Hape menynë kryesore

Associazione Sportiva Roma, njohur zakonisht si Roma, është një klub profesionist futbollistik me seli në Romë.

Roma
600px Giallo e Rosso con ASR.png
Emri i plotë Associazione Sportiva Roma S.p.A.
Pseudonimi I Giallorossi
La Lupa
La Magica
Themelimi 7 Qershor 1927; 92 vite më parë (1927-06-07)
Stadiumi Stadio Olimpico
(Kapaciteti: 70,634[1])
Pronari Flag of the United States.svg NEEP Roma Holding S.p.A. (79.04%)[2]
Menaxheri Paulo Fonseca
Liga Serie A
2018-19 Vend 6
Uebfaqja Faqja zyrtare e klubit
Fanella e parë
Fanella e dytë

Përmbajtja

HistoriaRedakto

A.S. Roma u themelua në verën e vitit 1927 kur Italo Foschi[3] ishte iniciatori i bashkimit të tre klubeve të vjetra të Kampionatit Italian të Futbollit nga qyteti Romës: Roman FC, SS Alba-Audace and Fortitudo-Pro Roma SGS.[3] Qëllimi i bashkimit ishte që t'i jepte kryeqytetit një klub të fortë dhe konkurues për të rivalizuar klubet dominuese të Italisë Veriore.[3] I vetmi klub madhor i kryeqytetit që i rezistoi bashkimit ishte S.S. Lazio për shkak të ndëryrjes së gjeneralit të ushtrisë Vaccaro, i cili ishte anëtar i klubit dhe një funksionar i Federatës Italiane të Futbollit. Klubi i luajti sezonet e para në stadiumin Motovelodromo Appio,[4] para se të kalonin në rrugët Testaccio të klasës puntore ku ishte e ndërtuar një fushë me emrin Campo Testaccio; ajo u hap në nëntor 1929.[5] Roma la një gjurmë të madhe në kampionatin e sezonit 1930–31, ku ata përfunduan në vendin e dytë mbrapa Juventusit.[6] Kapiteni Attilio Ferraris, sëbashku me Guido Masetti, Fulvio Bernardini dhe Rodolfo Volk, ishin lojtarët më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe.[7]

Titulli i parë dhe rënjaRedakto

Pas një rënje në kampionat dhe largimit të disa lojtarëve kyç, Roma u rindërtua dhe solli në ekip disa golashënues si argjentinasin Enrique Guaita.[8] Nën drejtimin e trajnerit Luigi Barbesino, klubi kryeqytetas iu afrua titullit të parë në sezonin 1935–36, duke e humbur atë për vetëm një pikë ndaj Bolonjës.[9]

Roma më pas u rikthye në formë pas ulje-ngritjeve në vitet 1930'. Ata regjistuan një triumf surprizë në sezonin 1941–42 duke fituar Scudetton e parë në histori.[10] 18 golat e shënuar nga sulmuesi kryeqytetas Amedeo Amadei ishin vendimtar për ekipin e drejtuar nga Alfréd Schaffer për të fituar kampionatin. Në atë kohë, Italia mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe Roma luante në Stadio del Partito Nazionale Fascista.[11]

Disa vite pas përfundimit të luftës, Roma nuk mundi dot të përsëriste suksesin në kampionat. Ekipi përfundoi në pjesën e poshtme të renditjes për pesë sezone me rradhë. Ata arritën fundit duke u rrëzuar për herë të parë në Serie Bsezonin 1950–51,[6][12] gati një dekadë pas fitimit të kampionatit. Megjithatë, klubi u rikuperua shpejtë dhe siguroi ngjitjen pas vetëm një sezoni, kjo edhe fal trajnerit Giuseppe Viani, i cili në të ardhmen do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.[13]

Pas rikthimit në Serie A, Roma sërisht u bë një klub i fuqishëm me lojtarë si Egisto Pandolfini, Dino Da Costa dhe Dane Helge Bronée.[6] Rezultati i tyre më i mirë u arrit në sezonin 1954–55 nën drejtimin e trajnerit anglez Jesse Carver, që udhëhoqi ekipin në një vend të dytë mbrapa Udinese, e cila në fillim ishte rrëzuar nga kategoria për shkak korrupsioni.[6] Pavarësisht se Roma nuk i kapi dot katër vendet e para të renditjes në dekadën e ardhshme, ata gjithsesi patën sukses në kupë. Trofeu i parë jashtë Italisë u arrit në sezonin 1960–61, ku ekipi fitoi Kupën e Panairit duke mposhtur në finale ekipin anglez Birmingham City 4–2 në finale.[14] Disa vite më pas, Roma fitoi Coppa Italia për herë të parë në histori, duke mposhtur Torinon 1–0 në finalen e sezonit 1963–64.[15]

Pika më e ulët për klubin erdhi gjatë sezonit 1964–65 ku trajneri Juan Carlos Lorenzo deklaroi se klubi nuk kishte para për të paguar lojtarët dhe për të udhëtuar në Vicenza për ndeshjen e rradhës. Megjithatë, tifozët kontribuan duke mbledhur fonde në teatrin Sinistre dhe falimentimi u shmang nga presidenti i ri Franco Evangelisti.

Roma fitoi Coppa Italian për herë të dytë në sezonin 1968–69, ku konkuroi në një sistem të ngjashëm me kampionatin.[15] Giacomo Losi vendoi rekordin e ri të ndeshjeve me Romën në vitin 1969 me 450 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një rekord që zgjati për 38 vite.[16]

LojtarëtRedakto

ReferencatRedakto

  1. ^ "Stadi Serie A 2015–2016" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 September 2015. 
  2. ^ "Neep Roma Holding S.P.A.: Private Company Information – Bloomberg". 
  3. ^ a b c "La Storia" [Historia]. asroma.it (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2007. 
  4. ^ "A.S. Roma" (në italisht). AlbionRoad.com. 24 June 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2008. Marrë më 22 mars 2019. 
  5. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Testaccio
  6. ^ a b c d Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura liga
  7. ^ "Attilio Ferraris" (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019. 
  8. ^ "Tutti i calciatori dell'A.S. Roma" [Të gjithë lojtarët e Romës] (në italisht). Viva la Roma. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019. 
  9. ^ "1935–'36: Io Faccio I Gol Non La Guerra!" [1935–'36: Unë bëj gola jo luftë!] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 June 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 October 2007. 
  10. ^ "Campionato 1941–42 – Roma campione d'Italia" [Kampionati 1941–42 – Roma kampione e Italisë] (në italisht). ASRTalenti. 24 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2019. 
  11. ^ "I Campi da Gioco" [Fusha e lojës] (në italisht). ASRomaUltras.it. 24 June 2007. Arkivuar nga origjinali më 7 August 2007. 
  12. ^ "Italy 1951–52 – Serie B" [Italia 1951–52 – Serie B] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 June 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2007. 
  13. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura trajnerët
  14. ^ "Inter-Cities Fairs Cup 1960–61" [Kupa e Panairit 1960–61] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. 24 qershor 2007. Marrë më 15 prill 2019. 
  15. ^ a b "TIM Cup – Coppa Italia" (në italisht). Vilacom Sports. 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. 
  16. ^ "Rekordok, statisztikák". ASRoma Hunsports. 24 June 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 October 2007. 
  17. ^ "Players" [Lojtarët]. A.S. Roma. 14 gusht 2015. Marrë më 14 gusht 2015. 

Lidhje të jashtmeRedakto