Aleanca e tre perandorëve në fillim të vitit 1873 kancelari Otto Fon Bismarku propozoi Austro-Hungarisë dhe Rusisë që të nënshkruajnë një marrëveshje politiko-ushtarake mes Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë-së, që do të quhej “Aleanca e Tre Perandorëve”. Me këtë marrëveshje të tri shtetet do të ishin të detyruar ti respektonin kushtet që duhet përmbahur gjatë marrëveshjes. Otto Fon Bismarku kishte theksuar që me këtë marrëveshje, perandoritë e tyre do të përparonin më shpejtë se më herët dhe kishin mundësinë për kthimin e perandorive të tyre në superfuqi botërorë. Gjithashtu kjo marrëveshje kishte të bëjë me dobësimin e Anglisë dhe Francës, me ç`rast ishte e mundur edhe dominimi i Aleancës në Evropë. Më 6 qershor 1873 kjo marrëveshje u realizua duke u nënshkruar nga Rusia dhe Austro-Hungaria. Meqenëse edhe Austro-Hungaria edhe Rusia kishin interes në Ballkan kjo marrëveshje nuk kishte lidhje të forta. Në anën tjetër edhe Italia kishte interes në Ballkan dhe pretendonte të hynte në Aleancën e Tre Perandorëve. Italia nuk e dinte që Austro-Hungaria kishte interes në Ballkan, prandaj mendonte se mund të ishte okupatore e Ballkanit. Rusia ishte e papregaditur në qoftë se ndodhin negociata dhe kryengritje në Ballkan kundër rrezikut për pushtim nga Rusia. Ky ishte një kusht që plotësohej edhe me mosmarrëveshjet me Austro-Hungarinë për ndarjen e Ballkanit. Këto dy kushte e detyruan Rusinë të tërhiqej nga kjo Aleancë në vitin 1879. Në të njëjtin vit, Italia nënshkroi marrëveshjen e Aleancës të Tre Perandorëve duke e kthyer atë në “Aleancën Tripalëshe”. Aleanca Tripalëshe ishte e njëjtë me Aleancën e Tre Perandorëve, përveç një dallimi se Rusia ishte e zëvendësuar nga Italia. Edhe Aleanca Trepalëshe nuk zgjati shumë sepse nuk lejonin interesat e forta të Austro-Hungarisë dhe Italisë për Ballkan. Pas krijimit të kësaj Aleance, Italia fshehurazi premtoi Anglisë dhe Francës se do të tërhiqet nga Aleanca, para se të shpërthejë ndonjë luftë mes Anglisë dhe Gjermanisë ose Francës dhe Gjermanisë. Kjo marrëveshje e Aleancës Trepalëshe u prish pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore.