Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm i cili zhbiron dhe futet në lëkurë, ndërzen dhe lë vezët e tij në kanalet e krijuara në lëkurë. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton nevojë për t’u kruajtur. Parazitët e zgjebes gjenden shpeshherë tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, në sqetulla dhe rreth gjenitaleve.

Si transmetohet zgjebja ? Redakto

Zgjebja transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë të trupave, për shembull kur njerëzit flejnë së bashku si dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

Cilat janë simptomat e zgjebes ? Redakto

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, është më keq në mbrëmje dhe gjatë natës.

Cila është procedura e testimit ? Redakto

Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitët e zgjebes me gjilpërë.

Si mjekohet zgjebja ? Redakto

Zgjebja mjekohet me një vaj, Tenutex, që mund të merret pa recetë, që lyhet në gjithë trupin përveç kokës. Kruajtja, e cila mbetet disa herë madje edhe pas heqjes së parazitëve, mund të zbutet me anë të një vaji ose melhemi të veçantë.

Po partneri im ? Redakto

Familjarët dhe partneri juaj duhet të ekzaminohen. Ata me të cilët flini në një krevat duhet të mjekohen në të njëjtën kohë. Për parandalimin e riinfektimit, këshillohet mjekimi i partnerit të të infektuarit si dhe i familjarëve të tjerë që kanë pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin.