Andrea Malo është një nga ata artistë që hodhën themelet e Teatrit Popullor. Ai punoi në këtë teatër si aktor, regjisor dhe më vonë drejtor i tij. Erdhi në teatër që në vitin 1945, duke interpretuar në pjesën e parë “Topazi”[1] e me radhë në afro 40 role, ku vlen të përmenden rolet e drejtorit të postës në komedinë “Revizori”. Si regjisor Andrea Malo vuri në skenë pjesët “Në tufan” dhe “E bardha dhe e zeza” nga F. Paçrami, , “Matesa e avokatit” nga Foqion Postoli, “Pas vdekjes” e Çajupit, “Djali plangprishës” nga E. Ranet, “Martesa” e Gogolit, “Ylli i alpeve” nga A. Pano, “Nora” e Ibsenit, “Xhaxha Vanja” e Çehovit, etj.

Vitet e fundit të jetës punoi si pedagog në ILA. U nderua me titullin “Artisti merituar”.

Referime Redakto

  1. ^ "Teatri Kombëtar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 6 shkurt 2010.


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.