Arben Zeqiri

ishte ndër mesfushoret më produktiv e më të kërkuar në futbollin kosovar, nga ekipet më me nam në futbollin kosovar si KF Prishtina, KF Trepça 89', KF Vëllaznimi etj
Arben Zeqiri
Të dhënat vetjake
Datëlindja30.05.1981
Gjatësia1.70 cm (1 in)
PozicioniMesfushorë
Karriera me të rinjtë
1999-2005SC Gjilani
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005-2013SC Gjilani, KF Drita (Gjilan), Kosova P.(250 (60))
Skuadra të menaxhuara
Sh.F.Koha
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Biografia Redakto

 

Arben Zeqiri karrierën si futbollist e filloi në vitin 1993 në shkollën e futbollit të SC Gjilani. Që nga fëmijëria u shqua me talentin e tij prej një mesfushori premtues për ti kaluar me shumë sukses të gjitha grupmoshat e kësaj shkolle dhe për tu kompletuar si një mesfushor që do ti japë shumë futbollit gjilanas dhe atij kosovar. Gjatë karrierës së tij më shumë i mbrojti ngjyrat e SC Gjilani derisa për KF Drita (Gjilan) luajti për një vit e gjysmë, dhe për një periudhë të shkurtër kohore ishte edhe në Kosova P., ku gjithnjë u shqua me tiparet prej një mesfushori kreativ e që i jepte bukuri e imagjinatë lojës së ekipit të vet. Në vitet 2016-17 ka punuar si trajner i përgatitjes së përgjithshme fizike në Dubai, konkretisht në Gardën Presidenciale të Emiratet e Bashkuara Arabe.[1]


Karriera Futbollistike Redakto

Shquhej me goditje atraktive nga distanca, me gola efektiv nga goditjet e lira dhe me asistimet për bashkëlojtaret e tij derisa, shumë gazetarë, trajnerë, simpatizues dhe ekspertë të futbollit vendor e krahasuan me futbollistin holandez Wesley Sneijder ngase i ngjante shumë në mënyrën e njëjtë të stilit të lojës.[2] Kishte lëndime të shpeshta për tu operuar katër herë, të cilat ndikuan që karriera e tij të jetë më e shkurtër, por të cilat nuk e penguan që shpesh të luaj i lënduar e të jap më të mirën për klubin e GJILANI-t duke pasur mbi 250 paraqitje zyrtare gjatë karrieres së tij dhe mbi (60 gola). Sidomos shkëlqente ne derbit lokal kundër DRITËS dhe zakonisht shpallej lojtari më i dalluar i këtyre ndeshjeve derbi. Në vitet (2002.2003,2007,2008 dhe 2009) ishte ndër mesfushoret më produktiv e më të kërkuar në futbollin kosovar, nga ekipet më me nam në futbollin kosovar si KF Prishtina, KF Trepça 89', KF Vëllaznimi etj. por për arsye familjare e private, gjithnjë luajti në qytetin e lindjes për klubet e qytetit GJILANIN dhe DRITËN. Në vitin 2002 zgjedhet sportisti i ri më i mirë në qytetin e Gjilanit, derisa kulmin e suksesit individual si sportist e arrin në vitin 2007 ku në një konkurrencë shumë të fortë, zgjedhet futbollisti më i mirë dhe sportisti më i mirë i vitit në qytetin e Gjilanit. Në vitin 2007 për herë të parë pas vitit 2001, KF GJILANI luftonte për titullin e kampionit falë paraqitjeve dhe golave spektakolarë të tij. Në vitin 2001 dhe 2002 ishte (Finalist i kupës së Republikës së Kosovës) me KF GJILANI-n.

Shkollimi Redakto

Krahas karrierës së suksesshme futbollistike ka përfunduar me sukses të lartë studimet në (Fakultetin e Shkencave Sportive) në Prishtinë për të diplomuar në vitin 2004 në lëndën e futbollit te mentori i tij (Dr.sc.Bylbyl Sokoli), derisa në vitin 2011, pikërisht për ditëlindjen e tij me sukses të lartë mbron titullin (MAGJISTËR i shkencave sportive) në të njëjtin fakultet.

Që nga viti 2007 është mësimdhënës i shkencave sportive në Gjimnazi Zenel Hajdini, duke dhënë kontributin e tij prej pedagogu në edukimin e rinisë gjilanase dhe duke fituar tituj kampioni me gjimnazistët gjilanas në nivel komune regjioni dhe Republike, në shumë disiplina sportive.

 

Jeta pas Futbollit Redakto

Aktualisht është mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Kryen detyrën e bashkëpuntorit të jashtëm te Federata e Futbollit të Kosovës, duke punuar në projektin me fëmijët me nevoja të veçanta si dhe me projektin e masovizimit të lojës së futbollit, në zonat rurale.[3] Gjithashtu nga viti 2014 e deri më sot kryen detyrën e analistit të futbollit në televizionin Klan Kosova dhe në Kujtesa.[4]

Referime Redakto

  1. ^ http://kryelajmi.com/arben-zeqiri-therret-per-gjitheperfshirje-te-vajzave-ne-sporte/
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2021. Marrë më 20 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2021. Marrë më 20 maj 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2021. Marrë më 20 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)


Lidhje të Jashtme Redakto

  1. https://www.youtube.com/watch?v=W5yV_O16X2Q
  2. https://www.youtube.com/watch?v=1pwmVkahGDQ
  3. https://www.youtube.com/watch?v=3UlFlumf_Go
  4. https://www.youtube.com/watch?v=cBkBw-T2xXM
  5. https://www.youtube.com/watch?v=yc-kjoj0JPM
  6. http://www.findglocal.com/XK/Gjilan/807603172619004/Shkolla-e-futbollit-KOHA