Xhelal Tafaj numeron rreth 60 role ne teater, duke nisur me rolin e tij pare, SPARTI, ne dramen “Deshtimi I nje kryqezate”. Pas ketij roli pasuan e pasojne edhe mjaft role te tjere si :

  • Lugajanet,
  • Te jesh 20 vjec,
  • Kartela e verdhe,
  • Telefoni i nje mesnate
  • Lindja e nje burri,
  • Nete tragjik amerikane,
  • Viti I pare kuq e zi,
  • Shi ne plazh,
  • Lojtari nr 10.
  • Martesa
  • Ylli pa emer.

Krahas teatrit ai luan dhe ne filmat :

  • Tomka dhe shoket e tij – Antonio,
  • Fationi – ne filmin Mysafiri,
  • Ndreca – Ceta e vogel,
  • Artani – Nje ndodhi ne port,
  • Urani – Shoke te nje skuadre etj.
  • Kenge dashurie me korbat
  • Trokitje ne dyert e dhimbjes,
  • Nemesis,
  • Babai,
  • Hotel Ballkan,
  • Nuk paguajme,
  • Te jesh nene, pjese me te cilen ne vitin 2006, ai nderohet me cmimin Aktori me I mire ne Festivalin e Teatrit Shqiptar Mbareshqiptar ne Maqedoni me rolin e Alfredit.
  • Vozhevatovi ne dramen Vajza pa prike,
  • Stomili ne tragjikomedine Tango nje rol qe do te mbahet mend gjate,
  • Ana Kristi
  • Séance e jashtezakonshme ne Parlament.

Ne prill te vitit 2010 nderohet nga Presidenti i Republikes,Bamir Topi,me dekoraten Naim Frasheri I Arte.

Tomka dhe shokët e tij (1977) Viti: 1977 Regjisor: Xhanfize Keko Aktorët: Sotiraq Cili, Zehrudin Dokle, Pavlina Oca, XHELAL TAFAJ, Enea Zhegu,Herion Mustafaraj, Genci Mosho, Artan Puto, Selma Sotirllari, Fluranc Ili

Mysafiri (1979) Regjisor: Hysen Hakani

Aktoret:Xhelal Tafaj, Stavri Shkurti, Esma Agolli,Thimi Filipi,Ndrek Luca,Pandi Siku,Petraq Xhillari,Liri Lushi,Lazër Vlashi,Spiro Urumi,Zhani Ziçishti,Lec Vuksani,Dhurata Sefa,Frederik Fistani.

  Ceta e vogel  Viti 1979Regjia: Mark Topallaj

Aktore: Xhelal Tafaj, Ymer Balla Dashnor, Zyberi etj. Bazuar në ngjarjet e vërteta të heronjve të Vigut pesë shokëve luftëtarë të ekzekutuar nga Germanët në veri të Shqipërisë gjtaë luftës së Dytë Botërore. Filmi “Çeta e vogël” është çensuruar dhe më pas e xhiruar në një version tjetër.

  Një ndodhi në port (1980)Regjisor: Hysen Hakani

Aktoret:Violeta Dede,Thimi Filipi,Vangjel Heba,Demir Hyskja,Mirush Kabashi,Xhelal Tafaj,Agim Shuke,Spiro Urumi

 Shokë të një skuadre (1984)Aktoret: Joni Kraja, Altin Satka and Xhelal Tafaj,Rezana Çeliku,Petraq Mariani,Elida Janushi,Shkëlqim Daja,Gazmend Gjoka.

Aktori durrsak vlerësohet për 35 vitet e karrierës në skenën e “Aleksandër Moisiut” Këtë fundjavë, artistë, pushtetarë dhe qytetarë durrsakë janë mbledhur dhe uruar së bashku aktorin Xhelal Tafaj, për urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, i akorduar nga Presidenti i Republikës. Artisti durrsak është vlerësuar për 35 vitet e karrierës në skenën e “Aleksandër Moisiut”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë emra të njohur të skenës dhe kinematografisë, si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, të cilët kanë uruar aktorin për këtë nderim. Xhelal Tafaj është një nga emrat më të spikatur të teatrit profesionist të Durrësit, institucion me të cilin ndan të njëjtin numër vitesh, 57. Ai numëron rreth 60 role në teatër dhe shumë të tjera në kinematografi. Ndër rolet e tij të spikatura renditen ato në komedinë “Shi në plazh”, “Martesa”, “Ylli pa emër”, “Nemesis”, “Shtëpia e lepujve”, “Këngë dashurie me korbat”, rolet në filmat “Shokë të një skuadre”, “Mysafirët”, “Kronika e një nate”, “çeta e vogël”, “Një ndodhi në port” etj. Kolegë dhe të afërm ndanë me të emocionet e një vlerësimi që vjen si rezultat i kontributit, përkushtimit dhe korrektësisë në ushtrimin e profesionit të aktorit. Aktori i mirënjohur, Birçe Hasko, njëkohësisht pedagog i Xhelalit dhe djalit të tij, duke qeshur tha se këtë herë do t’i rezervonte ish-studentit të vet dhe kolegut një vërejtje të parë: “Ai nuk të lë shteg t’i bësh vërejtje”. Vlerësime mori edhe nga aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti, ndërsa regjisori Haxhi Rama tha: “Xhelali që herët ishte në kërkim të vetes së tij në art. Ai e nisi rrugën e tij si violinist, provoi dhe si këngëtar e më pas në Teatrin e Kukullave, për të qëndruar gjatë si aktor, aty ku dhe gjeti veten”. Ndërsa ministri i Kulturës dhe njëkohësisht deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, duke përshëndetur aktorin në këtë çast të rëndësishëm të jetës, tha se ndonëse ai ka luajtur ndër të tjera dhe në shfaqjet “Ylli pa emër” dhe “Vajza pa prikë”, “Xhelalin e kemi me emër dhe shumë prikë”. Xhelal Tafaj lindi në Tiranë, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të së ëmës, familja vendosi që ai të rritet në Durrës në familjen e tezes së vet që në moshën 1-vjeçare. Një vit më pas ngel jetim nga e ëma dhe jeta e tij lidhet përfundimisht me Durrësin. Në gusht të vitit 1976, ai emërohet si aktor i teatrit profesionist “Aleksandër Moisiu”, në skenën e të cilit ishte ngjitur më parë si amator. Që atëherë ai nuk është shkëputur nga skena dhe kur në vitet ‘90 mori poste drejtuese në departamentin e kulturës në bashki dhe si drejtor i Pallatit të Kulturës disa vite më vonë. Në mbyllje të ceremonisë që u shoqërua dhe me tingujt muzikorë në violinë të së bijës Romina, Xhelal Tafaj, i emocionuar pranoi se ishte një mbrëmje krejt e veçantë për të dhe se vlerësimin e ndante me familjaret dhe të gjithë kolegët e tij,pasi “teatri është art kolektiv”.