Yoann Gourcuff (lindur më 11 korrik, 1986 është futbollist francez i cili momentalisht luan për Bordeaux i huazuar nga AC Milan. Ai është mesfushor ofensiv.

Yoann Gourcuff

Gourcuff me Rennes në 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYoann Miguel Gourcuff[1]
Datëlindja (1986-07-11) 11 korrik 1986 (37 vjeç)[2]
VendlindjaPloemeur, Francë
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[3]
PozicioniMesfushor sulmues
Karriera me të rinjtë
1992–2001Lorient
2001–2003Rennes
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2006Rennes66(6)
2006–2008Milan36(2)
2008–2010Bordeaux69(18)
2010–2015Lyon90(14)
2015–2018Rennes49(7)
2018–2019Dijon8(0)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Franca U1712(2)
2003Franca U184(1)
2004–2005Franca U1917(7)
2006–2008Franca U2118(4)
2008–2013Franca31(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13:23, 15 janar 2019 (UTC)

Karriera Redakto

Gourcuff lindi në Ploemeur, Morbihan, Brittany. Ai filloi karrierën e tij me Lorient (trajner i të cilit ishte babai i tij, Christian Gourcuff). Në një moshë të re Gourcuff firmosi një kontrate me Rennes në 2001 dhe 2 vjet më pas ai firmosi një kontratë profesioniste ne 2003.

Në sezonin e parë në Ligën e parë franceze në 2003-2004 ai luajti vetëm në 9 ndeshje, por sezonet e tjera ishin më të suksesshme për te, madje në sezonin 2005-2006 ai arriti te shënoje 6 gola dhe ndihmoi ekipin e tij Rennes te arrijë në vendin e 7 në Kampionatin Francez duke siguruar një vend në Kupën Intertoto 2006.

Në 2005 u shpall kampion Evrope me kombëtaren franceze për moshat nën 19 vjeç. Në këtë kampionat u dallua shumë sidomos në ndeshjen me Norvegjinë ku realizoi 3 gola në 20 korrik 2005.

Milan Redakto

Pas sezonit 2005-2006 ku u dallua shumë te ekipi i tij Rennes, Gourcuff u kërkua nga ekipe të njohura të Evropës si Ajax Amsterdam, Valencia dhe Arsenal, por ai vendosi të shkojë ne Itali ku u ble nga Milan për një shifër rreth 3 milionë euro dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Ai filloi karrierën e tij te Milani në një mënyrë shumë të mirë duke shënuar në debutimin e tij në UEFA Champions League, në 13 shtator 2006, kundër ekipit grek te AEK-ut. Po në këtë ndeshje ai u cilësua si një ndër lojtarët më të mirë në këtë ndeshje. Goli i tij i parë në kampionatin italian erdhi në ndeshjen Milan-Udinese në 19 Maj 2007, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-3.

11 korrik 2007 ai zgjati kontratën e tij me ekipin italian deri në fund te sezonit 2011-2012

31 Maj 2008, Adriano Galliani zbuloi se Gourcuff do të huazohej për një vit te ekipi francez Bordeaux. Në 4 qershor u zyrtarizua kalimi i tij ne ekipin francez.

Bordeaux Redakto

Debutoi në kampionatin francez me Bordeaux në 9 gusht 2008 ku arriti të shënojë një gol për ekipin e tij të ri në ndeshjen kundër Caen e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Bordeaux.

20 gusht 2008, Gourcuff debutoi me kombëtaren franceze në ndeshjen kundër Suedisë, të cilën Franca e fitoi me rezultatin 3-2. Në këtë ndeshje Gourcuff luajti vetëm për 42 sekonda dhe nuk arriti të tregojë aftësitë e tij. Megjithatë ai u grumbullua sërish në kombëtaren franceze për ndeshjet kundër Austrisë dhe Serbisë, te vlefshme për kualifikimin në Botërorin e vitit 2010. Ai debutoi si titullar në kombëtaren franceze në 10 shtator 2008 kundër Serbisë, ku goditi një traversë dhe u cilësua nga shume media të huaja si lojtari më i mirë i ndeshjes. Goli i parë për kombëtaren franceze erdhi në 11 tetor 2008, ne ndeshjen kundër Rumanisë, me një goditje nga 30 metra, duke i dhënë dhe një barazim 2-2 ekipit të Francës.

Karakteristikat teknike Redakto

Roli i tij natyral është ai i mesfushorit ofensiv, por është në gjëndjë të mbulojë të gjitha rolet në mesfushë, madje mund të luajë edhe si një sulmues i dytë. Ka një vizion të mirë loje dhe dallohet për një kontroll shumë të mirë të topit. Nga shumë gazetarë dhe ekspertë është cilësuar si Zidane

Statistika Redakto

Skuadra Sezoni Kampionati Vendas Kupa
Vendase
Kompeticione
Evropiane1
Kompeticione
te tjera2
Total
Nd. Gola Nd. Gola Nd. Gola Nd. Gola Nd. Gola
Rennes 2003-04 9 0 1 0 - - - - 10 0
2004-05 21 0 2 0 - - - - 23 0
2005-06 36 6 6 0 5 0 - - 47 6
Total 66 6 9 0 5 0 - - 80 6
Milan 2006-07 21 1 4 0 7 1 - - 32 2
2007-08 15 1 2 0 3 0 - - 20 1
Total 36 2 6 0 10 1 - - 52 3
Bordeaux 2008-09 13 2 - - 4 2 1 0 18 4
Total 13 2 - - 4 2 1 0 18 4
Career Total 115 10 15 0 19 3 1 0 150 13

1Kompeticionet evropiane përfshijnë Kupën Uefa dhe Ligën e Kampionëve.
2Kompeticionet e tjera përfshijnë Trofeun e Kampionëve (Superkupa franceze).

Trofetë e fituar Redakto

Klube Redakto

Kompeticione për të rinj Redakto

  • Kupa Gambardella : 1
Rennes: 2003

Kompeticione kombëtare Redakto

  • Superkupa e Francës: 1
Bordeaux: 2008

Kompeticione ndërkombëtare Redakto

  • Liga e Kampionëve: 1
Milan: 2006/2007
  • Superkupa Evropiane: 1
Milan: 2007
  • Kampionati Botëror i Klubeve: 1
Milan: 2007

Kombëtare Redakto

  • Kampionati Evropian U-19:1
2005

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players: France" [FIFA Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010: Lista e lojtarëve: Franca] (PDF) (në anglisht). FIFA. 12 qershor 2010. fq. 10. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 23 janar 2019.
  2. ^ "Gourcuff: Yoann Miguel Gourcuff: Player" [Gourcuff: Yoann Miguel Gourcuff: Lojtari] (në anglisht). BDFutbol. Marrë më 23 janar 2019.
  3. ^ "Player Profile" [Profili i lojtarit] (në frëngjisht). Olympique Lyonnais. Marrë më 7 janar 2013.

Lidhje të jashtme Redakto