Hape menynë kryesore

Kafshët janë organizma eukariotikë shumë qelizor që formojnë mbretërinë biologjike Animalia. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht.Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar -- prej tyre rreth 1 milion janë insekte--por mendohet që janë rreth 7 milion specie te kafshëve në total. Studimi i kafshëve quhet zoologji.

Animalia
Animal diversity.png
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia

Shumica e specieve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral.

Kafshët i ndajmë në dy lloje: Kafshët rruazore dhe jo rruazore.

  • Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit(knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit(arthoropoda).
  • Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike,me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes,por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.

EtimologjiaRedakto

Fjala "kafshë" vjen nja latinishtja animalisqë do të thotë për të pasur frymë, për të pasur shpirt, për të jetuar. Definicioni biologjik i përfshinë të gjith antarët e mbretërisë se Animalisë.

DiferencaRedakto

Balena blu (Balaenoptera musculus) është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në ujë, me një peshë deri në 190 ton dhe me një përmasë deri në 33.6 metra të gjatë. Ndërsa kafsha më e madhe e gjallë në tokë është elefanti afrikan (Loxodonta africana), me një peshë deri në 12.25 ton dhe me një permasë deri në 10.67 metra të gjatë.

Numrat dhe habitatetRedakto

Listat në tabelen në vazhdim përmbajnë numra të specieve të përshkruara për grupe kafshësh me numrat më të shumët të specieve gjatë habiteve të tyre kryesuese (tokë, ujë të freskët,dhe marinë),dhe të lirë për të jetuar ose mënyra parazite për të jetuar.

Phylum Përshembull Nu. i
specieve
Tokë Deti Ujë të freskët Të lirë Parazitë
Shushunja   17,000 Po (baltë) Po 1,750 Po 400
Insekti   1,257,000 1,000,000
(insekte)
>40,000
(Malac-
ostraca)
94,000 Po >45,000
Bryozoa   6,000 Po 60-80 Po
Kashaloti   65,000
45,000

23,000

13,000
18,000
9,000
Po 40
(catfish)
Coelenterata   16,000 Yes Yes (disa) Po >1,350
(Myxozoa)
Ylli detar   7,500 7,500 Po
Butakët   85,000
107,000

35,000

60,000
5,000
12,000
Po >5,600
Krymbë   25,000 Po (baltë) 4,000 2,000 11,000 14,000
Platyhelminthes   29,500 Po Po 1,300 Po >40,000
Rotifers   2,000 >400 2,000 Po
Sfungjeri   10,800 Po 200-300 Po Po
Numri total i specieve të përshkruara në vitin : 1,525,728

Parasitoidat nuk janë të përfshirë.