Xhamia e Marashit e njohur edhe si Xhamia e Maksut Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në qytetin e Prizrenit.[1]

Historiku Redakto

Xhamia e Marashit daton nga shekulli XVII, sipas disa të dhënave të përafërta është ndërtuar në vitin 1641. Atë e ka ndërtuar Maksud Pasha , një vali(guvernator) i njohur i asaj kohe që ka lënë vakëfe(donacione) të shumta bamirëse.

Për xhamin dhe ndërtuesin e saj, Maksut Pasha, në Kronikën e tij Mehmet Tahir efendiu ka shkruar:” Ka ndërtuar një xhami tek ne, të këndshme , të zbukuruar, dhe e ka gjallëruar me shumë vakëfe në qytetin tonë”[1].

Viteve 90 ta në saje të koordinimit të punëve nga imami i saj Muharem ef. Haxhiu është kryer renovimi i tërësishëm i xhamisë dhe mund të them lirisht së është xhamia e bukur, e pastër dhe me një oborr të rrallë që me të vërtet paraqet një kopsht të bukur plot me lule që radhë kemi nëpër xhami tjera ekzistuese. Xhamia e Maksut Pashës gjendet pran lumit Lumbardh të Prizrenit, në mahallën më të vogël të Prizrenit, të quajtur të Marashit, përndryshe në popull kjo xhami njihet me emrin xhamia e Marashit.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ http://www.mediaelire.net/lajm/5566/xhamia-e-maksud-pashes-marashit/
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Xhamia e Marashit.

Lidhje të jashtme Redakto