Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Me përjashtim të disa faqeve të mbrojtura, çdo faqe ka një link që thotë "redakto", që ju lejon të redaktoni faqen ose artikullin që jeni duke e lexuar. Kjo është karakteristika më themelore e Wikipedisë, dhe ju lejon të përmirësoni ose të shtoni fakte tek një artikull. Nëse shtoni informacion tek një faqe, ju lutemi tregoni burimin, sepse faktet pa burime mund të largohen.

Shkoni tek Livadhi dhe klikoni "redakto". Kjo do të hapë një dritare të redaktimit me wikikodin (tekstin) e saj. Shtoni diçka sipas dëshirës, p.sh. "Tung Botë!" pastaj ruani ndryshimet dhe shikoni çfarë keni bërë! (Shënim: jo në këtë faqe)

Parapamja

Përshkrimi i redaktimit
Përshkrimi i redaktimit

Një karakteristikë e rëndësishme për ta përdorur është butoni Parapamje. Provoni të bëni një redaktim në Livadhi, dhe pastaj shtypni Parapamje në vend të Kryej ndryshimet. Kjo ju lejon të shihni si do të jetë faqja pas redaktimit tuaj, para se ta ruani atë. Ne të gjithë gabojmë; kjo ju lejon t'i gjeni ato. Duke përdorur Parapamje para se të ruani ndryshimet gjithashtu ju lejon të bëni ndryshime në redaktimin tuaj pa e mbushur historikun e faqes dhe ka një numër avantazhesh. Megjithatë, mos harroni t'i ruani ndryshimet pas parapamjes!

Përshkrimi i redaktimit

Para se të shtypni "Kryej ndryshimet", konsiderohet sjellje e mirë të shtoni një shpjegim të sjellshëm të ndryshimeve tuaja në kutinë që thotë "Përmbledhje" mes kutisë së redaktimit dhe butonave "Kryej ndryshimet" dhe "Parapamje". Mund të jetë mjaft praktike, për shembull nëse shkruani "drejtshkrimi" në këtë kuti, të tjerët do të kuptojnë që ju thjesht keni bërë një përmirësim të vogël drejtshkrimor, ose ndonjë ndryshim tjetër të vogël. Gjithashtu, nëse ndryshimi që keni bërë është i vogël, si një përmirësim i shenjave të pikësimit etj., mos harroni të shtypni kutinë "Ky është një redaktim i vogël" (kjo është e mundur vetëm nëse jeni identifikuar (kyçur në llogarinë tuaj)).

Eksperimentoni në Livadh
Në vazhdim: Formatizimi