Xinxifja

Ziziphus jujuba
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Magnoliophyta
klasa: Magnoliopsida
rendi: Rosales
familja: Rhamnaceae
gjinia: Ziziphus
lloji: Ziziphus jujuba
Emërtimi shkencor:Ziziphus jujuba

Xinxifja, njihet edhe me emrat hide apo ide, si dhe rreth Shkodrës njihet si kimçë.[1] është një specie në gjininë Ziziphus në familjen e buckthorn Rhamnaceae.

Përshkrimi Redakto

Është një pemë e vogël ose shkurre gjetherënëse që arrin një lartësi prej 5-12 metra, zakonisht me degë me maje të mprehtë. Gjethet janë të gjelbra me shkëlqim, ovale, 2-7 centimetra të gjata dhe 1-3 centimetra të gjera, me tre venave të dukshme, dhe buzë të dhëmbëzuar imët. Lulet janë të vogla, me pesë petale të verdhënë të gjelbër që s'bien në sy. Fruti është i ngrënshëm, oval, 1,5-3 centimetra i gjatë. Kur është i papjekur ai është i lëmuar e i gjelbër duke filluar të marre ngjyrë kafe, ndërsa i pjekur ai ka ngjyrë kafe në purplish të errët dhe me rrudha. Fruti i xinxifes ka një bërthamë të vetme të ngjashme me atë të ullirit.

Përdorimi Redakto

Ky frut përdoret në Kine dhe Kore për të lehtësuar stresin, si antimykotik, antibakterial, antulcer, antioksidant, lufton konstipacionin (bllokimin e zorrës se trashe), kronik etj.

Galeria Redakto

Referimet Redakto