Wikigap 2022 Redakto

Së bashku ne mund të ngushtojmë hendekun gjinor në internet! Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet vullnetarisht dhe ka potencialin t’i japë ngjyra këndvështrimit tonë për botën. Si në shoqërinë tonë ashtu edhe në Wikipedia ka një pabarazi të madhe gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël se informacioni për burrat dhe djemtë. Në Wikipedia-n shqipe, hendeku gjinor është edhe më i madh. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh. Ne duam ta ndryshojmë këtë! Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2022, grupi shqiptar i Wikipedian-ëve organizon eventin #WikiGap #GenderGap mbi gratë shqiptare në Wikipedia. Eventi organizohet me mbështetjen e ambasadës suedeze në Tiranë dhe Prishtinë.

Kush mund të marrë pjesë? Të gjithë të rinjtë, studentët dhe aktivistët e rinj që duan të kontribuojnë në ngushtimin e hendekut gjinor në internet dhe forcimit të figurës së gruas në enciklopedinë e Wikipedia-s. Inkurajojmë pjesëmarrjen e vajzave, të rinjve nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi ndryshe, të rinjtë LGBTI, romë & egjiptianë etj. Ky event do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Wikigap në Shqipëri Redakto

  • Eventi i parë është më 26 shkurt në orën 11:30 online këtu. Në këtë ditë do të bëjmë trajnimin e pjesëmarrësve.
  • Eventi i dytë do të organizohet javën e dytë të marsit dhe do të ndodhë pranë ambasadës suedeze në Tiranë.
Detaje Redakto
  1. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.
  2. Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.
  3. Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj biografikë për gratë dhe vajzat.
  4. Redaktorët do të marrin dhurata për kontributin e tyre.

Wikigap në Kosovë Redakto

Fushata do ndahet në dy pjesë:

  • Trajnimi online që do të mbahet më datë 5 mars në ora 12:00 këtu. Në këtë ditë do bejmë trajnimin e pjesëmarrësve.
  • Edit-a-thona që do të organizohet më datë 8 mars dhe do të mbahet në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.
Detaje Redakto
  1. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.
  2. Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.
  3. Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj biografikë për gratë dhe vajzat.
  4. Redaktorët do të marrin dhurata për kontributin e tyre.

Kontakti Redakto

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter dhe Instagram.

Organizatorët Redakto

Wikimedians of Albanian Language UG

 

Mbështetës Redakto

Ambasada Suedeze në Tiranë

Ambasada Suedeze në Prishtinë