Abuzimi Opioid Redakto

Perveç alkaloidëve natyrale te opiumit, morfinës dhe kodeinës, ekzistojnë edhe derivate sintetike të rëndësishëm si heroina, hydromorfone hydroklorid (Dilaudid), oksidonte hydroklorid (Percocet), dhe oksimorfone hydroklorid (Numorphan), si edhe opioidet sintetike si për shembull : meperidine (Demerol), metadone (Dolophine), pentazocine (Talwin) dhe propoksyfene hydroklorid (Darvon).

Te gjitha këto barna janë qetësues, dhe janë lehtësuesit më të mira të dhimbjes që njihen deri me sot. Kjo e bën përdorimin e tyre shumë të dobishëm në mjekësi. Por, ato kanë potenciale të fuqishme për zhvillimin e tolerancës si edhe të varesise fiziologjike dhe psikologjike.

Abuzuesit e narkotikeve janë me shumë meshkuj në raport 3:1 me femrat, dhe ky abuzim është predominues kryesisht ne moshën 18-25 vjeç.

Komplikacionet shoqërore dhe mjekësore me serioze të abuzimit opioid janë infeksioni (HIV), vetëvrasja dhe vrasja.

Intoksikacioni i rende : mbidozimi (overdoza) Redakto

Shenjat e mbidozimit akut janë : ngushtimi i puplave, pakësimi i ritmit te zemrës, pakësimi i frekuencës respiratore, edeme pulmonare dhe stupor ose kome. Mbidozimi kërkon trajtim urgjent.

Fillimisht, duhen ruajtur funksionet jetësore te personit nëpërmjet përdorimit të glukozës me rruge intravenoze. Më pas duhet përdorur një antagonist opioid, për të bllokuar efektin e drogës. Antagonisti opioid më i mirë është naloksone hydrokloride (Narcan). Ky i fundit i zhduk shenjat e mbidozimit akut brenda disa minutave, por efekti mund te largohet brenda 30-120 minutave, dhe kështu droga mund te shkaktoje përsëri shenjat e mbidozimit. Për këtë arsye njerëzit qe dalin nga koma nuk lejohen të largohen menjëherë nga spitali, por monitorohen për 48 ore, dhe ne rast nevoje jepet përsëri naloksone hydrokloride.

Zvjerdhja nga opioidet Redakto

Zvjerdhja nga opioidet mund të krahasohet me një periudhe gripale një javore nga pikëpamja e diskomfortit dhe rrezikut mjekësor.

Simptomat e hershme te saj, te cilat shfaqen brenda 12-36 orëve pas dozës se fundit janë : gogësitje, djersitje, piloereksion (lëkura e patës), pagjumësi, zgjerim i puplave, anoreksi, krampe muskulare, tremor.

Simptomat e vonshme, qe nisin 48-72 ore pas dozës se fundit janë : krampe abdominale, diarre, te vjella, presion arterial i ngritur, frekuence respiratore e rritur, frekuence e rritur e zemrës, etj.

Trajtimi Redakto

Strategjitë e trajtimit janë te shumta, por ndahen ne ato qe përdorin një zëvendësues klinik për opioidin e abuzuar, dhe ne ato që synojnë abstinencën.

Zëvendësimi me metadon dhe zvjerdhja Redakto

Metadoni është një opioid sintetik i efektshëm në trajtimin e zvjerdhjes nga narkotiket, pasi është me veprim të gjate dhe shkakton më pak eufori se sa barnat e tjerë opioide. Ai jepet nga goja. Doza përshtatet në nivelin minimal te mundshëm, qe është ne gjendje te mposhte simptomat dhe pastaj pakësohet gradualisht përditë derisa ndërpritet.

Klonidina Redakto

Edhe klonidina është e efektshme në lehtësimin e shenjave autonome të zvjerdhjes nga opioidet, por nuk është një substance opioide, pra nuk shkakton eufori dhe nuk jep mundësi te abuzohet me te.

Terapia mbajtëse Redakto

Mbajtja ambulatore me metadon kërkon te siguroje pakësimin e kërkesë për substanca opioide nga ana e individit. Metadoni jepet me doza orale deri në 120 mg/dite, dhe përdoruesit e tij monitorohen me kujdes. Levometadil Acetati (LAAM) është një alternative e mire ndaj metadonit pasi ka një gjysme jete me te gjate se metadoni dhe si rrjedhim mund te jepet tre herë në javë, në vend që të përdoret përditë. Gjithashtu ka me pak tendence për abuzim se sa metadoni.

Naltreksone Redakto

Naltreksone (ReVia) përdoret si trajtim mbajtës për ndalimin e sjelljes kërkuese te drogës, pasi e bën përdorimin e saj te pakëndshme.

Trajtimet psikoshoqërore Redakto

Janë të rëndësishem për trajtimin e këtyre individëve sidomos programet si për shembull Narkotiket Anonime. Psikoterapia mund te japë përmirësime vetëm në rastet kur kemi kombinim të abuzimit opioid me sëmundje psikiatrike bashkekzistuese, si p.sh. depresioni.