Ulpiana është një lagje dhe bashkësi lokale në Prishtinë që përfshin një sipërfaqe prej rreth 420 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. Në kuadër të kësaj bashkësie lokale gjendet edhe një pjesë e Lagjes Mati, si dhe Kompleksi i QKUK-së, gjithashtu përfshin edhe një pjesë të planit rregullues "Prishtina e re". 

Parku i lagjes Ulpiana - Prishtinë

Në jetën e përditshme, Ulpiana konsiderohet si lagje që kufizohet nga disa prej rrugëve kryesore të qytetit, këto janë: "Dëshmorët e Kombit" në perëndim, "Eqrem Çabej" në veri, "Afrim Vitia" në lindje, dhe "Fehmi Lladrovci" në jug.

Institucioni më i madh shkollor në Ulpianë është Sh.F.M.U "Hasan Prishtina". Hapësira kryesore rekreative është parku i lagjes Ulpiana që përmban Fontanën e Qytetit.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto