Alcoholics Anonymous (suitë)

(Përcjellë nga AA Saga)

Suita Alcoholics Anonymous është një seri e këngëve të Dream Theater, ku secila këngë, e shkruar nga Mike Portnoy, shqyrton eksperiencën e tij me alkoholizëm në disa forma, dhe secila përfaqëson një numër të caktuar të 12 hapave. Këngët përmbajnë një numër të temave periodike muzikore dhe tekstuale, dhe të gjitha (përpos "Repentance") janë ndër më të rëndat këngë të Dream Theater. Suita arrinë totalin prej 44:24 minutave. Të gjithë hapat aktual ia fillojnë me shkronjat "Re".

Deri tani, katër këngë janë shkruar për këtë suitë:

Muzika e këngës që përfaqëson hapat X-XII nuk është shkruar ende, megjithëse teksti i saj është shkruar. Kjo këngë pritet që të lëshohet me albumin e dhjetë të Dream Theater. Bendi gjithashtu planifikon për të ardhmen që ta performojë këtë suitë në një live album.

Të gjitha këngët janë dedikuar për "Bill W. dhe shokët e tij".

Kënga "The Mirror" (nga albumi Awake) është shkruar për alkoholizimin e Portnoy-t, dhe konsiderohet nga shumë admirues të bendit si prolog për suitën Alcoholics Anonymous. Kjo këngë gjithashtu përmendet tërthorazi në fillimin e këngës së dytë, tretë dhe të katërt nga suita. Gjithashtu, hapi i parë i "The Glass Prison" quhet "Reflection", dhe kjo konsiderohet si sinonim i "The Mirror".