Gnégnéri Yaya Touré (lindur më 13 Maj 1983),[3] njohur zakonisht si Yaya Touré, është një futbollist fildishtas i cili luan si mesfushor me kombëtaren fildishtase.

Yaya Touré

Touré në vitin 2009.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGnégnéri Yaya Touré[1]
Datëlindja (1983-05-13) 13 maj 1983 (40 vjeç)
VendlindjaBouaké, Bregu i Fildishtë
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)[2]
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1996–2001ASEC Mimosas
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2003Beveren70(3)
2003–2005Metalurh Donetsk33(3)
2005–2006Olympiacos26(3)
2006–2007Monaco27(5)
2007–2010Barcelona74(4)
2010–2018Manchester City230(59)
2018Olympiacos2(0)
2019–Qingdao Huanghai14(2)
Karriera ndërkombëtare
2004–2015Bregu i Fildishtë101(19)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 nëntor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13:30, 6 shtator 2018 (UTC)

Touré është i njohur për vizionin që shfaq në fushën e lojës, aftësinë fizike dhe teknike. Ai është një lojtar me dhunti të shumta, ai tregoi se kishte aftësi për të luajtur në sulm,[4] por në finalen e Ligës së Kampioneve në 2009 luajti si qëndër–mbrojtës.[5] Ai mund të luaj disa pozicione në mesfushë, mund të luaj në qëndër, i tërhequr dhe si organizator i skuadrës. Touré filloi karrierën e tij te ASEC Mimosas, ku bëri debutimin e tij në moshën 18 vjeçare. Ai është votuar Futbollisti Afrikan i Vitit në vitet 2011, 2012 dhe 2013.[6]

Performancat e tij tërhoqën vëmëndjen e disa klubeve evropiane. Touré ka luajtur me BeverenBelgjikë, Metalurh DonetskUkrainë, OlympiacosGreqi dhe me AS MonacoFrancë. Në 2007, Touré u transferua te Barcelona ku luajti më shumë se 100 ndeshje dhe ishte pjesë e skuadrës 2009 ku Barcelona fitoi të gjashtë trofetë e mundshëm në një vit kalendarik.

Yaya Touré më vonë lëvizi te klubi i Premier Leagues Manchester City në 2010, ku ai ka shënuar një numër të madhë Golash për Citizens – ku veçanërisht përmenden golat në gjysmë-finalen dhe finalen e Kupës FA në vitin 2011.

Referime Redakto

  1. ^ "List of Players" (PDF) (në anglisht). Confederation of African Football (CAF). Marrë më 24 janar 2013.
  2. ^ "Player Profile: Yaya Touré" [Profili i lojtarit: Yaya Touré] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2012. Marrë më 31 korrik 2012.
  3. ^ "Touré Yaya" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2013. Marrë më 21 mars 2014.
  4. ^ "Yaya Toure" (në anglisht). Four Four Two. Marrë më 8 maj 2012.
  5. ^ Duncan White (23 maj 2009). "Manchester United v Barcelona: Yaya Toure is Barca's unlikely defender" (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Marrë më 8 maj 2012.
  6. ^ "Toure crowned African Player of the Year 2011" (në anglisht). Lagos: CAF Online. 22 dhjetor 2011. Marrë më 22 dhjetor 2012.