Zoologjia

studimi shkencor i kafshëve

Zoologjia (gr. ζῷον [zóon],„Kafshë“, „Gjallesë“ dhe λόγος [lógos], „mësim“), ështe nje disiplinë e Biologjisë , që studion gjallesat (Animalia), posaqërisht ato shumëqelizore(Metazoa). Zoologjia kontrollon me metodat e saj shkencore formën dhe ndertimin e trupit (Morfologji, Anatomi), Statistikat e jetës (Fiziologji), Zhvillim-filogjenezë (përfshirë edhe palazoologjinë), Trashigimi (Gjenetika), Marrëdheniet me mjedis (Ekologji), Përhapja (Zoogjeografi) dhe sjellje (Biologjia e sjelljes) të kafshëve dhe krijon një sistematikë të botës shtazore.Shumica e zoologëve e kanë studiuar biologjinë. Por edhe veterinarët, shkenctarët pyjor dhe gjeografët punojnë pjesërisht me zoologjinë.

Lloje të ndryshme të gjallesave

Degët e zoologjisë Redakto

  • Zoologjia e përgjithshme(Ndërtim,jetë,shtim dhe zhvillim)
  • Zoologjia speciale(Përpunimi i diversitetit zoologjik,prejardhja e emrave të specieve)
  • Sistematikë/Taksonomi(Filogjeneza,radhitja,kategorizimi)
  • Morfologjia(Ndërtimi i jashtëm i kafshës)
  • Anatomia(Ndërtimi i brendshem i kafshës)
  • Citologji dhe Histologji
  • Fiziologji(Proceset e jetës,funksioni i organeve)
  • Biologjia e sjelljes
  • Embriologji(Zhvillimi individual)
  • Zoogjeografi
  • Ekologji
  • Zoologjia e aplikuar

Studimet e grupeve të gjallesave në zoologji Redakto

Entomologjia(Insektet)
 
Bleta
Herpetologjia(Amfibiet dhe zvarranikët)
 
Bufo periglenes-bretkoca e artë
Ihtiologjia(Peshqit)
 
Peshkaqeni i bardhë
Lepidopterogjia(Fluturat)
 
Cairns Birdwing, flutura më e madhe në Australi.
Mamalogjia(Gjitarë,prf. edhe lakuriqat)
 
Shimpanza.
Ornitologjia(Zogjët)
 
Shqiponja e Filipineve.

Studimi i zoologjisë Redakto

Shkenca natyrore si fizika,kimiam,matematika(këtu shumica statistikë),botanika dhe mikrobiologjia janë gurëthemel në specializimin e zoologjisë se avancuar(Master).Afërsisht tëgjitha degët e zoologjisë e duan një njohje të mirë të biokimisë dhe biologjisë molekulare.Kjo vlen edhe për lëndet klasike siç janç morfologjia,anatomia,evolucioni dhe taksonomia. -Zoologjia është një lëndë e pasur me aspekte.