Zef Skiroi (italisht: Giuseppe Schirò; Hora e Arbëreshëvet, 10 gusht 1865 - Napoli, 17 shkurt 1927) ka qenë poet neoklasik, gjuhëtar, folklorist dhe publicist i shquar arbëresh. Ka qenë ndër figurat me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të fundshekullit të 19.

Zef Skiroi
U lind në10 gusht 1865
Piana dei Greci, Mbretëria e Dy Siçilive
Vdiq17 shkurt 1927
Napoli, Mbretëria e Italisë
Kombësiaarbëresh, italian
Profesionipoet, publicist, folklorist, gjuhëtar, arsimtar

I dhënë pas trashëgimisë folklorike arbëreshe, nisi ta mblidhte herët, dhe më pas u bë i pari profesor universitar i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Oriental të Napolit, të cilin edhe e drejtoi. Mik i shkrimtarit të famshëm italian Luigji Pirandelo,[1] i cilësuar prej tij ndër më të mëdhejt e poezisë shqipe këtej dhe andej Adriatikut.[2]

Biografia Redakto

U lind në Horën e Arbëreshëve, asokohe e njohur si Hora e Grekëve (Piana dei Greci), i Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe (Rilindja). Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit. Skirò ishte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në "Seminar Shqiptar" në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën Arbëri i ri si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në "Liceun Garibaldi" të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbetën Mili e Hajdhia, Te dheu i huaj dhe Mino. Poema Mili e Hajdhia është këngë subjektive e Skiroit ; aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

Kjo vepër bashkë me Këngët e MilosaosJeronim de Radës e Kanga e sprasme e BalësDarës, përbëjnë treshen e poemave romantike arbëreshe të papërsëritshme në letërsinë romantike shqiptare. Vepra më e madhe poetike e Zef Skiroit, Te dheu i huaj u botua në dy variante, më, më 1900 dhe më 1940. Eqrem Çabej më 1936 e quajti “kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe”. Po ky më 1945 shtoi: “është në njëfarë mënyre epi nacional i shqiptarëve të Italisë”, apo “vepra e jetës së tij”.

Vepra Redakto

Skiroi, poemën Mili dhe Hajdhia e shkroi në 4 variante. Botimi i parë është i vitit 1890 , botimi i dytë i vitit 1900 , i treti i vitit 1907 kurse varianti i katërt nuk është botuar sa ishtë gjallë autori, kjo tregon rëndësinë e madhe që i kushtoni autori kësaj poeme . Mili dhe Hajdhia është një poeme dashurie që ndjek gjurmët e poemës "Këngët e Milosaos" të De Rades , kjo poemë përshkruan jetën e katundit arbëresh dhe një dashuri tragjike. Poema fillon me këngën e Milit që është një këngë për ëndrrën e dashurisë dhe mbaron me Vajtimin e Hajdhisë që është vajtim për vdekjen. Kjo poemë ka një perfundim tragjik sepse vdesin të dy protagonistët e poemës.

Titujt e veprave Redakto

  • Flamuri i Arbërit, përmbledhje me vjersha, 1885
  • Rapsodie Albanese, përmbledhje këngësh, Palermo, 1887
  • Mili e Hajdhia, poemë, 1890
  • Te dheu i huaj, poemë historike, Palermo, 1891
  • Kënkat e luftës, poezi, 1897
  • Mino, poemë, Palermo, 1921

Përmbledhje folklori Redakto

  • Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili, 1890
  • Këngë popullore shqiptare, 1901
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe në Sicili, 1907
  • Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1907
  • Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të kolonive arbëreshe të Sicilisë, 1923

Referime Redakto

  1. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 403. ISBN 9780810861886.
  2. ^ Toma, Çezarin (2016). "Giuseppe Schirò e Luigi Pirandello: un'amicizia fraterna". Gegnia (në italisht) (2): 46.