Ari - Princesha e ëndrrave Autori: Nadir Mura. Botuesi: Toena. Faqet e librit 168.

Në qoftë se mendoni se e dini se si është krijuar gjithësia e njerëzimi; në qoftë se besoni në Zot apo në shkencë; në qoftë se tashmë jeni të bindur se asgjë nuk është më e panjohur për ju, atëherë në qoftë se jeni guximtarë dhe mendoni ndryshe: lexoni ketë libër. Mes personazheve surrealë, mes situatave absurde e dinamikës së ngjarjeve, ky libër do të zbulojë para jush një botë krejt të veçantë. Do të hapen horizonte të reja e të paeksloruara më parë të cilat do t’ju çojnë në dimensione të panjohura. Iluzionisti me famë botërore bën një përpjekje serioze për të përçuar para lexuesit shqiptar këtë botim dygjuhësh. I ndërgjegjshëm që do të ngjallë diskutime, kundërshtime, debate ai i mëshon idesë së vet për krijimin e njerëzimit në një mënyrë që ne nuk e kemi ndeshur më parë. Ai e ka trajtuar veprën e tij si një përrallë, me personazhe fantastike: Princesha e Ëndrrave, Plaku i Urtë, Hairami, Ani etj., me anë të simbolikave domethënëse, i përçojnë një mesazh të fuqishëm atyre që ende kanë dilema për sa i përket ekzistencës së sotme.