Xhelal Staravecka (Staraveckë, 22 mars 1912 - Paris, 1975) ka qenë xhandar, pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit dhe partizan shqiptar.

Biografia Redakto

U lind në Staraveckë të Skraparit, në gjirin e familjes Bala. Pas pushtimit të jugut, grekët ia dogjën shtëpinë dhe i vranë disa pjesëtarë të familjes. Pjesa e mbetur u vendos në KrapsFierit.

Nisi shkollën fillore në Fier e më pas gjimnazin, pastaj “Shkollën Mbretnore Ushtarake” në Tiranë. Më 1930-1934 kreu Kolegjin e lartë Ushtarak në Napoli, Itali. Një vit më pas nisi aktivitetin politik, duke marrë pjesë si protagonist në kryengritjen e Fierit, 14 korrik 1935. Më 16 shtator 1935 u dënua me vdekje për pjesëmarrjen në kryengritje, ku dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm.

Merr pjesë në luftën e parë kundër fashizmit në Radësh të Skraparit. Bëhet iniciator dhe protagonist për çlirimin e Çorovodës, qendër e Skraparit dhe krijon çetën partizane të komanduar prej tij. Më 9 dhjetor 1942 riçliron Çorovodën. Merr pjesë në beteja të shumta, duke qenë protagonist i çlirimit nga pushtuesit i disa prej krahinave në Skrapar, Berat, Korçë, Përmet, Fier, Kolonjë.

Në gusht 1943: takim me Enver Hoxhën për krijimin e Brigadës së parë partizane. Pas disa ngjarjeve të rënda me përfaqësuesit jugosllavë në Partinë Komuniste, i lindin dyshimet e para për rolin negativ të tyre. Më 11 nëntor 1943 mori vendimin përfundimtar për shkëputje nga Partia Komuniste dhe lufta e saj partizane. Është i pari që denoncoi publikisht përmes trakteve të shkruara dhe publikuara, ndërhyrjen flagrante të jugosllavëve në veprimtarinë e PKSH.

Përpjekje të dështuara për t’u larguar nga Shqipëria përmes Greqisë dhe Kosovës por përfundoi në Vjenë e më pas në Itali. Arrestohet nga policia italiane për shkak të veprimtarisë antifashiste në Shqipëri. Në shkallën e parë u dënua me burgim të përjetshëm. Në dhjetor 1966 në moshën 54 vjeç përfundoi librin me kujtime historike të periudhës 1912-1966.

Vdes në maj 1975 në Paris.[1]

Referime Redakto

  1. ^ "Kujtimet e Staraveckës: Si e kam njohur Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun". Mapo. 5 mars 2012. Marrë më 14 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]