Ziqiri Sefedin Mero (26.03.1920 - 27.04.2021) ushtarak shqiptar, lindi më 26 mars 1920 në fshatin Baban të Korçës. Midis viteve 1927-1932 z. Mero kreu shkollën fillore, më pas në vitet 1932-1936 shkollën industrial në Korçë dhe midis viteve 1940-1942 shkollën Normale në Elbasan. Në vitin 1942 Ziqiri Mero filloj punë si mësues në fshatrat e Devollit, Panarit dhe Hoçisht, deri në vitin 1943 kur doli partisan në Brigadën I-rë Sulmuese.

Menjëherë mbas çlirimit Ziqiri Mero u aktivizua si officer në radhët e Ushtrisë Kombëtare. Në vitin 1946 -1950 Ziqiri Mero kreu studimet në Akademinë Ushtarake dhe më pas midis viteve 1951-1955 në Akademinë Ushtarake “Lenin” në ish - Bashkimin Sovjetik. Si officer i ri ai kreu detyra si, instruktor në Degën e Organizimit dhe Drejtues Politik në Divizionin I-rë dhe VII-të. Mbas përfundimitr të studimeve në ish-Bashkimin Sovjetik, kolonel Ziqiri Mero emërohet në disa detyra të rëndësishme si: zëvendëskomandant për punën politike në Brigadën VII-të dhe në Brigadën Detare, si dhe Zëvendsshef i Organizimit në Drejtorinë Politike.

Me dekretin nr. 3300, date 06.07.1961, kolonel Ziqiti Mero gradohet Kundëradmiral. Midis viteve 1960 -1964 Kundëradmiral Ziqiri Meri ka shërbyer në detyrën e Zëvendëskomandant për Punën Politike në Flotën Luftarake Detare, 1964-1966 në detyrën e Shefit të Degës Politike të BUD-it të Vlorës, 1966 -1967 Komandant i BUD-it të Vlorës dhe 1967-1974 në Drejtorinë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1974 kundëradmiral Ziqiri Mero u emërua Komisar i Shkollës së Lartë të Oficerëve të FLD, ku dhe mbylli karrierën ushtarake më 26 korrik 1980.