Albina H. Girfanova pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Sankt-Peterburgut, doktore e shkencave filologjike. Ka lindur më 1 shkurt 1957 në Vajmar të Gjermanisë, ku i ati shërbente në radhët e trupave sovjetike të vendosura në ish Republikën Demokratike Gjermane. Pasi u kthye në atdhe, familja e saj u vendos në Leningrad (sot Sankt-Peterburg), ku Albina filloi studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë. Në vitin 1957, me nismën e prof. Agnia Vasilevna Desnickaja, atje ishte hapur dega e gjuhës dhe e letërsisë shqipe pranë katedrës së gjuhësisë të përgjithshme. Albina H. Girfanova u formua si filologe e albanologe me njohuri të gjera nën drejtimin e profesorëve A. V. Desnickaja, G. I. Entrej, I. I. Voronina etj. U nda nga jeta më 2 shkurt 2018.