Xhuliano Skuka (lindur më 2 gusht 1998) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin francez Metz dhe kombëtaren shqiptare.[1]

Xhuliano Skuka
Të dhënat vetjake
Emri i plotëXhuliano Skuka
Datëlindja (1998-08-02) 2 gusht 1998 (25 vjeç)
VendlindjaDibër, Shqipëri
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Metz
Numri11
Karriera me të rinjtë
Metz
Korabi
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–2021Korabi73(37)
2021–2022Dinamo13(1)
2022–2023Partizani20(9)
2023–Metz1(0)
Karriera ndërkombëtare
2022–Shqipëria4(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 31 janar 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2022

Karriera me klube Redakto

Korabi Redakto

Skuka e nisi karrierën e tij si profesionist në sezonin 2017–18 si lojtar i KorabitKategorinë e Parë.[2] Ai debutoi zyrtarisht më 16 shtator në humbjen 4–1 në transfertë kundër Erzenit, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues.[3] Ai u aktivizua dhe në gjashtë ndeshje të tjera gjatë fazës së parë të sezonit, duke mos e gjetur rrugën e rrjetës.

Më 1 shtator 2018, Skuka firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, duke nënshkruar me Korabin deri në qershor 2021.[4] Ai fitoi vendin në formacionin titullar gjatë sezonit 2018–19. Ai shënoi golin e parë si profesionist më 6 tetor 2018 në barazimin 2–2 në transfertë kundër Ilirisë.[5] Ai shënoi tregolshin e parë në karrierë më 2 shkurt 2019 në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Veleçikut.[6] Skuka e mbylli sezonin e tij të parë të plotë te Korabi duke shënuar 11 gola në 24 ndeshje në kampionat. Ai gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e raundit të parëKupës së Shqipërisë, duke bërë debutimin e tij në këtë kompeticion, por Korabi u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 2–1 nga Kastrioti.[7][8]

Skuka u përmirësua ndjeshëm në sezonin 2019–20, duke shënuar 12 gola në vetëm 20 ndeshje në Kategorinë e Parë. Ai shënoi dy golat e parë të sezonit në formën e një dopiete në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Veleçikut.[9] Me rifillimin e futbollit pas ndalesës për shkak të Pandemisë së COVID-19, Skuka do të shënonte një dygolësh në barazimin 2–2 kundër Besëlidhjes më 28 qershor,[10] e cila u pasua me një tjetër dygolësh në suksesin kundër Erzenit më 11 korrik.[11] Ai shënoi golin e fundit për këtë sezon më 18 korrik në një tjetër barazim kundër Besëlidhjes.[12]

Skuka e nisi sezonin e tij të katërt me Korabin më 4 nëntor 2020 duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes kundër Orikut.[13] Tetë ditë më vonë, në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër kampiones në fuqi të Kategorisë Superiore Tiranës, Skuka shënoi golin e fitores të ekipit të tij në minutën e 119të në kohën shtesë, duke i shkaktuar një eliminim surprizë kryeqytetasve që bëri bujë në mediat sportive shqiptare.[14][15][16] Kjo gjë solli edhe shkarkimin e trajnerit të Tiranës Emmanuel Egbo.[17]

Më 21 nëntor, Skuka shënoi një tregolësh në fitoren 4–0 kundër Vorës në shtëpi.[18] Në ndeshjen e kthimit në transfertë, ai shënoi plot katër gola duke i dhënë ekipit një fitore bindëse 5–1.[19] Kjo ishte hera e parë që ai shënonte katër gola në një ndeshje. Skuka e mbylli sezonin me 14 gola në 22 ndeshje në Kategorinë e Parë, si dhe tre ndeshje dhe dy gola në kupë. Pavarësisht performancave të tij të mira përgjatë sezonit, Korabi nuk arriti dot të ngjitej në Kategorinë Superiore.

Dinamo Redakto

Më 30 qershor 2021, Skuka u prezantua si lojtari i ri i Dinamos; Korabi arriti të mbante 10% të kartonit të tij.[20]

Skuka bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore më 12 shtator në fitoren 2–0 kundër Kastriotit në javën e parë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Stephen Chinedu.[21] Ai shënoi golin e tij të parë me Dinamon në ndeshjen e tretë, në një humbje 6–3 kundër VllaznisëShkodër; ai sërisht u aktivizua si zëvëndësues.[22][23]

Më 3 nëntor, Skuka i shënoi sërisht Tiranës në kupë, duke udhëhequr Dinamon drejt një fitoreje 2–0 në Air Albania Stadium në ndeshjen e parë të raundit të dytë.[24] Ai luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e kthimit, dhe pavarësisht se Dinamo u mposht 2–0, ata u kualifikuan pasi fituan nga gjuajtjet e penalltive, duke i shkaktuar Tiranës eliminimin në raundin e dytë për të dytin sezon rresht.[25][26]

Ai luajti 13 ndeshje në kampionat gjatë fazës së parë të sezonit, duke shënuar një gol. Gjatë kohës së tij te Dinamo, Skuka shpesh herë u aktivizua si zëvëndësues dhe luajti si sulmues anësor, duke bërë që mesatarja e tij e shënimit të binte ndjeshëm.[27]

Partizani Redakto

Më 6 janar 2022, Skuka u transferua te klubi tjetër i kryeqytit Partizani, duke u larguar nga Dinamo pas vetëm gjashtë muajsh. Ai firmosi një marrëveshje deri në qershor 2022.[28] Ai debutoi dhjetë ditë më vonë në ndeshjen kundër EgnatiasRrogozhinë, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0 të Partizanit.[29]

Më 10 shkurt, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, Skuka shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër ish ekipit të tij Dinamos, duke i eliminuar nga kompeticioni dhe duke dërguar Partizanin në gjysëm-finale.[30] Ai vendosi të mos festonte golin e shënuar.[31] Në përballjen gjysëm-finale kundër Vllaznisë, Skuka nuk shënoi në ndeshjen e parë, kurse në të dytën ishte i vetmi lojtar i Partizanit që humbi penalltinë në gjuajtjet e penalltive, duke i shkaktuar Demave të Kuq eliminimin.[32]

Skuka e nisi sezonin e ri 2022–23 më 7 korrik duke debutuar në Ligën e Konferencës së Evropës; ai luajti 74 minuta në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues kundër Saburtalos dhe asistoi golin e fitores të Partizanit.[33] Në ndeshjen e kthimit, Partizani u mposht 1–0 pas kohës së rregullt dhe shtesës, duke e dërguar ndeshjen në gjuajtjet e penalltive; Skuka shënoi në tentativën e tij, megjithatë Partizani humbi 5–4 dhe u eliminua nga kompeticioni.[34][35]

Skuka ishte protagonist në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore, duke shënuar në minutën e 97të golin e dytë të fitores 2–1 kundër Egnatias në transfertë.[36] Në dy javët e ardhshme, ai do të shënonte golat e fitores respektivisht kundër Laçit dhe Bylisit,[37][38] me Partizanin që i fitoi të dyja ndeshjet me rezultatin 1–0, si dhe mori kreu e renditjes me nëntë pikë.[39]

Më 28 shtator 2022, Skuka firmosi një kontratë të re deri në vitin 2025.[40]

Metz Redakto

Më 23 janar 2023, Skuka u prezantua si lojtari i ri i MetzLigue 2, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2026.[41] Klubi francez pagoi 1.4 milion € për transferimin e tij, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Kategorisë Superiore; gjithashtu Partizani mbajti 20% të kartonit të tij.[42]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Më 20 tetor 2022, Skuka u ftua për herë të parë në kombëtaren shqiptare si një nga lojtarët e shumtë të Kategorisë Superiore nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.[43] Ai debutoi gjashtë ditë më vonë duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 47të në vend të Redon Xhixhës, me Shqipërinë që barazoi 1–1.[44] Skuka shënoi golin e parë me ekipin kombëtar më 19 nëntor në fitoren 2–0 Armenisë; kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në vitin 2022 si dhe e para pas dhjetë ndeshjesh.[45]

Profili i lojtarit Redakto

Skuka konsiderohej si një talentet më premtues të Korabit dhe Kategorisë së Parë në vitet e para të tij si futbollist.[14] Pozicioni i tii i preferuar është qëndër-sulmues. Gjatë periudhës së tij te Dinamo, Skuka u aktivizua si anësor i djathtë, si dhe trajneri i vendosi detyra mbrojtëse, duke bërë që mesatarja e tij e shënimit të pësonte rënje.[46]

Skuka është një lojtar i cili shquhet për shpejtësinë, aftësinë për të shënuar gola si dhe dhe pozicionimin në fushën e lojës.[46] Ai gjithashtu njihet si një gjuajtës i saktë i penalltive.[47]

Dorian Bylykbashi, ish futbollist i Partizanit, e ka krahasuar Skukën me Daniel Xhafajn, golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e Kategorisë Superiore.[48]

Jeta personale Redakto

Përveç pasaportës shqiptare, Skuka gjithashtu zotëron pasaportën franceze.[49]

Statistikat e karrierës Redakto

Redaktuar më 2 tetor 2022[50]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Korabi 2017–18 Kategoria e Parë 7 0 0 0 7 0
2018–19 24 11 2 0 26 11
2019–20 20 12 1 0 21 12
2020–21 22 14 3 2 25 16
Gjithsej 76 39 3 0 79 39
Dinamo 2021–22 Kategoria Superiore 13 1 4 1 17 2
Partizani 2021–22 Kategoria Superiore 20 9 4 1 24 10
2022–23 6 3 1 0 2[a] 0 9 3
Gjithsej 26 12 5 1 2 0 33 13
Gjithsej karriera 112 50 15 4 2 0 129 54
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës

Referime Redakto

  1. ^ "Xhuliano Skuka". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 27 maj 2020.
  2. ^ "Xhuliano Skuka, sulmuesi dibran që Vllaznia tentoi ta merrte në verë". Shkodra Sport. 17 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2022. Marrë më 4 tetor 2022.
  3. ^ "Erzeni Shijak vs. Korabi Peshkopi 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 shtator 2017. Marrë më 4 tetor 2022.
  4. ^ "Xhuliano Skuka firmos për 3 vite me Korabin". KS Korabi. Facebook. 1 shtator 2018. Marrë më 6 tetor 2022.
  5. ^ "Iliria Fushë-Krujë vs. Korabi Peshkopi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 tetor 2018. Marrë më 5 tetor 2022.
  6. ^ "Korabi Peshkopi vs. Veleçiku Koplik 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 2 shkurt 2019. Marrë më 5 tetor 2022.
  7. ^ "Korabi Peshkopi vs. Kastrioti Krujë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 12 shtator 2018. Marrë më 5 tetor 2022.
  8. ^ "Kastrioti Krujë vs. Korabi Peshkopi 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2018. Marrë më 6 tetor 2022.
  9. ^ "Korabi Peshkopi vs. Veleçiku Koplik 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2019. Marrë më 6 tetor 2022.
  10. ^ "Besëlidhja Lezhë vs. Korabi Peshkopi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 qershor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  11. ^ "Korabi Peshkopi vs. Erzeni Shijak 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 11 korrik 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
  12. ^ "Korabi Peshkopi vs. Besëlidhja Lezhë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 korrik 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
  13. ^ "Korabi Peshkopi vs. Oriku 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  14. ^ a b "Eliminoi Tiranën me golin e tij, Xhuliano Skuka, një zbulim i Korabit. Në janar mund të…". Panorama Sport. 13 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  15. ^ "Eliminoi Tiranën me gol në minutën e 118, flet Skuka: S'e dija as që do të luaja, por eliminova bardheblutë". Panorama Sport. 13 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  16. ^ "Tronditja e madhe në Kupën e Shqipërisë/ Korabi i Dalipit eliminon me 10 lojtarë Tiranën, Dinamo nxjerr Bylisin". Sport Ekspres. 12 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  17. ^ "Korabi eliminon Tiranën/ Shkarkohet trajneri Egbo, Partizani mund Apoloninë dhe kualifikohet". top-channel.tv. 12 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
  18. ^ "Korabi Peshkopi vs. Vora 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2020. Marrë më 7 tetor 2022.
  19. ^ "Kategoria e Parë, "Play-Off"/ 21 gola në 4 ndeshje! Burreli e mbyll në vendin e dytë, Skuka shpërthen me "poker". Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)". Panorama Sport. 15 maj 2021. Marrë më 6 tetor 2022.
  20. ^ "Zyrtare/ Dinamo blen bomberin e Kategorisë së Parë, prezantohet sulmuesi Skuka". Panorama Sport. 30 qershor 2021. Marrë më 4 tetor 2022.
  21. ^ "VIDEO/ Dinamo me dy fytyra mposht Kastriotin, fiton Kukësi dhe shënon Bruno Telushi me Egnatian". Sport Ekspres. 12 shtator 2021. Marrë më 4 tetor 2022.
  22. ^ "VIDEO/ Gola dhe spektakël, Vllaznia mposht Dinamon në Shkodër". ABC News. 18 tetor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  23. ^ "VIDEO/ 9 vite pritje për spektaklin me 9 gola, Vllaznia mposht me ART Dinamon, shkodranët janë të dytët në renditje". newsport.al. 18 tetor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  24. ^ "VIDEO / Dinamo mposht Tiranën në derbin e Kupës, Ibraimi dhe Skuka fundosin bardheblutë". Panorama Sport. 3 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  25. ^ "Kupa/ Dinamo eliminon Tiranën pas 210 minutash dhe 20 penalltive, Halili: Ata që folën për trukim janë minj kanalesh". Shqiptarja.com. 19 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  26. ^ "Kupa e Shqipërisë: Dinamo eliminon Tiranën dhe gjen Partizanin". Gazeta Tema. 18 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  27. ^ "Dorian Bylykbashi flet për ndeshjen e rradhës, Skukën dhe ecurinë e Partizanit". Partizani.net. 18 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  28. ^ "Xhuliano Skuka prezantohet si futbollisti më i ri i të kuqve". Shkodra Sport. 6 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2022. Marrë më 4 tetor 2022.
  29. ^ "EKSKLUZIVE/ "Këtë debutim te Partizani nuk e harroj lehtë", Skuka: Kam vetëm një frikë…". Panorama Sport. 17 janar 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  30. ^ "VIDEO/ Partizani në gjysmëfinale, Skuka i bën gjëmën Dinamos në kupë". ABC News. 10 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  31. ^ "EKSKLUZIVE/ "Trajneri Mehmeti i pa cilësitë e mia", Skuka: Ja pse nuk festova golin ndaj Dinamos". Panorama Sport. 11 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  32. ^ ""Ndoshta zhgënjimin nuk ua heq dot nga mendja", Skuka kërkon besimin e tifozëve: Ju premtoj se…". Sport Ekspres. 14 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  33. ^ "Partizani fiton në Gjeorgji me golin e Carës, pranë kualifikimit në Conference League (VIDEO)". Koha Jonë. 7 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  34. ^ "Partizani eliminohet nga penalltitë, kualifikohet Laçi". Konica.al. 14 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  35. ^ "Partizani mposhtet dhe eliminohet nga Evropa". Insajderi.org. 14 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  36. ^ "Partizani e nis me fitore kampionatin. Super Skuka, "heroi" i takimit, shënon në sekondat e fundit të shtesës". VeriuSport.al. 20 gusht 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  37. ^ "Penallti me VAR, Skuka mposht Laçin: Partizani i vetmi me pikë të plota në Superiore". Lapsi.al. 29 gusht 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  38. ^ "Bylis – Partizani 0-1, vendos Skuka (Video)". Partizani.net. 4 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  39. ^ "Skuka: Ky do të jetë sezoni ynë". Partizani.net. 5 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  40. ^ "Xhuliano Skuka rinovon kontratën deri në 2025 (Video)". Partizani.net. 28 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
  41. ^ "ZYRTARE/ Skuka prezantohet te francezët e Metz, ja cilin numër do të mbajë në fanellë (VIDEO)". Panorama Sport. 23 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.
  42. ^ ""Skuka është transferimi rekord për futbollin shqiptar", drejtuesi i Partizanit konfirmon: Ja pse Xhuliano zgjodhi Francën". Panorama Sport. 23 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.
  43. ^ "Miqësorja me Arabinë Saudite/Trajneri Reja shpall listën e Kombëtares shqiptare!". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 20 tetor 2022.
  44. ^ "Shqipëria barazon në miqësoren me Arabinë Saudite, kuqezinjve i mohohet një penallti". Gazeta Tema. 26 tetor 2022. Marrë më 30 janar 2023.
  45. ^ "Shqipëria e mbyll vitin me fitore, 2-0 ndaj Armenisë". rtv21.tv. 19 nëntor 2022. Marrë më 30 janar 2023.
  46. ^ a b "Ekskluzive/ "Skuka duhej të ishte te Kombëtarja", flet presidenti i "tokës së premtuar" për Superioren: Ja pse nuk eci te Dinamo, nxorëm edhe Sindrit Gurin". Sport Ekspres. 21 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 6 tetor 2022.
  47. ^ "Xhuliano Skuka Penalty goals" [Xhuliano Skuka – Golat me penallti] (në anglisht). Transfermakrt. Marrë më 6 tetor 2022.
  48. ^ "Dorian Bylykbashi flet për ndeshjen e rradhës, Skukën dhe ecurinë e Partizanit". Partizani.net. 18 shkurt 2022. Marrë më 6 tetor 2022.
  49. ^ ""Skuka oferta nga jashtë", skaner i Mëziut: Canaj qëndron, plan Superiorja". Panorama Sport. 27 maj 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
  50. ^ "Xhuliano Skuka" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 tetor 2022.

Lidhje të jashtme Redakto