bardhë dhe mbërthyer me një rrip të gjerë ?

... Lini si fshat turistik i përket komunës Udënisht dhe ndodhet poshtë Qafës së Thanës, mbi një gadishull të vogël me dalje direkt në liqen ?

... Dom Anton Zogaj nga Kthella e Mirditës qe sekretar i Arqipeshkvit dhe famullitar i Durrësit ?

... bukuroshja shqiptare e Kosovës Agnesa Vuthaj përveç që ishte e përkushtuar për bukurinë dhe pistat e modës është e përkushtuar edhe për çantat të cilat janë të domosdoshme në jetën e një gruaje ?

... tabloja "Origjina e botës" që paraqet seksin e një femre e piktorit realist francez të shekullit të 19-të Gustave Courbet sipas studjuesve Luan Rama dhe Eleni Laperi ishte pikturuar enkas sipas porosisë së diplomati otoman me origjinë shqiptare Halil Sherif Pashës kurse për disa të tjerë është pjesë e prerë nga një tablo për të cilën ka pozuar modelja dhe mikja e Kurbèsë Joana Hifernan ?

... boksieri Shqiptar Jurgen Uldedaj fitoi medaljen e artë në në turneun "A.Agalamov Cupa 2014″ në Baku të Azerbajxhanit, pasi mundi njerin pas tjetrit, kampionët e Egjiptit, Uzbekistanit dhe në finale edhe kampionin e Ukrainës ?

... Gjergj Karaiskaqi personalitet arvanitas i pavarsisë në Greqi ishte kaçak kur u kap rob nga ushtarët e Ali Pashë Tepelenës i cili i fali jetën Gjergj Karaiskaqit dhe e ngriti si njërin nga njerëzit më të besuar të tij ?

... Muzeu Arkeologjik i Durrësit një nga atraksionet turistike të qytetit shpejt do të vihet në dispozicion të turistëve të huaj dhe vendas tërësisht i rehabilituar ?