Xhejlane Godanci lindi me 12 Qershor 1967Prishtinë. Ka mbaruar aktrimin në Fakultetin e Arteve (klasa e Enver Petrovcit) në Prishtinë. Aktualisht është aktore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Interpretimi në serialin televiziv Familja Moderne Redakto

Ajo sot konsiderohet si një ndër aktoret më të famshme në Kosovë. Ajo ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ajo luan rolin e Buqes (Burbuqe Ilazi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i saj, një fqinje që merret me punët e huaja e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Xhejlanja në rolin e Buqes dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i saj mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e saja.

Rolet në teatër Redakto

  • Kufiri me atdhe
  • Dëshmitari kryesor
  • Profesor 2
  • Iluzionet e dashurisë
  • Cilën ta zgjedh
  • 7 ngjyra lamtumirë
  • Rikardi III
  • Katër epoletat
  • Maturantët
  • Karrigat
  • Stjuardesat
  • Picrraku
  • Llampa magjike e Aladinit
  • Një minak për nipin Mak
  • Dhoma katër me tre
  • Princesha Zobeidë
  • Konkursi
  • Kësulëkuqija
  • Rosak Baltaku
  • Përralla me lara
  • Minuku lozanjar
  • Kënga si dhuratë

Role në filma artistik dhe televiziv Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.