Policia Kombëtare e Panamasë (spanjisht: Policía Nacional de Panamá) është policia kombëtare e Panamasë, nën Forcat Publike të Panamasë. Themeluar me Ligjin Kombëtar të Policisë Nr. 18, më 3 qershor 1997, është përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik në mbarë vendin. Policia Kombëtare, së bashku me Shërbimin Kombëtar Aeronautar, Shërbimin Kombëtar Kufitar, Shërbimin e Mbrojtjes Institucionale dhe Shërbimin Kombëtar të Migracionit, përbëjnë Forcat Publike. Që nga viti 2010, Policia Kombëtare ka raportuar tek Presidenti i Panamasënëpërmjet Ministrit të Sigurisë Publike.

Numri i telefonit të urgjencës së Policisë Kombëtare të Panamasë është 104 dhe është pa pagesë në të gjithë vendin.