Zogjtë pastrohen nga puplat, përcëllohen, u hiqen të brendshmet, lahen dhe priten në katër pjesë. Çdo copë kalohet në miell dhe skuqet nga të dyja anët në tigan me gjalpë, pastaj hidhen domate të qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, kaurdisen pak, shuhen me verë, hidhet kripë, piper i zi dhe pak ujë.

Lihen në zjarr të mbuluar me kapak 10-15 minuta dhe pastaj vendosen në pjatë, mbi to hidhet lëngu i vet dhe anës garniturë me patate të ziera të kaluara në tigan me gjalpë. Pastaj hidhet majdanoz i grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen :

  • zogj 500-600 g,
  • miell 1 lugë gjelle,
  • domate 2-3 kokrra,
  • verë një filxhan kafeje,
  • gjalpë 50 g,
  • kripë, piper i zi, majdanoz i grirë hollë, patate sipas dëshirës.