Altin Rraklli (lindur më 17 korrik 1970) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues.

Altin Rraklli
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAltin Rraklli
Datëlindja (1970-07-17) 17 korrik 1970 (53 vjeç)
VendlindjaKavajë, Shqipëri
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1987–1990Besa
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–1992Besa68(43)
1992–1996SC Freiburg86(22)
1996–1997Hertha BSC28(5)
1997–2002SpVgg Unterhaching147(29)
2002–2003Diyarbakırspor12(2)
2003–2004Jahn Regensburg21(2)
2004–2005Tirana35(19)
2005–2006Besa14(4)
2009SpVgg Bayern Hof2(0)
Gjithsej413(126)
Karriera ndërkombëtare
1992–2005Shqipëria63(11)
Skuadra të menaxhuara
2009–2011Tirana AS
2011–2016Shqipëria (gratë)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai e shpenzoi shumicën e karrierës në Gjermani, ku ai luajti me pesë klube në ligat kryesore të futbollit gjerman, më së shumti me Freiburg dhe Unterhaching, duke koleksionuar 282 paraqitje.[1] Ai ishte edhe lojtari i parë shqiptar në histori që luajti në Bundesligë.[2]

Karriera me klube Redakto

Rraklli filloi karrierën e tij me Besën, ekipin e qytetit të lindjes, në vitin 1987, dhe u bë profesionist tre vite më vonë. Në vitin 1992, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me vlerë 15 mijë marka gjermane me SC Freiburg në Gjermani,[3] duke qënë vendimtar në sezonin ku klubi u ngjit për herë të parë në elitë; ai shënoi 16 gola në divizionin e dytë, duke qënë shënuesi më i mirë i ekipit dhe i dhjeti në kampionat, me Freiburgun që shënoi gjithsej 102; në tre sezonet e ardhshme në Bundesligë, Rraklli nuk luajti rregullisht.

Në tetë vitet e ardhshme, Rrakli vazhdoi karrierën në Gjermani, duke luajtur zakonisht në nivelin e dytë: ai përfaqsoi Hertha BSC, SpVgg Unterhaching – me të cilën ai pati suksesin më të madhë individual, duke ndihmuar ekipin të siguronte një tjetër ngjitje – dhe SSV Jahn Regensburg. Përveç këtyre, ai u shkëput për një vit nga Gjermania për të luajtur në Turqi me Diyarbakırspor. Rraklli u largua përfundimisht nga Gjermania në vitin 2004, duke regjistuar gjithsej 111 ndeshje dhe 16 gola në elitë.

Rraklli u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 2004, duke u bashkuar me KF Tiranën. Ai shënoi 19 gola në kampionat në sezonin e parë pas rikthimit, më shumë se çdo lojtar tjetër i Tiranës, duke qënë vendimtar për ekipin në fitimin e kampionatit.[4] Një nga përmbledhjet kryesore të sezonit ishte edhe tregolëshi që Rraklli shënoi kundër Teutës më 6 maj 2005.[4] Më 21 gusht, ai luajti në Superkupën e Shqipërisë 2005 kundër Teutës ku Tirana fitoi 5–4 nga gjuajtjet e penalltive; Rraklli shënoi penalltinë e fundit të ekipit të tij.[5]

Rraklli u pensionua zyrtarisht në vitin 2009 pas një periudhe të shkurtër me ekipin amator gjerman SpVgg Bayern Hof.

Karriera ndërkombëtare Redakto

Rraklli ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare nga viti 1992 e deri në 2005, duke zhvilluar 63 paraqitje dhe shënuar 11 gola.[6][7][8] Debutimi i tij shte i paharrueshëm, pasi ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Greqisë në një ndeshje miqësore më 29 janar 1992.[9] Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë kundër Greqisë.[10] Pas kësaj, Rraklli ishte pjesë e ekipit në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 1994, duke debutuar zyrtarisht, në ndeshjen e tij të dytë, në humbjen 2–0 kundër Republikës së IrlandësDublin më 26 maj.[11] Ai luajti gjashtë ndeshje në pjesën e mbetur të kualifikueseve, duke shënuar një gol ngushëllimi në disfatën në shtëpi kundër Irlandës së Veriut.[12] Ishte një fushatë për t'u harruar për Shqipërinë që e mbylli Grupin 3 në vendin e fundit me vetëm katër pikë në 12 ndeshje.[13]

Rraklli kishte partner në sulm Sokol Kushtën në fushatën kualifikuese të UEFA Euro 1996, ku Shqipëria ishte vendosur në Grupin 7.[14] Ai humbi vetëm një ndeshje, atë hapëse kundër Uellsit në shtator 1994,[15] por luajti në të gjitha ndeshjet e tjera, duke shënuar dy herë me fanellën me numrin 10. Rraklli gjithshtu mbahet mend edhe për golin e famshëm që shënoi kundër Gjermanisë,[16] një gjuajtje në ajër me të djathtën që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Andreas Köpke. Pavarësisht se Shqipëria u mposht 2–1 në Fritz-Walter-Stadion,[17] goli bëri jehonë në mediat shqiptare dhe gjermane.[18] Shqipëria zhvilloi një tjetër fushatë zhgënjyese, duke shkuar jo më shumë se vendi i fundit sëbashku me Uellsin, e cila kishte golavarazh më të mirë.[14]

Në moshën 32 vjeç, Rraklli u la menjëanë nga trajneri i ri Giuseppe Dossena për ndeshjet hapëse kualifikuese të UEFA Euro 2004 kundër Zvicrës dhe Rusisë në tetor 2002. Megjithatë, ai u rikthye në ekip në mars 2003 nga trajneri i ri Hans-Peter Briegel, duke zhvilluar edhe paraqitjen e parë në kualifikuese kundër Rusisë në Stadiumin Loro Boriçi; ai hapi serinë e golave në minutën e 29të në fitoren historike 3–1;[19] ai u bë lojtari i dytë në histori pas Sokol Kushtës në vitin 1995 që shënon 10 ose më shumë gola me kombëtaren.[20] Kjo ndeshje ishte gjithashtu edhe debutimi zyrtar i Hans-Peter Briegel në pankinën e Shqipërisë.[19] Në atë kohë, Rraklli u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 10 gola.[21]

Rraklli luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 30 mars 2005 rastësisht kundër Greqisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2006. Ndryshe nga debutimi i tij, Rraklli nuk mundi të shënojë, por luajti vetëm si zëvëndësues në pjesën e dytë, duke mos mundur të shmangë humbjen 2–0.[22] Ishte paraqitja e tij e 63të ndërkombëtare, që e bëri në atë kohë si lojtarin e dytë në histori me më shumë ndeshje, duke u renditur mbrapa portierit Foto Strakosha (73).[23] Ai zhvilloi vetëm dy ndeshje si zëvëndësues në kualifikuese, të cilat Shqipëria i mbylli në vendin e pestë me 13 pikë, duke lënë mbrapa Gjeorgjinë dhe Kazaksitanin.[24]

Karriera si trajner Redakto

Rraklli filloi punën si trajner menjëherë pas pensionimt nga futbolli në vitin 2009, duke krijuar ekipin e Tiranës për gra që fitoi kampionatin e parë për gra në Shqipëri.[25] Në vitin 2011, ai u emërua në krye të pankinës së kombëtares shqiptare për gra.[26]

Në prill 2016, Rraklli u largua nga posti për arsye familjare.[27] Në dhjetor 2015, ai ishte në qëndër të një skandali, pasi disa lojtare akuzuan atë për ngacmim si dhe refuzuan të bashkoheshin me ekipin.[28][29] Media lokale gjithashtu publikoi disa mesazhe të Rrakllit ku i kërkonte disa lojtareve favore seksuale si kërkesë për qënë pjesë e ekipit.[30] Disa nga lojtaret si Ambra Gjegji, Luçie Gjini, Esmeralda Frangaj dhe Megi Doçi, nuk u lejuan nga familjarët e tyre të ishin pjesë e ekipit pasi skandali u bë publik.[28]

Jeta personale Redakto

Në nëntor 2016, Rraklli u akuzua për trukim ndeshjesh në Austri.[31] Ai u dënua të kryente 10 muaj burg, një dënim aktualisht i pezulluar.[32]

Në korrik 2017, prokuroria e Tiranës kërkoi 7 vite burg për Rrakllin me akuzën e mashtrimit.[33] Ai u akuzua se kishte mashtruar për shumën 150,000 € një qytet shqiptar, emri i të cilit nuk dihej, por madje ishte supozuar se ishte i afërm i tij.[33] Gjykata uli masën e dënimit në pesë vite, më pas me tre e në fund me katër muaj, kjo për shkak se Rraklli bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Më pas dënimi i tij u kthye në shërbim prove.[32]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Burimi:[34][35][36]

Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Besa 1990–91 Kategoria Superiore 38 27 0 0 38 27
1991–92 30 16 0 0 30 16
Gjithsej 68 48 0 0 68 48
SC Freiburg 1992–93 2. Bundesliga 37 16 1 1 38 17
1993–94 Bundesliga 21 6 3 2 24 8
1994–95 17 0 1 0 18 0
1995–96 11 0 2 0 2[a] 0 15 0
Gjithsej 86 22 7 3 2 0 95 25
Hertha BSC 1995–96 2. Bundesliga 14 3 0 0 14 3
1996–97 14 2 1 0 15 2
Gjithsej 28 5 1 0 29 5
SpVgg Unterhaching 1997–98 2. Bundesliga 27 9 0 0 27 9
1998–99 33 9 2 1 35 10
1999–2000 Bundesliga 32 6 1 0 33 6
2000–01 30 4 2 1 32 5
2001–02 2. Bundesliga 25 1 2 0 27 1
Gjithsej 147 29 7 2 154 31
Diyarbakırspor 2002–03 Süper Lig 12 2 0 0 12 2
Jahn Regensburg 2003–04 2. Bundesliga 21 2 2 2 23 4
Tirana 2004–05 Kategoria Superiore 29 19 9 4 0 0 38 23
2005–06 6 0 4 1 4[b] 1 1[c] 0 15 2
Gjithsej 35 19 13 5 4 1 1 0 53 25
Besa 2005–06 Kategoria Superiore 14 4 0 0 14 4
SpVgg Bayern Hof 2009–10 Bayernliga 2 0 0 0 2 0
Gjithsej karriera 408 126 30 12 6 1 1 0 445 139
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Një ndeshje në Superkupën e Shqipërisë

Kombëtarja Redakto

Burimi:[6][7]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 1992 5 1
1993 3 1
1994 4 2
1995 6 1
1996 4 0
1997 4 0
1998 8 2
1999 6 1
2000 3 0
2001 4 1
2002 4 0
2003 8 1
2004 3 1
2005 1 0
Gjithsej 63 11

Golat me kombëtaren Redakto

Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Rraklli.[6][7]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 29 janar 1992 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri 1   Greqia 1–0 1–1 Ndeshje miqësore
2 17 shkurt 1993 6   Irlanda Veriore 1–2 1–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 1994
3 14 maj 1994 Gradski stadion, Tetovë, Maqedoni 9   Maqedonia e Veriut 1–3 1–5 Ndeshje miqësore
4 18 dhjetor 1994 Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Germany 12   Gjermania 1–2 1–2 Kualifikueset e UEFA Euro 1996
5 6 shtator 1995 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri 16   Bullgaria 1–1 1–1
6 21 janar 1998 Stadiumi Olimpik Atatürk, Antalja, Turqi 27   Turqia 1–0 4–1 Ndeshje miqësore
7
2–0
8 9 tetor 1999 Qemal Stafa Stadium, Tirana, Albania 40   Gjeorgjia 1–0 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2000
9 28 mars 2001 45   Anglia 1–2 1–3 Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
10 29 mars 2003 Loro Boriçi Stadium, Shkodër, Albania 52   Rusia 1–0 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2004
11 18 gusht 2004 Stadiumi Tsirio, Limasol, Qipro 61   Qiproja 1–2 1–2 Ndeshje miqësore

Trofe Redakto

Klube Redakto

Tirana

Referime Redakto

  1. ^ Arnhold, Matthias (16 korrik 2015). "Altin Rraklli – Matches and Goals in Bundesliga" [Altin Rrakli – Ndeshje dhe gola në Bundesligë] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 23 korrik 2015.
  2. ^ "Rakli futbollisti i parë shqiptar që luajti në Bundesligën gjermane". Alsat-m.tv. 30 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  3. ^ ""Ambasadori" Altin Rraklli: Më shumë mirënjohje në Gjermani, se në Shqipëri!". Alsat-m.tv. 17 shkurt 1991. Marrë më 6 shkurt 2019.
  4. ^ a b c Nappi, Giovanni (28 shtator 2005). "Albania 2004/05" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 24 shkurt 2019.
  5. ^ a b Nappi, Giovanni (1 shtator 2005). "Albania Cup (Kupa e Shqipërisë) 2004/05" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 24 shkurt 2019.
  6. ^ a b c "Altin Rraklli" (në anglisht). European Football. Marrë më 21 shkurt 2019.
  7. ^ a b c Mamrud, Roberto (6 prill 2011). "Altin Rraklli – Goals in International Matches" [Altin Rraklli – Golat në ndeshjet ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 23 shkurt 2015.
  8. ^ Hoxha, Florent; Mamrud, Roberto (29 shkurt 2012). "Goalscoring for Albania National Team" [Golashënuesit për ekipin kombëtar shqiptar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 28 nëntor 2012.
  9. ^ "Albania 1–0 Greece" [Shqipëria 1–0 Greqia] (në anglisht). Football Database. 29 janar 1992. Marrë më 21 shkurt 2019.
  10. ^ "Albania national football team: record v Greece" [Kombëtarja shqiptare e futbollit: rekordi v Greqisë] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 21 shkurt 2019.
  11. ^ Davies, Christopher (5 qershor 2003). "Albania have new hunger to succeed" [Shqipëria ka një uri të re për të pasur sukses] (në anglisht). Dublin: The Telegraph. Marrë më 21 shkurt 2019.
  12. ^ "Albania 1:2 (0:2) Northern Ireland" [Shqipëria 1:2 (0:2) Irlanda e Veriut] (në anglisht). allworldcup.narod.ru. 17 shkurt 1993. Marrë më 21 shkurt 2019.
  13. ^ Stokkermans, Karel; Jarreta, Sergio Henrique (9 qershor 2016). "World Cup 1994 Qualifying" [Kualifikueset e Kupës së Botës 1994] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 24 shkurt 2019.
  14. ^ a b "Preliminary round – Group 7" [Raudin paraeliminator – Grupi 7] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 26 shkurt 2019.
  15. ^ "Wales 2–0 Albania" [Uellsi 2–0 Shqipëria] (në anglisht). UEFA.com. 7 shtator 1994. Marrë më 26 shkurt 2019.
  16. ^ "EKSKLUZIVE/ RRAKLLI: Ja çfarë më tha MATHEUS kur i shënova Gjermanisë. FSHF më gënjeu, DERBIN e fiton…". Sport.Alpenews.al. 30 nëntor 2018. Marrë më 26 shkurt 2019.
  17. ^ "Germany 2–1 Albania" [Gjermania 2–1 Shqipëria] (në anglisht). UEFA.com. 18 dhjetor 1994. Marrë më 26 shkurt 2019.
  18. ^ "Altin Rraklli: Gjermanët më shikonin shtrembër për golin e 1994-s". Gazeta Dita. 11 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2019. Marrë më 26 shkurt 2019.
  19. ^ a b "Flying start for Briegel" [Nisje fluturuese për Briegel] (në anglisht). UEFA.com. 30 mars 2003. Marrë më 21 shkurt 2019.
  20. ^ "Sokol Kushta" (në anglisht). European Football. Marrë më 21 shkurt 2019.
  21. ^ "Golashënuesit e Kombëtares, kryeson Alban Bushi". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 15 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  22. ^ "Greece vs. Albania 2 – 0" [Greqia vs. Shqipëria 2 – 0] (në anglisht). Soccerway. 30 mars 2005. Marrë më 22 shkurt 2019.
  23. ^ "Statistika/ Ndeshjet ndërkombëtare të lojtarëve të Kombëtares". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 11 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2019. Marrë më 22 shkurt 2019.
  24. ^ "World Cup 2006 Qualifying - Match Details" [Kualifikueset e Kupës së Botë 2006 - Detajet e ndeshjeve] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 22 shkurt 2019.
  25. ^ "Der Trainer ist ein saucooler Typ" [Trajneri është një djal i mirë] (në gjermanisht). Spox. 24 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2012. Marrë më 6 prill 2013.
  26. ^ "Rraklli: Every game is an experience" [Rraklli: Çdo ndeshje është një përvojë] (në anglisht). FIFA.com. 14 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2019. Marrë më 14 nëntor 2013.
  27. ^ "EKSKLUZIVE/ Rraklli largohet nga stoli i Kombëtares së femrave, ja kush e zëvendëson". Panorama Sport. 22 prill 2016. Marrë më 8 maj 2016.
  28. ^ a b "Skandali / Katër vajza refuzojnë thirrjen e trajnerit Rraklli". Sport Ekspres. 22 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2019. Marrë më 23 shkurt 2019.
  29. ^ "Skandali në Kombëtaren e Femrave, trajneri kërkon favore nga lojtaret, zbardhen mesazhet ngacmuese". Newsbomb.al. 4 dhjetor 2015. Marrë më 23 shkurt 2019.
  30. ^ Elidona Syla (4 dhjetor 2015). "Trajneri kërkon favore nga futbollistet e kombëtares, zbulohen mesazhet ngacmuese". Shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2019. Marrë më 23 shkurt 2019.
  31. ^ "Altin Rraklli: Ju rrëfej të vërtetën e gjyqit dhe dënimit tim në Austri". Panorama Sport. 6 nëntor 2016. Marrë më 23 shkurt 2019.
  32. ^ a b "Altin Rraklli i shpëton prangave. Pas burgut me kusht në Austri, dënohet me shërbim prove në Shqipëri". BalkanWeb.com. 30 qershor 2017. Marrë më 23 shkurt 2019.
  33. ^ a b "Prokuroria, 7 vite burg për Rrakllin!". Sport Ekspres. 14 qershor 2017. Marrë më 23 shkurt 2019.
  34. ^ "Altin Rraklli" (në anglisht). Football Database. Marrë më 24 shkurt 2019.
  35. ^ "Altin Rraklli" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 24 shkurt 2019.
  36. ^ Arnhold, Matthias. "Altin Rraklli - Matches and Goals in Bundesliga" [Altin Rraklli - Ndeshjet dhe golat në Bundesligë] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 24 shkurt 2019.

Lidhje të jashtme Redakto