Agim Karçanaj ka lindur më 10 Nëntor 1936 në Tiranë. Ka përfunduar shkollën e mesmë te përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë me rezultate shumë të mira. Më pas përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Dega Matematikë – Fizikë. Mbaruar me rezultate maksimale në lëndët e specialitetit. Në vitet 1958 – 1966 ka punuar si pedagog në Katedrën e Matematikës të Specialitetit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në vitet 1967 – 2001 ka punuar si pedagog në Katedrën e Matematikës të Specialitetit, të emërtuar më pas Departamenti i Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. (dalë në pension më 31.08.2001) Në vitet 2001 – 2008 si pedagog i jashtëm në Katedrën e Gjeometrisë në Departamentin e Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Drejtues i leksioneve të lëndëve: gjeometri analitike, baza të gjeometrisë dhe matematikë elementare II. Ndërron jetë në 24 nëntor 2009.

Gjithashtu ka punuar për botime të ndryshme si :

  • Autor apo bashkëautor i 14 (katërmbëdhjetë) teksteve të karakterit universitar: i 9 (nëntë) teksteve për olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare të Matematikës për shkollat e mesme, si dhe i një teksti për konkurset e pranimit në shkollat e larta.
  • Hartues i 4 (katër) planeve mësimore të karakterit universitar dhe drejtues i një prej tyre.
  • Hartues i 9 (nëntë) programeve të lëndëve universitare dhe 2 (dy) programe lëndësh pasuniversitare
  • Drejtues i leksioneve të lëndëve universitare: matematikë elementare, baza të gjeometrisë, gjeometri e lartë, gjeometri analitike, teori e numrave (në degën e matematikës) dhe i leksioneve të matematikës së lartë në degën e kimisë.
  • Anëtar i komisioneve përkatëse për hartimin e planeve mësimorë dhe programeve të shkollave të mesme.
  • Mbajtës i një sërë referimesh shkencore, si dhe dhënës leksionesh për rikualifikim të mësuesve të shkollave të mesme.
  • Krijues i drejtimeve të reja shkencore në fushat e gjeometrisë projektive, gjeometrive të fundme, si dhe të gjeometrive joeuklidiane.
  • Udhëheqës i tre disertacioneve që mbrojtën gradën shkencore “Doktor”