Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë është një klub futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë. Klubi aktualisht konkuron në Kategorinë Superiore dhe ndeshjet si vendas i luan në stadiumin "Rrogozhina" me v 4,000 spektatorë.

Egnatia
Emri i plotëKlubi i Futbollit Egnatia
Themeluar15 shtator 1934; 89 vite më parë
StadiumiStadiumi Demrozi
Rrogozhinë, Shqipëri
Kapaciteti4,000
PronariDemrozi Costruzioni S.r.l. (37.5%)
Foglia Engineering S.r.l. (37.5%)
Bashkia Rrogozhinë (25%)[1]
PresidentiAgim Demrozi
TrajneriEdlir Tetova
LigaKategoria Superiore
2023–24Kategoria Superiore, 1rë (kampionë)
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi u themelua më 15 shtator 1964 nën emrin 22 shtatori Rrogozhinë, dhe në vitin 1991 emri i klubit u ndryshua duke u bërë Vullneti Rrogozhinë. Në vitin 1998, emri u ndryshua për herë të tretë duke u bërë FK Egnatia Rrogozhinë, një emër që klubi e mban ende në ditët e sotme.

Historia Redakto

Pasioni dhe dëshira për lojën e futbollit ishte ngulitur në zemrat e qytetarëve lokal dhe partriotëve që nga vitet e hershme të Luftës së Parë Botërore. Rrogozhina duke qënë qytet fqinjë me Kavajën, një qytet me traditë të vjetër në futboll kombëtar diti si ta përdorde këtë eksperiencë në avantazhin e saj duke formuar fillimisht një klub amator e cila më vonë do arrinte të garonte në divizionin e dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte një miqësore kundër Besë në vitin 1934 e cila u mbyll me humbjen 1–7. Mustafa Cara, një student agronomie në BariItalisë, ishte rikthyer në shtëpi për pushime (ai ishte një lojtar dhe luante për Fidelis Andria, një klub i Serie B në atë kohë), shënoi pesë gola për Besën. Pas pavarësisë së vendit pas Luftës së Dytë Botërore, struktura e ligës ndryshoi duke lejuar vetëm skuadra të nivelit rajonal për të garuar në dy divizione të larta. Kjo gjë e bëri të vështirë Rrogozhinën, një klub lokal në atë kohë, për të garuar në një kompedicion kombëtar.[2]

Egnatia siguroi ngjitjen në Kategorinë Superiore për herë të dytë në histori më 2 maj 2021 pas fitores 1–0 kundër Besës në fazën play-off të Kategorisë së Parë.[3] Nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, ekipi u shpall fitues i grupit B dhe u përballën në finale kundër Dinamos për trofeun, duke fituar 1–0 falë një goli në minutën e 93të të Ndriçim Shtubinës.[4][5]

Në sezonin 2022–23, Egnatia fitoi trofeun e parë madhor në histori, Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale Tiranën falë një goli të Jackson në minutën e 114të.[6] Në sezonin e ardhshëm, ekipi e fitoi sërisht kupën, këtë duke mposhtur në finale Kukësin me rezultatin 1–0: Edison Ndreca shënoi golin e vetëm të takimit.[7] Në kampionat, ekipi kryesoi gjatë shumicës së sezonit, duke e mbyllur javën e 36të në vendin e parë; ata u kualifikuan në "Final 4" në edicionin e parë të Kategorisë Superiore me këtë format;[8] pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë në gjysëm-finale,[9] Egnatia fitoi 1–0 kundër Partizanit për t'u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori.[10][11] Ata u bë ekipi i parë pas Skënderbeut (sezoni 2017–18) që fiton kampionatin dhe kupën në një sezon.[12] Gjatë këtij sezoni ekipi gjithashtu humbi kapitenin Raphael Dwamena, i cili tragjikisht ndërroi jetë në fushë më 11 nëntor në një ndeshje kundër Partizanit.[13]

Trofe Redakto

Egnatia ka fituar gjithsej gjashtë trofe në histori, përfshirë një titull të Kategorisë Superiore dhe dy kupa. Në sezonin 2023–24 ata fituan kampionatin dhe kupën kombëtare duke arritur një dopietë historike.[11] Përveç kësaj, klubi ka fituar dy herë Kategorinë e Parë fhe një herë Kategorinë e Dytë.

Trofetë e Egnatias
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Kategoria Superiore 1 2023–24
Kategoria e Parë 2 2002–03, 2020–21
Kategoria e Dytë 1 2016–17
Kupa e Shqipërisë 2 2022–23, 2023–24


Lojtarët Redakto

Skuadra aktuale Redakto

Redaktuar më 22 maj 2024[14]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1   Pt Alen Sherri
3   Mb François Dulysse
4   Mb Amer Duka
6   Mf Albano Aleksi
7   Sm Youba Dramé
9   Sm Jurguens Montenegro
10   Sm Fernando Medeiros
12   Pt Ilir Dabjani
13   Mb Renato Malota (kapiten)
14   Sm Joël Doukouo
16   Mf Edison Ndreca
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17   Mf Arbin Zejnullai
19   Mb Arbenit Xhemajli
22   Sm Irdi Morina
23   Sm Jouzas Lubas
24   Mb Rezart Rama
28   Mf Alessandro Ahmetaj
29   Sm Mario Gjata
44   Mb Abdurraman Fangaj
70   Mf Sebastjan Spahiu
77   Mf Melih İbrahimoğlu

Personeli Redakto

Stafi teknik Redakto

Pozicioni Emri
Trajneri   Edlir Tetova[15]
Ndihmës-trajneri   Julian Brahja
Trajneri i portierëve   Taulant Guma
Trajneri atletik   Andri Babaj
Trajneri atletik   Mario Biba
Videoanalisti   Revion Mekshi
Fizioterapisti   Edmond Cikalleshi
Doktori   Ilir Kapllani
Doktori   Emiljano Bizhdili

Bordi drejtues Redakto

Pozicioni Emri
Presidenti   Agim Demrozi[16]
Anëtar bordi   Agron Kalaja
Anëtar bordi   Idajet Roçi
Anëtar bordi   Gentian Gjuzi
Llogaritar   Muhamed Kullolli
Aksioner   Demrozi Costruzioni S.r.l. (37.5%)
Aksioner   Foglia Engineering S.r.l. (37.5%)
Aksioner   Bashkia Rrogozhinë (25%)

Referime Redakto

  1. ^ "EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TË PRONARIT PËRFITUES" (PDF). Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë. Marrë më 2 maj 2024.
  2. ^ Historia
  3. ^ "Egnatia Rrogozhinë vs. Besa Kavajë 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
  4. ^ "Fund dramatik, gafë e Bakajt, Shtubina ndëshkon Dinamon, EGNATIA fiton trofeun e Kategorisë së Parë". Newsport.al. 22 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
  5. ^ "Gol në frymën e fundit! Shtubina "ndriçon" Rrogozhinën, Egnatia triumfon ndaj Dinamos në finale". Panorama Sport. 22 maj 2021. Marrë më 27 maj 2024.
  6. ^ "Egnatia mposht Tiranën dhe fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 qershor 2023. Marrë më 27 maj 2024.
  7. ^ "Egnatia mposht Kukësin në finale & fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi!". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 14 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
  8. ^ "Zyrtare: Ndryshon formati i Kategorisë Superiore nga sezoni 2023-2024". Dukagjini. 19 korrik 2023. Marrë më 27 maj 2024.
  9. ^ "Egnatia barazon me Vllazninë, ndeshet me Partizanin për titullin kampion". Agjensia Telegrafike Shqiptare. 19 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
  10. ^ "HISTORIKE! Egnatia është kampione e Shqipërisë! Rrogozhinasit mundin Partizanin në Tiranë dhe festojnë titullin e parë". Panorama Sport. 26 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
  11. ^ a b "VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Partizanin dhe fiton titullin e parë kampion të Shqipërisë". Supersport.al. 26 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
  12. ^ "Rregullorja/ Egnatia fitoi gjithçka, ja çfarë ndodh me Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 27 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
  13. ^ "Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare/ Çfarë thoshte para 8 muajve për problemet në zemër". Top-Channel.tv. 11 nëntor 2023. Marrë më 27 maj 2024.
  14. ^ "Squad KF Egnatia" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 27 maj 2024.
  15. ^ "Edlir Tetova, trajneri i ri i Egnatias. Nis edhe formatimi i skuadrës për sezonin". Dosja.al. 4 qershor 2022. Marrë më 28 maj 2024.
  16. ^ "Investimet e kryera nga presidenti Agim Demrozi bëjnë të mundur qëndrimin e Egnatias në elitë". abcnews.al. 31 maj 2022. Marrë më 28 maj 2024.

Lidhje të jashtme Redakto