Regjistrimet e popullsisë në Shqipëri

Regjistrimet e popullsisë në Shqipëri ka nisur që nga shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, prej kur Shqipëria ka organizuar 11 regjistrime kombëtare të popullsisë.

Piramida e popullsisë së Shqipërisë 2017, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Historiku Redakto

Regjistrimi i parë zyrtar u krye më 15 nëntor 1923 dhe u kufizua vetëm në një numërim të popullsisë. Për shkak se në atë kohë mungonin njohuritë për moshën e qytetarëve, u mblodhën vetëm karakteristikat kryesore të popullsisë. Megjithatë, regjistrimet e vitit 1923 dhe më vonë 1930 përbënin bazën për krijimin e një lloj regjistri jetik të popullsisë sipas moshës dhe gjinisë. [1]

Nga viti 1945 deri në vitin 1960, regjistrimet ndoqën pak a shumë të njëjtën metodologji. Objektivi më i rëndësishëm i regjistrimit të popullsisë të vitit 1945 ishte të vendoste bazën për regjistrin e popullsisë civile, të ashtuquajturin Libri i Bazave të Popullsisë. Të gjitha këto regjistrime të hershme u kryen duke përdorur metodën e "ditës së ngrirjes", dmth. askush nuk lejohej të dilte nga shtëpia e tyre derisa regjistruesi të kishte përfunduar intervistën. Gjatë periudhës kohore 1969–1989, regjistrimet vazhduan të kryheshin me kushtin që të gjithë të ishin të pranishëm gjatë intervistës. Regjistrimet e viteve 1923-1960 mblodhën të gjitha informacione të përgjithshme mbi karakteristikat e popullsisë për të ndërtuar dhe konsoliduar regjistrin e popullsisë civile, ndërsa regjistrimet e kryera gjatë periudhës 1969-1989 kishin pyetësorë më të përpunuar me pyetje që lidhen me karakteristikat socio-ekonomike të popullsisë. Në atë kohë, dallimet midis të dhënave të regjistrimit civil dhe regjistrimit të popullsisë ishin të vogla për shkak të mungesës së migrimit. Regjistrimet e fundit të Popullsisë dhe Banesave të viteve 2001–2011 [2] u kryen në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare nga Eurostat dhe divizioni statistikor UNECE . [3]

Regjistrimet kombëtare Redakto

No. Date Total

Population
%

change
By gender Density

per km2
Households Urban

pop. %
Males Females Total Ave. size
1st Census 15.11.1923 814,380 421,618 392,762 28.3 143,065 5.7 15.9%
2nd Census 25.05.1930 833,618 +26.1%   428,959 404,659 28.9 146,249 5.7
3rd Census 30.09.1945 1,122,044 +3.4%   570,361 551,683 39.0 196,850 5.7 21.3%
4th Census 03.09.1950 1,218,943 +8.2%   625,935 593,008 42.4 211,613 5.8 20.5%
5th Census 02.10.1955 1,391,499 +13.2%   713,316 678,183 48.4 251,756 5.5 27.5%
6th Census 02.10.1960 1,626,315 +15.5%   831,294 795,021 56.5 279,805 5.8 30.9%
7th Census 01.04.1969 2,068,155 +23.9%   1,062,931 1,005,224 71.9 346,588 6.0 31.5%
8th Census 07.01.1979 2,590,600 +22.4%   1,337,400 1,253,200 90.1 463,333 5.6 33.5%
9th Census 12.04.1989 3,182,417 +20.5%   1,638,074 1,544,343 110.7 675,456 4.7 35.5%
10th Census 01.04.2001 3,069,275 -3.6%   1,530,443 1,538,832 106.7 726,895 4.2 42.1%
11th Census 01.10.2011 2,821,977 -8.3%   1,403,059 1,397,079 98.1 722,600 3.9 53.1%

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Censusi i Shqipërisë së paraluftës". Scan TV. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2017. Marrë më 30 mars 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Shahollari, Luan. "Reforma territoriale duhet të nisë nga …fshati!". DITA Newspaper. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2019. Marrë më 17 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Filipi, Gjergj (2014). "Albania Population Dynamics" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)